Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Laurence: Mitrovica (Sirminum) Kryeqytet i Ilirisë

| E enjte, 24.03.2011, 08:58 PM |


Mitrovica ( Sirminum) Kryeqytet i Ilirisë

 

Nga Petrit Laurence

 

Në regjionin e Mitrovicës së sotme ( Sirminum ) arkeologët kanë gjetur gjurmë të jetës së organizuar njërëzore , datuar që nga viti 5000 para erës së re. Qyteti është themeluar në shekullin e tretë para eres sonë nga fisi Ilir “ Pannonian Amantini “ dhe nga ai Kelt “Scordisci” . Mbreti Triballian Syrmuse konsiderohet të jetë personi sipas të cilit është emëruar dhe themeluar Sirmium , por origjina e emrit dallon në rrënjë ,pasiqë më vonë krijohet nga dy fjalët e bashkuara .

Zyrar i lartë Romak, Marcus Vinicius merr nën sundimin e tij qytetin Simirium rreth vitit 14 para erës sonë . Në shekullin e parë të erës sonë Mitrovica (Sirmium) u bë një qënder me rëndesi strategjike dhe ushtarake e Krahinës së Pannonis ( Slovenisë së sotme ).Në vitin 103 ,Pannonia ( Slovenia ) ndahet në dy krahina : Pannonia e Siperme dhe Pannonia e Poshtme dhe Simirium ( Mitrovica ) bëhet kryeqytet i Pannonis së Siperme ( Slovenisë së sotme ).

Perandori i parë Ilir- Romak, Diocletian ( 284-305 pas erës së re ) thuhet të jetë lindur në Dioclea( Dalmacia e sotme ) . Emri i tij i vërtetë ka qenë Diocles. Në vitin 293 me krijimin e tetrarkisë ( sundimit të katërshes ) nga Diocletian i cili në atë kohë ka qenë Ilir i Perandorisë Romake, Në atë kohë Tetrarkia e Paerandorisë Romake është formuar e tillë që do të ndahej në katër kuadrate dhe që të gjithat do të merreshin në pushtet nga dy Augustinët të cilët do të ndihmoheshin nga dy Cezaret ose “ perandorë të rinj” . Ky sistem ka pasur qëllim mbajtjen e rregullsisë dhe lehtësimin në lidhje me çështje të trashigimisë se pasardhësve . Të dy Augustinët kanë pasur për detyrë që t’i trajnojnë Cezarët në rast nevojë të zëvendësimit , Pas tërheqjes nga detyra e Augustit , të dy Cezaret do të ngriteshin në pozitat e Augustit dhe atëherë ata do të mund të zgjidhnin dy Cezar të rinj ndihmës .

Reformat e Diocletan ndihmuan që të formohej Territori Ilir ashtu siç kishte qenë përpara ne kohen Zeusiane, nga Kreta deri në Danub.

Mitrovica ( Sirmium) u bë njëra ndër katër kryeqytet e Perandorisë Romake dhe kryeqytet të Ilirisë. Përderisa tri të tjerat ishin : Trier, Mediolanum dhe Nicomedia. Gjatë Tetrarkise Simirium ishte qendra e Perandorit Ilir ,Galerius . Me themelimin e prefekturave Pretoriane në vitin 318,qendra e prefekturës Ilire ishte Mitrovica e sotme deri në vitin 379, kur pjesa perëndimore e prefekturës Pretoriane të Ilirisë përfeshirë edhe Sirminum ( Mitrovicen) iu bashkangjit perfekturës Pretoriane të Italisë . Pjesa lindore e Ilirisë mbeti prefekturë e ndarë me kryeqytet Selanikun ( Thessalonica ) nën sundimin e Konstantinit , Prandorin e parë Kristian Ilir i cili konvertoi Romën në Kristianizëm dhe themeloi Konstantinopolin. Ai mundi Maxentius dhe u bë Perandor i Romës në vitin 312 dhe mëpastaj në vitin 313 zyrtarizoi Kristianizmin. Si perandor i vetëm i perandorisë së pjesës perëndimore ,ai gjithashtu mposhti edhe Licinius, perandorin e pjesës lindore dhe si rezultat mori titullin e sunduesit të botës Romake më 324. Poashtu , Konstantini ka qenë edhe kryesues i parë ë konsullit të Kishës së Niceae ( Nish i sotëm )më 325 . Konstantini zhvendosi kryeqytetin në pjesën Bizantine , të Bosforit më 330, kështuqë kuptojmë qartë nga kjo se Perandoria Bizantine ishte Perandoria Ilire në atë kohë . Sipas këtij Perandori Ilir ndertoj edhe Konstantinopoli ( Stambolli i sotëm ) .

Konstantini i lindur në Naissus ( Nish i sotëm ) , i biri i Constantinus Chlorus, poashtu Ilir, si ushtar kishte gëzuar famë edhe kur i ati i vdiç në York më 306, ai u mirëprit nga trupat atje si zëvendës perandor i babait të tij. Disa vite më pas Maxentius , perandor i përbashkët në Romë ( të cilit motra ishte martuar me Konstantinin ) sfidoj autoritetin e tij dhe mobilizoi armatën drejt pushtimit të Gaulit. Konstantini, njeri Ilir, korri fitore të madhe jashtë Romes më 312. Gjatë tërë fushatës thuhet që ka pasur vizionin e udhërëfimit të Kryqit të Jezusit të drejtuar kah Dielli , e të shoqëruar me fjalët “ Në këtë shenjë - Pushto “

Nga dekreti i Milanos , më 313 ai zyrtarisht njohi Kristianizmin si nërën nga religjionet legalisht të lejuara përbrenda perandorisë Romake dhe më 314 iu bën thirrje peshkopëve të botës perendimore për në Konsullin Arles. Sidoqetëjetë ,asnjëherë nuk është arritur pajtimi nëse Konstantini ka adoptuar Kristianizmin për arsye besimi apo si akt drejt imperializmit absolut për të forcuar mëtej pushtetin e tij.

Konstantini rriti pushtetin autokrat si perandor, leshoi legjislacione për fermeret dhe punetorët me qëllim përkushtimi ndaj zejeve të tyre duke aplikuar nje lloj sistemi me këste për rregullësi dhe siguroi mbështetjen për Kishën Kristiane. Ai përmbeledhi dhe kryesoi konsullin e parë të përgjithëshëm të kishës në Niceae ( Nish ) më 325.

Më 337 ai u nis në mbrojtje të frontit të Eufratit ( Euphrates ) kundër Persianeve por vdiç para se të arrinte në Nicomedia , në Azinë e vogël.

Që nga shekulli i 4-të , falë Ilireve sikurse , Diokletian dhe Konstantin ( Diocletian , Constantine )Mitrovica ( Sirmium) ishte qendër e rëndësishme Kristiane e cila shëndrroi Romën në Kristianinizëm dhe mbështeti Peshkopatën Mitrovicës ( Sirminum).

Pesë kisha të Konsullit të Sirminum kanë qënë në këtë qytet . Qyteti gjithashtu ka poseduar pallatin mbretëror, arenën për gara kuajsh , tempuj, pallate publike dhe villa luksoze , Historiani i lashtë, Ammianus Marcellinus ka quajtur këtë qytet

“ Nëne të qyteteve më madhështore “

Perandorët Ilir të Romës 

“ Traianus Decius“ , perandor romak ( 245-51) i lindur në fshatin Budalia , afër Mitrovicës . Dhjetë Ilirë tjerë që arritën të bëhen perandorë poashtu ishin tëlindur në këtë qytet dhe në rrethinë :

. Herennius Etruscus (251)

Hostilian (251)

Traianus Decius (249–51)

Claudius II (268-270)

Quintillus (270)

Aurelian (270–75)

Probus (276–82)

Maximianus Herculius (285–310)

Constantius II (337–61)

Gratian (367–83).

Qyteti i Mitrovices ( Sirmium ) në Kosovën e sotme ,përfundimisht është pushtuar dhe shkatërruar nga Avaret në vitin 582.

Arritja në Europë 

Avarët etnik u formuan në Azinë qëndrore në periudha klasike nga përzierja e disa grupeve fisnore . Rona-Tas sugjeron që Oguret Turq migruan nëper stepat Kazake, mundësisht me qëllim të vendosjes drejt jugut ku vendet në atë kohë ishin të banuara nga Hunët..

Me arritjen në Ballkan , Avarët ( Serbet e sotëm ) ishin grupe heterogjene të formuara nga 20.000 kalorës. Ata ishin blerë në atë kohë nga Perandori Lindor Justinian i parë dhe ishin shtytur drejt veriut të Gjermanisë ( sikurse Atilla kishte vepruar një shekull më parë ) dhe që më vonë do të shtriheshin deri në Baltikun verior, por që zgjërimin e mëtutjeshem drejt Gjermanisë e ndaloj opozita Frenge edhe kushtet e ashpëra të Europës Perëndimore.

Duke kërkuar toka të pasura pastorale ,fillimisht uzurpuan trojet në jug të lumit të Danubit ( në Bullgarinë e sotme ) por kjo e drejtë iu mohua nga Bizantinët, të cilët lidhjet e tyre me Gokturkët si kërcënim ndaj agresionit Avar. Pas kësaj ata kthyen vëmendjen drejtë fushës së Karpateve dhe mbrojtja për ata në këto kushte natyrore ishte më e lehtë. Por që pellgu Karpatian atëherë u okupua nga Gepidët .

Në vitin 567 ,Avarët firmosin aleancë me Lombardët, të cilët ishin armiqë të Gepidëve dhe së bashku shkatërrojnë Mbretërine e Gepidëve. Pas kësaj Avarët “bindën “ Lombardët që të zhvendoseshin në Italinë veriore, një pushtim i shënuar si lëvizje e fundit masive në peridhën e migracioneve.

Duke pasuar sukseset dhe duke u shëndrruar në barbarë të ndryshëm kundër njëri tjetrit, Bizantinët arrijnë të bindin Avarët qe ti sulmojnë Skllavenët në Skithia të vogël, ngase tokat e tyre ishin të pasura me materiale lufte dhe nuk kishin qenë pushtuar asnjëherë më parë. Pas shkatërrimit të shumicës së tokave Skllavene ( Sclavenes ) , Avarët u kthyen në Pannonia , por pasiqë shumica e kaganeve të nënshtruar desertuan në perandorinë Bizantine.

Në vitin 600, para erës sëre , Avarët kishin të themeluar perandorinë Nomadine me shtrirje deri në Austri të sotme në perendim të stepeve Pontike në lindje , duke sunduar shumicën e popullatës.

Avarët jo vetëm që shkatërruan Mitrovicën ( Sirminum ) si qendër te atëhershme e , vendlindjën e 17 perandorëve romak Ilirë të cilët demokratizuan Romën,sikurse Diokleti dhe mbollën Kristianizmin në Europë sikurse Konstantini dhe krijuan Perandorisë Bizantine por edhe sollën barinj nga Siberia dhe që prej atëherë jetojnë në Kosovën e sotme , njëra ndër trojet më të lashta Ilire.

Mbas vendimit te marre nga Tony Blair qe trupat Britanike te kalojne kufirin Maqedonas drejt Mitrovice dhe nga ndihma qe ju dha nga brenda nga vete Ushtria Clirimtare e Kosoves u be e mundur qe pas 1410 vitesh Mitrovica ( Sirminum) Kryeqytet i Ilirisë te jete ne duart e Keltve dhe te Ilirve perseri.


References

1.^ http://hrcak.srce.hr/index.php?show=clanak&id_clanak_jezik=29146
2.^ http://vml.de/e/detail.php?ISBN=978-3-89646-356-2
3.^ Fanula Papazoglu, The central Balkan tribes in pre-Roman times, Hakkert, 1978. ISBN 9025607934. p.74.
4.^ Ronald Syme, Anthony Birley, The provincial at Rome: and, Rome and the Balkans 80BC-AD14, p. 204 [1]
5.^ Alan K. Bowman, Edward Champlin, Andrew Lintott, The Cambridge ancient history 10:551 [2]
Further reading

?Petar Miloševi?, Arheologija i istorija Sirmijuma, Novi Sad, 2001.
?Radomir Popovi?, Rano hriš?anstvo u Panoniji, Vojvo?anski godišnjak, sveska I, Novi Sad, 1995.

http://wikimapia.org/10595877/Sirmium

http://finds.org.uk/romancoins/mints/mint/id/12

http://www.thefullwiki.org/Sirmium

http://www.celatorsart.com/bio_constantine.html

http://www.nndb.com/people/993/000087732/

http://www.thefullwiki.org/Eurasian_Avars

http://www.celatorsart.com/collect_tetrarch_start.html

http://quod.lib.umich.edu/cgi/t/text/text-idx?c=moa&cc=moa&view=text&rgn=main&idno=ABF7029.0001.001