Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sadik Krasniqi: Bukë dheu

| E marte, 22.03.2011, 08:43 PM |


Sadik Krasniqi

 

BUKË DHEU

 

Nanë

më gatuaj një bukë dheu

me ujë shiu 

e kripë loti

 

piqe  me diell Kosove

 

ta marr  me vete

në udhën  e zezë

 

nuk do ta thyej

veç do t´i marr  erë

e ta puthë

 

sa të jam gjallë

e të kam mall  për ty

oj nanë