| E marte, 22.03.2011, 08:59 PM |
Shqiponjat e Manchesterit
Nga Baki Ymeri
Osman Caka nuk është i panjohur për opinionin shqiptar. Përkundrazi, ai është një nga krenaritë e shqiptarizmit në diasporë, një bashkatdhetar nga Kosova i cili tash e sa vjet jeton në
Bler tha asokohe se është kënaqësi e imja ta pranoj këtë libër sepse Nënë Terezen e kam takuar sa ishte gjallë dhe kam një respekt shumë të madh për këtë bijë shqiptare. Zoti Bler e falënderoj zotin Osman Caka edhe për kontributin e tij që e ka dhënë këtu në Angli sidomos për vendosjen e shtatores së Nanës Tereze, e vendosur në oborrin e Manastirit të Gortonit në Manchester, pastaj për dhënien e Pllakës falënderuese në emër të popullit shqiptar të vendosur në qytetin Oldhamit, si dhe për aktivitetin e klubit të shahut “Shqiponja” që garon në ligën e II në Manchester. Zoti Caka e njoftoi ish-kryeministrin edhe për turnirin e shahut që mbahet tani për çdo vjet ne stadiumin e Mancheter Cityt. Bashkatdhetari Caka tha se në këtë turnir kanë marrë pjesë gjithë shahistët e shumë vendeve të botës.
Osman Caka dhe ishkryeministri Tony Blear
Për Osmanin qarkullojnë konsiderata elektronike edhe në gjuhën angleze në google.com. Osmani qëndis poezi për Flamurin Kombëtar dhe jep kontribut të pashoq për mbarëvajtjen e sportit shqiptar në botë. Kohëve të fundit kuptojmë se më 6 mars të këtij viti, në Stadiumin e Manchester Cityt, në Manchester të Anglisë, u mbajt turniri i shahut me lëvizje të shpejta nën patrionatin e klubit të shahut "Shqiponja" nga Manchesteri. Vlen të përmendim se ky klub është i udhëhequr nga Osman Caka, garon me suksese të lakmueshme në ligën D të Manchesterit dhe të Federatës së Shahut në
Në këtë turnir morën pjesë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në
BOX
Këto janë vetëm disa nga fotografitë që e dinamizojnë këtë shkrim. Në fotografinë e parë shihet Deputetit i Manchesterit, zoti Tony Lloyd me Osman Cakën duke e hapur turnirin. Në foton e dytë shihet shahisti Agron Osman Elezi nga Lezha, ku është duke garuar me një shahist anglez në turnir. Në foton e tretë, Agron Elezi të cilit Osman Caka i dorëzon trofenë, pasi ky zuri vendin e parë (në grupin e tij) me 4.5 pikë në gjashtë lojë. Kurse në një fotografi tjetër shihet nga e djatha John Dwan, drejtor i sportit në
![]() |
Nga e djathta, John Dwan, drejtor i sportit ne Manchester, Kryetari i federates se shahut, deputeti Tony Llyd dhe Osman Caka |
Agron Elezi te cilit Osman Caka ia dorzon trofene |
Deputetit i Manchesterit zoti Tony Lloyd me Osman Caken duke e hapur turnirin |
![]() |
Shahisti Agron Osman Elezi nga Lezha, laureat i vendit te pare |