Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Azem Shkrelit

| E marte, 22.03.2011, 08:26 PM |


Dibran Demaku

 

FANAR NDRIQUES NDËR POETËT

(Azem Shkrelit)

 

Në malet e larta në Shkrel

pranvera lule ka çel

 

E ne e kujtojmë shkrimtarin

të shenjtë e kishte altarin

 

Shkruajmë vargje për poetin

me zemër të gjerë sa deti

 

Shtatin rritur në brigje

ruante emrin e nje grigje

 

Nga malet e larta të Rugovës

meteor në qiellin e Kosovës

 

Dhe shkruante vargje për trimat

me fije ari i qëndiste rimat

 

Dhe shkruante vargje për të vetët

fanar ndriques ndër poetët

 

Eja në mesin tonë Azem Shkreli

ëndrra peng të mos na ngeli

 

Eja në Kosovën tënde-Nuse

nga gjaku i trimave-Lulëkuqe

 

Eja e të rrimë bashkë bre burrë

se mortje për ty nuk ka kurrë...