| E hene, 21.03.2011, 08:58 PM |
GJIGANDI I DRITËS DHE SHTYLLAT PREJ DRURI…
(Reportazh nga Fierza)
Nga Gjon NEÇAJ
PAK HISTORI…
Hidrocentrali i Fierzës (dikur Drita e Partisë), është ndërtuar mbi luminDrin në afërsi të fshatit Fierzë,nga ka trashëguar edhe emrin e tij.Bën pjesë në juridiksionin dhe ndarjen administrative të Tropojës ( Përballë,matanë lumit Drin,ndodhet fshati Fierzë i Pukës).Për shumë vite ka pasur mosmarrëveshje dhe “zënka” për administrimin e veprës gjigande të dritës,me pretendimin e banorëve të Pukës,se është ndërtuar në tokat e fshatit Gropa,administrativisht e komunës Fierzë të Pukës. Ndërtimi i hidrocentralit filloi në nëntor të vitit 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978.
Fierza është hidrocentrali më i madhi në vend.Në tetor të vitit të kaluar mbushi 32 vjet punë, kur në ‘78-ën nisi prodhimin turbina e parë.Për ndërtimin e tij dhanë jetën 54 punonjës. Ndërtuar me pajisje të ardhura nga Kina, por i konceptuar 100 përqind nga inxhinierët shqiptarë, hidrocentrali që shtrihet mbi lumin Drin ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje. I parafundit ndër hidrocentralet e ndërtuar nga sistemi komunist, Fierza ka një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MW), ndër më të mëdhenjtë në Ballkan (i pari konsiderohet HEC-i i Danubit në Serbi). Me kalimin e viteve gjiganti energjetik ka ndjerë nevojën e ndërhyrjes së investimeve, dhe para 2-3 vjetësh ka përfunduar rehabilitimi i dy turbinave, duke e rikthyer në gjendjen më optimale, madje duke e rritur me 2 për qind kapacitetin e prodhimit energjetik.
Aktualisht, në hidrocentralin e Fierzës janë të punësuar 140 veta. Rezervuari ( liqeni ) ka një vëllim prej 2.7 miliardë m3 ujë ,diga është ndërtuar me material vendi,gurë,zhavorr dhe bërthamërthamë deltine, me lartësi 167 ml (nga digat më të larta), gjatësia në kurorë 400 ml, volumi i përgjithshëm i materialeve të ndërtimit të hedhur në të është 8 milionë m3, tunele 5500 ml., sipërfaqja e ujit të rezervuarit 72.6 km2, thellësia maksimale 128 ml, fuqia e instaluar 500 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 1.8 miliardë kilovat/orë etj.
FILLIMI DHE VAZHDIMËSIA
Ishte tetori i vitit 1978, kur nisi punën turbina e parë e HEC-it të Fierzës, i ndërtuar me ndihmën e shtetit kinez, i cili në korrik të po atij viti do të shënonte fundin e marrëdhënieve me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës. Pjetri,ish punonjës në ato vite, kujton se nisja e punës për prodhimin e energjisë elektrike nga Fierza u bë pikërisht në 70-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, duke sjellë njëkohësisht dhe dyfishim të prodhimit të energjisë elektrike. Nuk dihet tamam se sa ka kushtuar ndërtimi i Fierzës, por ajo që dihet me siguri është fakti se pajisjet dhe teknologjia e ardhur nga Kina janë shkëmbyer me mineral kromi, ndërsa të gjithë koston vepra energjetike e ka shlyer pas tre vjet punë . Të gjitha objektet dhe nënobjektet e kësaj vepre janë projektuar nga inxhinierë shqiptarë dhe janë ndërtuar nga ndërtuesit shqiptarë. Me punën e saj kjo vepër e ka shlyer veten në vitin 1981 dhe që nga ai vit e në vijueshmëri punon për nevojat ekomomike të vendit. Për ndërtimin e saj morën pjesë për 7 vite radhazi inxhinierë të njohur të asaj kohe si, Pandi Çezmaxhiu, Nesti Lubonja, Rrahman Hanku, Emin Mysliu etj. Aktualisht, kapaciteti i HEC-it të Fierzës është 500 MW, me një nivel prodhimi afro 1.7 miliardë kilovat orë energji elektrike. E ardhmja KESH-i ka planifikuarn ta përfshijë HEC-in e Fierzës në rrjetin e bursave, duke e instaluar me qendrën e dispeçerisë që ndodhet në Zvicër. Duke u lidhur me qendrën në Zvicër, do ta kemi më të lehtë shkëmbimin e energjisë elektrike, kryerjen e importit dhe eksportit, ndërsa kompanitë e huaja do të jenë në gjendje të njihen në çdo kohë me kapacitet e Fierzës,thonë burimet nga KESH.Sipas tyre, plani është për t‘u zbatuar tani afër dhe se listimi i Fierzës në bursë pritet t‘i sjellë KESH-it të ardhura të konsiderueshme.
SHMANGIA E NJË TRAGJEDIE
Në marsin e vitit 1978 punimet në hidrocentralin e Fierzës ishin kulminante.Në sheshin ku do të ndërtohej kulla e portalit të tunelit të shkarkimit nr. 3 vazhdonin gërmimet.Nga këto punime ishte shkaktuar prishjae ekuilibrit natyror të shpatit malor dhe për rrjedhojë ishin shkaktuar 7 çarje,kujtojnë punëtorët e atyre viteve në hidrocentralin e Fierzës.
Para punëtorëve dhe personelit inxhinjero-teknik qëndronte një problem shumë serioz e i ngutshëm;bëhej fjalë për një masiv dheu qinbdra metra kub,I cili mund të rrëshqiste nga çasti në cast duke rrafshuar çdo gjithçka, e mbi të gjitha jetë njerëzish,ndoshta me qindra punëtorë e specialistë,pa përmendur makineritë.
Me një here u vunë në lëvzije strukturat përkatëse të shtetit,qeveria dhe Byroja Politike e asaj kohe.Inxhinjerët kinezë kishin një përvojë pune në hidrocentrale.Besimi tek ata ishte i padisktueshëm.Mirëpo kur mendimet dhe debatet kishin shpërthyer dhe ngutej të vendosej,por asgjë konkrete,shfaqet një djalë i ri,inxhinjer Martin Geci,specialist i spikatur dhe i sprovuar,krijuan bindjen e plotë në konkluzionet e tij.
Shumë e shumë vite më vonë,Martini kujton:”Përreth dy muaj studiova një material në gjuhën frënge ,I përkthyer nga gjuha japoneze ku trajtohej fenomeni I rrëshqitjes.Duke zbatuar me përpikmëri atë metodologji studimi,në kushtet konkrete të terenit,mbajta nën kontroll të përditshëm çarjet e shfaqura në objekt.Llogaritjet e krahasimet e përditshme të bëra disa here nga ana e ime,krijuan bindjen e plotë në konkluzionet e mia.Mbaj mend se debatet zhvilloheshin rreth ores 9 të mëngjesit.Sipas llogaritjeve të kryera nga ana e ime,rrëshqitja do të ndodhte në orë 19 ( 7 e darkës).Isha mjaft i shqetësuar .Ishte hera e pare që kryhej një llogaritje e tillë.Me gjithë bindjen shkencore,nuk kasha sigurinë e plotë se do të ndodhte vërtetë rrëshqitja.Sapo u shpreha,zv.kryeministri që ishte present,urdhëroi të ndërpritej puna e të shihnim nëse do të ndodhte rrëshqitja.Në orën 19.02 u dhanë shenjat e para dhe në orën 19.05 ndodhi rrëshqitja e masivit malor.Për mua ishte një kënaqësi shpirtërore që menjanuam një tragjedi.Gjithsesi ishte dhe një shtysë për të studiuar dhe punuar me devotshmëri dhe ndërgjegje të plotë.”
Duke u bazuar në këtë ngjarje,shkrimtarja Shpresa Vreto ka shkruar romanin “Viti i paharruar”.Si shpërblim,Martini u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Nga shpërthimet masive të shpateve të maleve në ato vite,u zhduk edhe “ Pusterri i Rajës”,një nga mrekullitë natyrore në Alpet tona, i mbështjellur me mistere dhe gojëdhëna shekullore.
FIERZA SOT…
Hidrocentrali i Fierzës është pjesë e komunës me të njëjtin emër,e cila asgjë nuk ka përfituar nga hidrocentrali,as Fierza as Tropoja.Energjia elektrike në shuma fshatra dhe zona mungon me javë të tëra.Shtyllat prej druri që në kohën e kolektivizimit janë kalbur e rrëzuar.Ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të prapambetura nga 1 janar 2007 , e kompania çeke CEZ,pavarësisht kushteve të rënda ekonomike,ndjek avazin e vet të mbushjes së arkës.
Shpesh herë banorë të fshatrave të ndryshme në Tropojë kanë kërcënuar se do bllokojnë energjinë elektrike në Fierzë ,nëse na ndërpresin energjinë elektrike.
Komuna Fierzë gjatë kohës së komunizmit ka qënë më e populluara ,pasi në këtë komunë ndodhej edhe hidrocentrali më i madh në Shqipëri. Gjatë ndërtimit të këtij hidrocentrali, aty ka qënë ndërtuar edhe kampi i punëtorëve si dhe konvikti i tyre.Nuk kanë munguar edhe intelektualë e specialistë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.Popullsia e Tropojës gjatë viteve të ndërtimit të hidrocentralit,gjigandit të dritës, u dyfishua për nga numri i popullsisë dhe u punësuan me qindra punëtorë.
Komuna e Fierzës njihet shumë edhe si zune turistike pasi ajo nje nder zonat me te bukura, ajo e Dardhes.
Komuna Fierzë në përbërjen e saj ka 8 fshatra me një popullsi prej 3100 banorë.
Qendra administrative e komunës Fierzë quhet Dushaj dhe është fshat i komunës. Fshati shtrihet pranë liqenit të Fierzës në trevën e Krasniqes dhe jo larg fshatit gjendet vendi i quajtur Maja e Krasniqes. Ka 168 banorë të ndarë në 31 familje .
Sipas gojëdhënës, banorët e fshatit Lupç i Epërm në Kosovë kanë prejardhjen nga Dushaj.