| E hene, 21.03.2011, 07:37 PM |
Alketa Maksuti ka lindur më 18.04.1971 në Drithas të Korçës.
Ka punuar nga 1993- 2005 mësuese matematikë - fizikë në Pirg të Korçës.
Ka botuar në vitin 2000 librin me poezi " Parametra".
I pëlqen tregimi, proza, publicistika, drama.
Ka provuar të shkruajë në këto gjini.
Është në pritje të botimit të romanit të pare " Al".
Drama e shkruar prej saj, është vënë në skenë nga teatri i Korçës me regjisor Dhimitër Orgocka. Tregimet e saj janë botuar në shqipëri dhe jashtë saj.
Diplomuar në master Fizike në fakultetin e shkencave të natyrës në Tiranë.
PO TË LË ME NATËN
E po të le me natën udhëtar,
në çdo cep yjesh kur të arrish
merr dritën e tyre.
E kur të vazhdosh rrugën,
i vetëm nuk dua të jesh,
me dritën e yjeve
rrugën tek unë do gjesh.
Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën
merr tingujt e saj.
I vetëm nuk dua të jesh,
nën rritmin e tyre,
rrugën tek unë do të gjesh.
Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën
me natën mike,
ndalo veç te zemra ime.
Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën,
kujto zërin tim.
I vetëm nuk dua të jesh,
nën kumbimin e tij,
rrugën tek unë do gjesh.
Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën
nuk do marrësh nga unë:
natën e mirë!
Sepse, zgjuar për ty jam
deri në të gëdhirë.
PRANË DETIT
Pranë detit nuk jam,
por zhurmën e tij e dëgjoj nga larg,
oshetimen e tij e marr
Në thellësi të shpirtit.
Pranë detit nuk jam,
por në thellësinë e tij zhytur rri,
me ka rrëmbyer të tërën,
brenda vetes me ka marr.
Pranë detit nuk jam,
por në përqafimin e tij kam humbur,
e strukur pas tij qendroj.
DASHURIA
Në një pikënisje,
Merr rrathët e saj dashuria.
Pështjelljet e saj në zemër mbërrijnë,
Atje ku rrathët përndahen në tërë hapësirën.
Aty rritmet ndryshojnë formën,
Rrotullimi i ravijëzimit,
përdridhet në dimensionet e shpirtit.
Krahët e futurës dashuria përplas,
Atje,ku bukuritë janë ndaluar.
KORÇËS
Vij gjithnjë tek ti,
i gjej hapur krahët e tu.
Ledhet e tua i dua,
Ashtu siç dëshiroj
diturinë tënde.
Diturinë tënde,
e marr ngado;
nga rrugët me kalldrëm,
nga shtëpitë muze
të gëdhendura me gur.
Nga bulevardet me blij aromatik,
nga biblioteka,
nga libraritë,
nga dialogjet mes miqsh.
Tek njerëzit që i përshëndes:
“Mirëmëngjes”
“Mirdita”
“Natën e ...
QERPIKËT E ERRËT
Në buzë të palyera,
Cigarja buzëkuq.
Në qerpikët e errët,të gjatë,
Ftohtësia rimel
Në faqet e rrudhura nga koha.
Dhimbja, krem,
Rreth syve, dritëhije, trishtimi.
Ecën sokakeve, trotuareve,
Dhe prapë atje
Ti kaq e mjerë!
Ti kaq e ngrirë!
Ti akullnajë prej vitesh!
Në buzët e palyera
Helmi i ngjitur,
Në qerpikët e errët, të gjatë,
Cikma përpëlitur.
Në faqet e rrudhura
Vraja stolisur.
Në sytë vreri i tonuar
Ti kaq e mjerë!
Ti kaq e ngrirë!
Ti akullnajë prej vitesh!
Pranverë,Verë,Vjeshtë ,Dimër,
Rituali përsëritet.
Ti kaq e mjerë!
Ti kaq e ngrirë!
Ti akullnajë prej vitesh!