Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mehmetali Rexhepi: Performancë

| E diele, 20.03.2011, 08:53 PM |


Mehmetali Rexhepi

 

Performancë

 

pyll i harlisur mes puthjesh

sydetit e rrafshirës

*

rrafshira dhe sydeti

sinonime lëpirëse

*

shmangie antonimit

buçitës të stomit

*

syprinë e kriposur

jargëve të trazuara

*

epshet peshk pas peshku

mbi pelën e fisnikëruar

i poçi lakmia hepuar

*

mbi një pelë sedërshkalë

me bezdinë e bindjes

servile tekeve të dykëmbëshit

*

hip - zbritje

dhe asaj ç`i mbeti

*

pos mbarsje hibride

pa hingëllima pyllit

për kalin e zëvendësuar

*

ëndja ia (zh)vesh kofshët

e njelmëta një gruaje

edhe çka nuk do të bënte

*

në këtë pyll

sikur t`i mungonte

ai yll përgjimi

*

e shara e një miku

mori trajtën e një lisi gjembaq

jo të lisave të Divjakës

*

mes lisash mëria iku

si kafsha pas krisme

 

*

mbi tavolinë karrigia

mbi karrige recitohet Fishta

*

nën tavolinë

mizat pickuan pelën

*

tërmet i paparashikuar

i pelës së trazuar

ia fërfëlloi epikës

*

flamurin e shpaluar

nga ai piedestal

i improvizuar

*

në performancë

loja e mikut

lëndoi loçkën marroqe

shtrirë nën tavolinë

*

batutë pas batute

në nofullën e përgjakur

dykëmbëshi i jep një të puthur

*

sakaq ajo tumiri

nënshtrueshëm groteskun

me shikimin vajqeshur

*

qeshje gajasje të papara

dikujt në fyt iu ngul hala   

 

Gjilan, kallnor 2011