| E diele, 20.03.2011, 07:15 PM |
Agim DEVA
USA DHE MUSA
/Shkrime posthume/
Nuk di ky im shoku Musa,
Ku e gjet atë këmishë të blertë;
N’shpinë të këmishës
Shkruante – USA,
Dilte n’korzon me të Musa,
Zgataraqej, -
Hund’t – përpjetë!
Vërtet këmishë të bukur kishte,
Këtë stil e kish n’dëshirë,
Me ca pulla lëkure ishte,
Epoleta,
Xhep,
Zinxhirë,
Dilte n’korzo me të Musa,
Kush s’i tha as keq – as mirë!
Dhe kaluan disa ditë –
Regani sulmoi Libinë,
Me kthetra ia grithi diellin,
Gadafit ia vrau – fëminë,
Ia vrau – gratë,
Ia vrau – lirinë;
Bulevardet ia shkatërroi,
Dhe pallatet varg e varg,
Sheshet me bomba ia shtroi,
Kërdi bëri
Por - nga larg,
T’nesërmen n’televizor,
Doli mu si orator
Bashkë me grua e qen në dorë,
T’i flasë botës kah ia mban,
Me qen t’vet qeni Regan!
Një inat Musën e kapi,
Nxori këmishën nga dollapi,
Dhe a dini ç’bëri Musa?
E dogj këmishën
Bashkë me – USA.
Iu dhimbtë çunit pakëz këmisha,
Por iu duk e larë me gjak,
Iu dhimbsën pak
Epoletat,
Por s’iu dhimbtë
USA – aspak!
(Marrë nga libri Agim Deva: “Usa dhe Musa”, “Rilindja”, Prishtinë, 1987,
recensent: Ali Podrimja, drejtor: Nazmi Rrahmani, fq. 58-60).