Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefik Ramadani-Qarri: ''Demonstratat e vitit 1981, përmbysen idenë e Jugosllavizmit''

| E diele, 20.03.2011, 08:58 PM |


Pjese e shkeputur nga kujtimet e nje ish te burgosuri ne doreshkrim

 

„Demonstratat e vitit 1981, permbysen idene e Jugosllavizmit“

 

Shkruan: Tefik Ramadani-Qarri

Dipl. Heilpädagog/Defektolog, pjesemarres ne demonstrata dhe  ish i burgosur politik.

 

Revolta e madhe e popullit pritej te shperthente per cdo dite. Dhe, ajo shpertheu me tere vrullin e saj, me nje dhe dy Prill 81, ne demonstratat tanime te njohura. Me nje prill, qe nga ora nente, filluan te grumbullohen njerezit e revoltuar. Turma u rrit tej mase mbasdite, kur punetoret filluan te dalin nga puna. Pa frike mund te them, se ate dite ne Prishtine ishin grmbulluar mbi 50.000 njerez. Dhe, ajo dite ishte madheshtore.

Ate dite, publikisht, nga goja e atyre mijera njerezve u kerkua per Kosoven statusi i Republikes, kerkese kjo, qe u perhap ne te kater anet e globit.

Une isha bashke me dy koleget e mi, Eshtref Ismajlin nga Shumi i Struges,mesimdhenes ne shkollen teknike te Prishtines dhe Sheremet Cakajn, mesimdhenes i matematikes, me te cilin punoja se bashku ne shkollen e mjekesise ne Prishtine.Afer nesh, ne kendin para kino vllaznimit, ishin nxenesit e mi, klasa e laborantve medicinal, me sa me kujtohet, ne krye me Skender Krasniqin dhe Vehbi Tahirin, te cilet nuk me lejonin tu afrohesha. Gjendeshim fare prane lisit, afer komitetit krahinor, ne te cilin rreth ores 17, hypen dy veta, per ti lexuar kerkesat ne emer te demonstruesve. Kerkesat me megafon i lexoi personi me mustaqe dhe me nje kapele franceze ne koke, per te cilin me vone do te mesoj se ishte z. Hydajet Hyseni, nga Perlepnica e Gjilanit. Protesta ishte plotesisht e qete, pa as me te voglin incident. Ishte mrekulli te degjoje dhjetera mijera njerez, te shenderruar ne nje goje, qe brohorisnin, duam Kosoven Republike.

Por, mrekullia nuk zgjati shume. Fiks ne ora 19:15 minuta, filloi sulmi i pameshirshem i policise, me bomba gazi lotesjelles dhe shkopinje. Prej policeve te qartur, iknim nga mundnim.

Tek te shtepia e pleqeve kam arritur te shkeputem prej mases se tronditur.Mberrijta vone ne banese. Vetem Arta e vogel po flinte. Ajo kishte lindur ne janr 81. Sot , kur me pyet se ne c`kohe ka lindur, une i them se, ti ke lindur bashke me Republiken, dhe shpresoj shume, se ti do e gezosh ate  (keta rreshta jane shkruar ne vitin 1989).

Por, ajo qe ndodhi te nesermen, me dy prill, ishte dicka e papritur.Ajo dite i perngjante luftes se vertete. Sulmet beheshin edhe gjoks me gjoks. Ne ishim duarthate, ndersa policet te armatosur gjer ne dhembe. Ate dite rane edhe viktimat e para. (Azem Vllasi fliste per 11 viktima por, numri i sakte i te vrarve kurre seshte treguar).

 

Me dy prill, une isha kryesishte te halla e sporteve “25 Mai“. Per te gjuajtur policine, gure kishte mjaft, sepse, pikerisht ato dite shtrohej rruga para halles se sporteve. Me ka mbetur ne kujtese shtepia e Delibashiqeve, nga e cila panderprere shtihej me pushke ne drejtim tonin, me c`rast vritet nje i ri dhe plagoset nje femi. Pas kesaj, me vincin qe ishte aty, tre demonstrues provojne ta demtojne kete shtepi, por pasi nuk munden, ia shtine flaken. Drejtuesi i vincit, nje punetor i „Ramiz Sadikut“ (gjithnje mendoj se ishte Rrahman Bahtiri, anetar i FNC-se), kercen nga kabina, duke e leshuar vincin mbi pizgaueret e policise, me c`rast para menzes se studenteve i shkatrron tre prej tyre. Shtepia e Delibashiqeve, me vite te tera eshte lene ashtu e tymosur nga zjarri, dhe me dritare te thyera, me te vetmin qellim qe, keshtu te akuzoheshin shqiptaret per „dhunen“ e ushtruar mbi serbet.

Kjo dite, ishte e rende per Prishtinen, dhe per tere Kosoven. Ate dite u pa, se pushteti komunist, serbo-jugosllav, ishte po ai qe kishte gjithmone: i eger, shovenist dhe i pa meshirshem. Po ate dite, dikund nga ora 21:00, ne emer te udheheqjes se Kosoves, doli me nje deklarate per opinionin, kryetari i kryesise se Kosoves, z. Gjavit Nimani. Ne ate deklarate, ai tha per here te pare, se fjala eshte per „tentim kunderrevolucionar“, dhe per forca armiqesore, qe deshirojne ta shkaterrojne vllazerim-bashkimin e kombeve dhe te kombesive te Jugosllavise. Udheheqja e pavendosur e Kosoves, te cilen ngjarjet e vitit 81 e kishin gjetur ne nje gjum te thell ( A.Vllasi thot, se elita politike e Kosoves nuk kishte njohuri se, c`fare po ndodhte), filloi ti kryente “detyrat” qe ia kishte imponuar qendra ne Beograd. Ndersa te nesermen, perms radios, popullit iu drejtua edhe prijesi dhe “heroi i Kosoves”, z.Fadil Hoxha i cili e tha ate “margaritarin” e tij te njohur, kur studentet dhe pjesemarresit e demonstratave i pagezoi me epitetin “plehu i Kosoves”, qe,” bira e minit do tu kushtoi 300 grosh”. Vertete, mijera shqiptarve iu gjet bira e minit. I gjori xha Fadil. E kishte rastin te behej  hero i Kosoves. Por jo, tani ishte e qarte, se heronjet e vertete te Kosoves si: Shaban Polluzha, Gjon Sereci, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Ymer Berisha, Marie Shllaku, hoxha Idriz Velekinca (Gjilani) e shume te tjere, qe moti hanin dhe.

Me fjalet e udheheqjes se pavendosur te Kosoves u hap rruga e ndjekjes se pameshirshme te shqiptareve, dhe sulmit mbi cdo gje shqiptare, e cila ndjekje po vazhdon edhe sot, dhe nuk dihet se kur do te perfundoj. Menjehere, partia (LKJ ne Kosove), me „aminin“ e qeverise ne Beograd, filloi aksionin famoz te diferencimit dhe te burgosjeve masive te shqiptareve. Bartes te ketij aksioni ishin edhe shume shqiptare, qe aso kohe mbanin pozita te ndryshme ne organet e partise dhe pushtetit jugosllav..

Diferencimi mori hov, sidomos pas nderrimit te z.Mahmut Bakalli, dhe ardhjes se z. Azem Vllasi ne krye te Komitetit Krahinor te LKJ-es. Se pari filloi ne Universitet. Pjesa me e madhe e intelektualve heshtete, ose pa bere ze i ngrinte gishta, per te denuar  demonstratat si kunderrevolucionare. Te pakte ishin ata si ( Prof.Gani Jashari, Prof. Hajredin Hoxha, Dr.Skender Karahoda e ndonje tjeter) qe i denonin demonstratat ne menyre energjike.

 

Akademiket  Ali Hadri, Gazmend Zajmi, Mark Krasniqi, Dervish Rozhaja, Rexhep Cosja, Fehmi Agani, Nexhat Daci e tj.. kurre nuk i denuan demonstratat si kunderrevolucionare          ( kujto Akademik Hadrin, kur i thot Azem Vllasit, vellacko, ruaje njerin gisht per vehte, se per mua njeri te mjafton), ndersa mund te thuhet lirishte se, intelektualet e vetem, qe hapur e mbrojten kerkesen per Republiken e Kosoves ishin: i nderuari Mr. Ukshin Hoti (intelektuali dhe luftetari me i sarifikuar per Republiken e Kosoves), Mr.Halil Alidemaj, rexhisori Ekrem Kryeziu e ndonje tjeter,  por, ata u burgosen menjehere.

 

Viti 1981, do te mbetet i shenuar ne historine e re te Kosoves, sepse, pikerisht ketu ndodhi ajo thyerja e domosdoshme e diskursit te imponuar politik nga pushtetembajtesit komunist, mbi zgjidhjen e drejte te ceshtjes nacionale te Shqiptareve ne Jugosllavi. Pikerisht keto ngjarje provuan dhe deshmuan, se te drejtat dhe pozita politike e shqiptareve nen Jugosllavi, nuk ishte e zgjidhur. Per shkak se „pushtetembajtesve jugosllav ne Kosove“, pranvera e vitit 81 ua hoqi maskat e „baballareve te kombit“, ata edhe sot e kesaj dite, edhe pse rralle flasin, mundohen ti njollosin keto ngjarje, dhe drejtuesit e tyre ti denoncojne si te shitur.

Sipas strukturave shteterore Jugosllave ne Kosove, ngjarjet e vitit 1981, jane veper e pushtetit

Serb,  me cellim qe Kosoves ti meret autonomia politike. Keto struktura kishin filluar te besonin ne idene e jugosllavizmit, dhe ne bindjen e rrejshme, se Kosova ne Federaten Jugosllave e kishte statusin e Republikes, asaj i mungonte vetem emri. Nuk e kuptonin dot, se Jugosllavia e Titos, kishte vdekur, dhe ishte varrosur, bashke me Titon ne Dedinje. Me apo pa ngjarjet e vitit 81, Beogradi do tia merte autonomine Kosoves ( sic e quante Ukshin Hoti, autonomi e brishte, te cilen edhe nje fllad vere e rrezon per toke). Ata kishin pritur vetem vdekjen e Titos.

 

Kumtese-lexuar ne tribunen e organizuar me 06.03.11 ne Zvicer/mbi ngjarjet e vitit 81