| E shtune, 19.03.2011, 08:10 PM |
MOJ KOSOVË TY TU SHTOFTË RRITA
Moj Kosovë, ty , tu shtoftë rrita –
Gjithë çka pate – unë t’i shita !
Gjithë çka pate – unë t’i vodha ,
Shumë miliona , unë i mblodha !
Shita tokë, shita fabrika ,
Prej trimërisë , e jo nga frika !
Përfitova n’ shumë tender
Dhe u bëra milioner !
S’ lash fabrikë, as s’ lash zabel ,
Për pa e hapë nga një hotel !
Aty vijnë e hanë shumë banda ,
Aty lulëzon kontrabanda !
I punësova miq e dajë ,
Kam hotel n’ Durrës e n’ Kavajë ,
N’ Antalia dhe n’ Dubaj ...
Fukarasë nuk iu kam faj !
S’ ma ndien qoshja për fukara –
Nuk i jap as pesë para !
Për punëtorë që mbeten n’ rrugë –
Lutëm , unë, bëre Zo’ llugë !
Paguaj rrymën – po thotë shteti ,
Ua pres telat – e shes n’ gjeti !
S’ mund t’ ua marr paratë me zor –
Le t’ blejnë qirinj e gjenerator !
As për ujë , unë, hiq s’i luti ,
Kush s’ paguan – gypat ua këputi !
Edhe nxehjet dimrit ua këputi ,
Se shumë shtrenjtë kushton mazuti !
Me ekspert po bisedojmë –
Se si ajrin t’ a reduktojmë ?!
Mos t’i lamë as me marrë frymë –
Fukaraja le t’ vdesin n’ brymë !
Gjilan, më 11.03.2011. Demir KRASNIQI