| E shtune, 19.03.2011, 09:00 PM |
7 Marsi Festa e Mësuesit dhe Shkollës shqipe u kremtua në Raperswill- JONA më , 2011-03-13
Nga Abas Fejzullahi
Program kulturo-artistik i përgatitur nga mësimdhënës dhe nxënës të LAPSH ” Naim Frashëri” të kantonit St.Gallenit dhe Glarusit, i shfaqur për ta kremtuar Ditën e shkollës shqipe dhe Festën e Mësuesit 7 Marsin, do të mbetet në kujtesë tek të gjithë ata që e shikuan programin e mrekullueshëm dhe në shenjë mirënjohje i dhuruan duartrokitje vazhdimisht deri sa përfundoi programi, në sallën e madhe të mbushur përplot prindër,nxënës, fëmijë dhe mysafir e përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës në Zvicër.
Në emër të Këshillit Organizativ të dy Kryesive: asaj të Lidhjes se Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të kantonit St. Gallenit dhe asaj të Glarusit, mësuesi Vaxhid Sejdiu, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në sallë e në veçanti përfaqësuesen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zürich konsullin zonjën Dhurata Selimi, përfaqësuesit e RTK dhe gazetës” Zëri i Ditës”. Në vazhdim, paraqiti një vështrim të thuktë rreth datës historike të 7 Marsit.
Mësuesi Vaxhid Sejdiu punon në 8 pika shkollore nga e hëna deri të shtunën dhe ka gjithësej 163 nxënës.
Në vazhdim manifestimin shkollor e përshëndeti kryetari i Kryesisë Kantonale të Lapsh-it për kantonin e Glarusit z. Sahit Idrizi.
Si gjithmonë Flamuri Kombëtar shkëlqen në çdo manifestim
Nxënësit me programin e shfaqur,jo vetëm se e madhështuan festën e Mësuesit, por lanë përshtypje se, me përpjekje dhe punë të vazhdueshme, do të ruhet gjuha shqipe edhe në mërgatë, nëse thellohet bashkëpunimi në mes të prindërve, nxënësve dhe mësuesve si dhe institucioneve vendore dhe ato të Atdheut nga kanë ardhur.
Motër dhe vëlla Mimoza dhe Shqiprim Idrizi këndojnë Këngën “ Këngë për Çamërinë”, e cila u duartrokit gjatë nga të pranishmit, dhe vërtet shkëlqyen vëlla e motër me këngën e kënduar.
***
Programi Festiv i nxënësve dhe fjalimi i V. Sejdiut
Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër dhe mysafirë,
- Kam nderin që në emër të Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të kantonit të Glarusit dhe atij të San Gallenit, t`iu dëshirojmë mirëseardhje në këtë manifestim shkollor, si dhe nxënësve dhe arsimtarëve - t`iu urojmë 7 Marsin - Ditën e shkollës shqipe.
Urime festën – me shpresë që 7 Marsi i ardhshëm të na gjej më të bashkuar, më afër gjuhës dhe shkollës shqipe. Gjithashtu dëshiroj të përshëndes përfaqësuesen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zürich konsullin zonjën Dhurata Selimi, si dhe përfaqësuesit e medieve RTK- në dhe gazetën “Zëri i ditës”,
*
Sa herë që përkujtojmë këtë festë kombëtare, përkujtojmë hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë, më 7 Mars 1887, përkujtojmë 35 nxënësit e parë të kësaj gjenerate, mësuesit e parë në krye me mësuesin Pandeli Sotirin, të cilët do të bëhen nismëtar të arsimimit dhe edukimit të brezave në mënyrë institucionale. Kësaj dritare të diturisë, gjatë këtyre dekadave, do t`i bashkohen me qindra dhe mijëra shkolla në të katër anët e trojeve shqiptare, në të cilat do të mësojnë me mijëra dhe mijëra nxënës të të gjitha gjeneratave, kurse në shërbim të këtij ideali kombëtar do të jetë një armatë e tërë e mësuesve shqiptarë. Do të përkujtojmë Drejtuesit e Komitetit Shqiptar të Stambollit, të cilët hartuan dhe miratuan një alfabet të përbashkët për të gjithë bashkatdhetarët, duke botuar edhe librin e parë “Alfabetarja e Gjuhës Shqipe”, si dhe përpjekjet e përbashkëta të Shoqërive kulturore dhe atdhetare shqiptare të kohës: asaj të Korçës, Bukureshtit, Stambollit, Manastirit, Shkodrës etj.
E gjithë kjo nuk është arritur brenda natës, por pas një pune dhe një sakrifice ndër shekuj, e cila dëshmohet nga dokumentet e para, tek hapja e shkollës së parë, Kongresi i Manastirit, Kongresi i drejtshkrimit të gjuhë shqipe në Tiranë më 1972, e deri në ditët e sotme, dëshmojnë se shqiptarët në vazhdimësi kanë treguar interesim të veçantë për të shkruar, lëvruar dhe për ta ruajtur gjuhën shqipe, sepse përpjekjet për ta ruajtur gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar janë dy nyje të forta të historisë sonë, të cilat së bashku me përpjekjet e popullit shqiptar në luftë për liri dhe çlirim kombëtar përbëjnë në tërësi historinë kombëtare.
Puna dha angazhimi i mësuesve dhe veprimtarëve të shkollës shqipe është jashtëzakonisht i madh, gjë që vërtetohet edhe me këtë përvjetor, 124 vjet përpjekje mbinjerëzore për ta ruajtur gjuhën amtare në mënyrë institucionale. Kjo veprimtari atdhetare lirisht mund të krahasohet me vargjet kushtuar poetit Jeronim de Rada, në të cilën thuhet:
“Atë që e bëri Skënderbeu me shpatë
Ti e bëre me pendë o i madhi de Radë”
Dhe ne sot që jetojmë larg atdheut e kemi obligim moral e kombëtar ruajtjen e gjuhës dhe traditës kombëtare. Një përpjekje e këtillë për mbrojtjen e këtyre vlerave kombëtare është arrit nëpërmjet organizimit të mësimit plotësues në diasporë. Një ndihmesë të madhe në këtë drejtim që vlen të veçohet kanë dhënë dhjetëra e dhjetëra familje shqiptare, të cilat bashkë me mësuesit e shkollave shqipe kanë arritur ta ruajnë këtë frymë kombëtare. Por mjerisht ende i madh është numri i fëmijëve shqiptarë që rritën në Zvicër dhe nuk i ndjekin mësimet në gjuhën amtare. Kjo është një plagë e rëndë për popullin shqiptarë. Kjo plagë mund të shërohet nëse të gjithë së bashku përkujdesemi më tepër për gjuhën dhe kulturën kombëtare. Dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet një bashkëpunimi në mes prindërve dhe mësuesve të shkollës shqipe.
Për hir të kohës organizimin e mësimit në gjuhën shqipe do ta përshkruaja me 2-3 fjali; në kantonin e Glarusit, mësimi organizohet në katër pika shkollore edhe atë në Glarus, Niderurnen, Netstal dhe në Mitlödi, me 103 nxënës dhe punon një mësues, kurse në kantonin e St. Gallenit janë të angazhuar 6 mësues, me 316 nxënës, në pikat shkollore: qyteti i San Gallenit, Rorschach, Bazenheid, Altshteten, Rebstein, San Margarethen, Herbrug, Buchs, Mels, Flums, Walenstadt dhe këtu në Raperswill- Jona. Shpresojmë që në të ardhmen këtyre nxënësve do t`iu bashkëngjiten edhe të tjerët, sepse shkolla është institucion i pazëvendësueshëm arsimor.
Gjithashtu një thirrje njerëzore iu drejtohet të gjitha institucioneve kombëtare në Kosovë dhe Shqipëri dhe më gjerë, që ta shpëtojnë gjeneratën e dytë nga asimilimi i përditshëm. Është obligim kombëtar i këtyre institucioneve, por edhe moral sepse arsyetimi i nesërm me fjalët „na ishte një degë e fortë“ do të ishte i pavlerë, kurse ne mësuesit së bashku me prindërit shqiptarë medoemos duhet të jemi në nivel të detyrës në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar sepse emrat e bukur të fëmijëve tanë si Flamuri, Kosova, Vlora, Liria, Shpresa etj. kanë kuptim vetëm kur e njohin gjuhën e nënës- gjuhën shqipe.
Dhe fare në fund, ne trashëgimtarët e gjuhës së shekujve duke e parë se gjuha është dëshmi e ekzistencës sonë kombëtare e themi me krenari:
Rrofsh e qofsh për jetë gjuha shqipe.
Rrofsh e qofsh për jetë Shqipëria jonë
*
Të nderuar pjesëmarrës,
Tërë jetën kemi ëndërruar për Kosovën e lirë dhe të pavarur, tërë kohën kemi punuar dhe vepruar në shërbim të lirisë, dhe sot ëndrra jonë është bërë realit me pjesëmarrjen e saj na ka nderuar përfaqësuesja e institucioneve të Republikës së Kosovës , konsulli nga Konsullata e Zürichut zonja Dhurata Selimi, të cilën e ftojmë ta marrë fjalën, kurse programin e udhëheq nxënësja Lumturie Sadiku.
Mr. Vaxhid Sejdiu
Manifestimi në Raperswill, 7. Mars 2011
Kori i shkollës – Himni i Flamurit
Moderatore e programit: Lumturie Sadiku
Të dashur nxënës
Të nderuar mësuesë
Të nderuar prindër dhe mysafirë
Jemi tubuar këtu që sëbashku të festojmë 7 Marsin – Ditën e Shkollës shqipe me një program të pasur kulturo-artistik. Prandaj shfrytëzojmë rastin që të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës shqipe t`iu urojmë 7 Marsin – ditën e shkollës.
Ju urojmë - G Ë Z U A R!
Himnin e Flamurit që e dëgjuat tani, e interpretuan nxënësit e shkollës shqipe, të Walenstadit, Melsit, Flumsit, Niderurnit, Netsalit dhe të Glarusit.
Në emër të Këshillit Organizativ të dy Kryesive: asaj të Lidhjes se Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të kantonit St. Gallenit dhe asaj të Glarusit, rreth datës historike të 7 Marsit do të paraqitet mësuesi Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve
___________________________________________________________________
Në vazhdim manifestimin shkollor do ta përshëndes kryetari i Kryesisë Kantonale të Lapsh-it për kantonin e Glarusit z. Sahit Idrizi
Manifestimin shkollor do ta përshëndes kryetari i Kryesisë Kantonale të Lapsh-it për kantonin e St. Gallenit
--------------------------------------------------------------------------------------------------
I
Në vazhdim nxënësit e shkollës shqipe të Flumsit, Walenstadit dhe të Melsit: Valon Beqiri, Azem Sadiku, Pleurat Osmani, Kushtrim Sulejmani, Era Shemsedini, Hisnie Rexhepi, Vlera Sulejmani, Sead Ramadani, Vlera Shabani, Qazim Neziri, Kaltrina Bibaj, Vigan Sulejmani dhe Drin Beqiri do të paraqiten para jush me recitalin “Loja e shkronjave”.
Pastaj nxënësit e shkollës shqipe të Raperswillit Dergut Gashi, Eltiana Jashari, Bleona Shatri, Selami Lenjani, Donard Maliqi, Bleart Kabashi, Albion Aliti, Arlind Salihu,Fatime Hamiti, dhe Nida Hamiti, të cilët këtë vit shkollor kanë filluar me mësimin e gjuhën shqipe do të paraqiten me vargjet për gjuhën, atdheun...
Nxënësja e shkollës shqipe Norë Sejdiu reciton vargje nga poema “Poem Kosovar” Kurse grupi i vajzave të Glarusit do të paraqitet me vallen: “Valle me motive kosovare”
II
Edhe një paraqitje nga nxënësit e shkollës shqipe të Raperswillit, të cilët do të recitojnë për fëmijët, lirinë, gjuhën, nënën, dëshmorëve të kombit, Kosovën.
Të dëgjojmë nxënësit: Lejla Aliç, Ferdane Salihu dhe Dalina Maliqi; pastaj
1. Edita dhe Kreshnik Musaj
2. Rina Volina dhe Florentina Salihu
3. Alma Lenjani dhe Arbresha Kryeziu
4. Zejnije Hoxha, Fatlinda dhe Erblina Shatri si dhe Arma Haliti
Kurse grupi i valleve të Sarganserlandit dhe të Glarusit do të paraqitet me vallen “Vallja e Tropojës”
III
Nxënësit e shkollës shqipe të Buchsit do të recitojnë vargje për abetaren, flamurin dhe Skënderbeun:
1. Enis Nuhiu – Abetarja
2. Syarta Ajvazi – Flamuri
3. Albin Musliu – Skënderbeu
4. Rinor Veseli dhe Arlind Shabani - I biri dhe babai
5. Sokol Shemsedini – Vendi im
Kurse grupi i vajzave të Buchsit dhe të Rheintelit do te paraqitet me një valle popullore
IV
Nxënësit e shkollës shqipe të Glarusit: Fatlinda Musliu, Ariana Muça dhe Nina Sopa recitojnë vargje për shkollën, kurse Arjon Hajdari poezinë
Bashkë me një zog dhe vazhdojmë me
Kaltrina Asanin – Festa e Abetares ,
Aulon Beluli – Sa të dua o Shqipëri,
Sadik Sadiku- Do t`bëhem piktor dhe
Edita Sadiku e Lindita Ibishi - Drita e poetit Naim
Kurse grupi i valleve të Sarganserlandit dhe të Glarusit do të paraqitet me vallen “Vallja e shqipeve”.
V
Vazhdojmë me prezantimin e nxënësve të shkollës shqipe:
1. Albina Hyda- Më 1998
2. Albesa Sherifi - Nëntorët e lavdisë
3. Verona Gashi - Qëndisja e flamurit
4. Dardan Salihu- Gjuha shqipe
Kurse Xhevahire Ferati së bashku me grupin e vajzave këndon këngën “Pa Kosovë nuk ka Shqipëri”
VI
Me vargjet “Nënë o nënë” recituar nga nxënësja Elita Kabashi do t`iu urojmë të gjitha nënave festën e 8 Marsit kurse në vazhdim do të paraqiten:
1. Egzona Aqifi - me një interpretim me flautë
2. Enkela Sadiku –melodi instrumentale me violonçelë
3. Arbresha Kryeziu me një interpretim me piano
Kurse nxënëset Bjondina Sulejmani, Velerda Ramadani, Diolina Musliu dhe Leotrina Hoxha këndojnë këngën –“O sa mirë që jam shqiptar”
Kurse grupi i valleve të Sarganserlandit dhe të Glarusit do të paraqitet me një potpuri vallesh popullore
VII
Në vazhdim do të dëgjojmë nxënësit:
1. Alma Lenjani kengën “Mësueseve tona” interpreton me flaut kurse
2. Rina Volina– një interpretim piano,
Kurse grupi i vajzave të Buchsit dhe të Rheintelit do te paraqitet me vallen “Vallja e burrave”
VIII
Nxënësja e shkollës shqipe të Rorschachut Ariana Nevzati do të paraqitet me poezinë:”Mësueses sime”
Pastaj Linda Gashi nga Bazenheidi “Nënës sime” dhe
Rrezarta Beqiri do të këndoj këngën “Eja moj nënë “.
Pastaj Donikë Sejdiu do të këndoj këngën –“ Zemrat i lamë peng”
IX
Në vazhdim do të dëgjojmë:
1. Shqiprim dhe Shpresim Idrizi – recital kushtuar pavarësisë së Kosovës
2. Xhevahire Ferati- Syrgjyn vdekur
3. Hysnije Rexhepi këndon këngën “Moj Kosovë o kështjellë burrnije”
4. Ridvan Rexhepi këndon këngën ........
*
Në vazhdim do te dëgjojmë edhe rezultatet e Konkursit letrar: ftojmë kryetaren e Komisionit vlerësues mësuesen Afërdita Maliqi ta marrë fjalën.
X
Motër dhe vëlla Mimoza dhe Shqiprim Idrizi këndojnë Këngën“ Këngë për Çamërinë”
kurse grupi vajzave te shkollave të Buchsit dhe të Rheintalit do të paraqitet me një valle popullore.
Programi i paraqitur përmes fotografive:
Motër dhe vëlla Mimoza dhe Shqiprim Idrizi këndojnë këngën“KËNGË PËR ÇAMËRINË“