| E enjte, 17.03.2011, 07:59 PM |
BOLL MO ME SINDIKATAT E LODHURA
Ndegjova sonte ne rubikon (ktv) dhe u turperova nga fjalet qe thoshte ai , sepse ato nuk ishin te verteta.
Haxhi Arifi na doli qe paska maredhenie te mira me sindikata evropiane EI , ILO gje qe nuk eshte e vertete.
Nje e vertete e madhe eshte se ai nuk ka maredhenie te mira me deget e veta ne Kosove , nuk ka maredhenie te mira as me sindikaten e arsimit qe jam pjese e saj e as me KSLK-en kryetar Bahri Shabani.
Ky njeri nuk ka maredhenie te mira as me sindikatat si motra te Shqiperise.
Haxhi Arifi ka marre shume vrejtje nga sindikatat evropiane qe nuk ka bashkepunuar mire me ta dhe me sindikatat ose deget qe e perbejne BSPK-ne.
Une po habitem dhe po turperohem si sindikalist qe jam me Haxhi Arifin dhe me haxhi te tjere qe jane si ky.
Une si kryetar i SBASHK-ut dega ne Podujeve kam kerkuar qe te mos jem pjese e BSPK-se ne kongresin e parafundit sepse ky njeri nuk ndegjon as kryesine e vete , nuk respekton as rregulloret as statutin qe ka BSPK-ja.
Haxhi Arifi ka shtyre kuvendin per te dyten here dhe eshte kryetar pa mandat dhe une kam kerkuar nga Ali Shabanaj kryetar i SBASHK-ut qe ne si dege e BSPK-se te terhiqemi , sepse 10% e anetaresise qe merre Haxhia asgje nuk bene per ne dhe per mesuesit tane.
Ne sindikalistet e arsimit sidomos komuna e Podujeves do te kerkojme llogari dhe pergjegjesi morale e materiale per mjetet e harxhuara nga 10%.
Dhe per fund mjere punetoria jone kush i prin BSPK-se sepse eshte nje njeri i harxhuar dhe i ndegjueshem per pushtetin dhe qeverine.
Une uroj qe qeveria te jetesoje vendimin e marre te 6 janarit dhe ishte inkurajuese intervista e kryeministrit kur tha deri me tani nuk kane qene keto paga por ndihma sociale dhe kjo eshte shume e vertete sepse deklaratat e Faithit jane shume shqetesuese dhe tendecioze sepse ngritja e pages ne 2% nuk do te thote asgje nga 200 eurot sa kam tash dhe une edhe nje here prape po e pyes Faithin se sa kane pagen punetoret e arsimit nga vjen ai dhe eshte shume nenqmuese dhe irituese deklarata e tij ne rubikon.
Kjo ngritje page ne 50%-40%-30% nuk mendoj se eshte merite e Haxhi Arifit por e punes se qeverise , sepse nga BSPK-ja jemi mesuar me shtyrje te afateve.
17.03.2011
Kryetar i SBASHK-ut dega ne Podujeve
Naim Bajrami tel : 044-239-478