| E enjte, 17.03.2011, 08:57 PM |
Këshilli Studentor
Universiteti i Shkodrës
“Luigj Gurakuqi”
Letër Falenderimi për Kryetaren e Kuvendit, Znj. Jozefina TOPALLI
Fort e nderuar, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Jozefina TOPALLI
Jemi shumë të respektuar dhe emocionuar për mundësitë dhe hapësirat, që ju si kryetare e Kuvendit të Rep. së Shqipërisë realizuat për studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Pranimi i menjëhershëm i ftesës sonë drejtuar juve, për të vizituar ekspozitën e maketeve të Kompleksit të ri parlamentar, thjesht na entuziasmon dhe ngjall tek secili prej nesh ndjenja mbreslënëse. Së pari, çdo student ka kënaqësinë që të vizitojë mjediset ku të zgjedhurit e tyre nëpërmjet votës, zhvillojnë veprimtarinë politike. Së dyti, prekja nga afër e kësaj ekspozite na mundësoi një rrezatim pozitiv shpirtëror, pasi njëri nga këto projekte do jetë fituesi, në të cilin pas realizimit do të ulen deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) ju falenderon përzemërsisht për gatishmërinë tuaj për të kaluar një ditë ndryshe me studentët tanë. Ju sigurojmë që kjo ditë në mendjen tonë do të mbahet gjallë edhe pas shumë e shumë vitesh. Emocionet, ndjenjat dhe përjetimet, realisht janë të veçanta. Doza e tyre do të shtohet, kur nesër njëri nga ne do të ngjitet në tempullin e demokracisë për të folur. Në njërin nga këto monumente të Kombit, në të cilin do të shohim të ardhmen drejt Europës…
Redan Bushati