| E merkure, 16.03.2011, 06:18 PM |
ANILA DAHRIU...një istrumentiste me vlera në orkestrën e madhe të poezisë...
LERMË TË VIJ ME TY
Lermë të vij me ty edhe pse je i zemëruar!
Dielli po shkëlqen përsëri,
Edhe pse është fshehur pas reve të murme.
Lermë të vij me ty,
Atje ku hedh shtat kjo dashuri, edhe pse nuk kupton,
Atje gjendem unë si zog i prralluar...
Lermë të vij tek ty,
Në breg të detit të rendim këmbëzbathur,
Valët e mallit të prekim,
Të rendim me shpirtin plot nga dashuria,
Dhe hëna e rrumbullakët të na dhurojë shërimin....
Lermë të vij tek ty,
Atje mes qindra mendimesh,
Ku endrrat përpëliten të lënduara.
Lermë të vij tek ty,
Atje ku ajri të zbraz vetminë,
Dhe mbushet me fjolla të bardha puthjesh...
Lermë të vij tek ty,
Atje ku ti dallon buzëqeshjen time
Të prekur nga horizonti.
Ne jemi një në këtë zbrazëtirë kotësie,
Si dy materie që shtërngojnë
Krahët drejt një ekstaze adoleshenti....
Si dy mendje seksi të kunderta
Që veten me pikepyetje ngarkojnë.
Si dy shpirtra të largët,
Që psherëtijnë ulërimën
Mes jehonës së lagësht, mëngjes.
Lermë të vij tek ty,
Drejt një shpelle të padukshme,
Me flokët e krehura nga hëna
Dhe ngjyer me ngjyrën e mashtrimit...
Lermë të vij tek ty,
Nuk ligështohem.
Ndjesia e mekatit parajsë e padukshme
behet njësh me ty.
Për mua, trekendsh i vuajtjeve,
Trekendsh i ëndrrave..
Lermë te vij tek ty
Edhe kur mbi mermerin e varrit tim
Të gervishtet klithja e fjalës tënde e pa thënë,
Koha nuk do te harrojë!
Netët nuk do qajnë,
Dhe më pas, ditët nuk do të ngrysen…
Muzgu,
Do ti mbështjellë në fole përkëdheljesh,
prandaj, përsëri të lutem;
Më lejo te vij me TY...
ZEMRA IME
Zemra ime copra pëshperimash të thella,
Melodi e heshtur mbi ylberë të shuar.
Zemra ime, këngë e pa kënduar,
Ritme vajtimi me ujëvara të rreshkura
Spektrash, liqene të humbur
Me mbremjen e ikur e menduar...
Zemra ime, dallgët e tua nuk i sheh,
Përtej detit të thellë imazhi yt, fle.
Mendoj kur në këtë jetë
Po kthehesh përsëri tek vatra,
Atje mes etjes së endrrës
Për mua dhe ty..i panjohuri im.
Kapercim qiejsh,
Gishtrinj të lehtë nota violine,
Që përkëdhelin me harqe,
Hënën e trishtuar
Të rënë mes trupit të zhveshur të universit,
E magjingjyer, mes poagesh të hapura në tradhëti.
Dritëza që bien si meteor i pabujshëm,
Që ka lënë gervishtje pendese
Në sytë që nuk lotojnë më.
Në pemë varin largimin,
Me vjeshtën e zhveshur
Nga vetvetja hedhin vallen e dëshperimit,
drejt perëndimit të bujshëm me fjalë çakalloze..
Zemra ime, që vajton dhe akush nuk të degjon!
Vetem kënga jote që thith dhimbjen
si një membrame e krisur në lindje.
Atje, le gjurmet shtigjesh të humbura,
Loti u pertha nga buzët e zemëruara.
Mos kërko një degë të thyer
Nëpër brinjët e mekatit.
Nëpër rrezet e hirta të kohes
është shkruajtur pafundesia e tij,
Si një shpellë me gojë të hapur.
Ledhato endërrimin,
Ushqimi i vetvetes.
Shko atje ku mes ndëshkimit
Jeta të mos marri formën e djallit që shtriqet.