| E merkure, 16.03.2011, 08:45 PM |
KOSOVA SOT
Prej katundit në qytet –
Udhëtova me biçikletë .
Me opinga e strajcë mbi shpinë –
Mezi erdha në Prishtinë !
I lash malet , e lash fshatin ,
E lash kosën , e lash shatin ,
E lash fyellin me gjithë dele –
Erdha n’ qytet për mesele !
S’ gjeta punë askund n’ fabrikë ,
Por u futa n’ politikë !
Politika e kishte rendin –
Me ia mbajt gjithkujt legenin !...
Trupi i jem s’u bë rahat –
Duke vrapua n’ qytet e n’ fshat !
Duke vrapua terr me terr –
Deri sa u bana lider !
Prej se u bana si lider –
Mblodha mend e u mbusha sherr !
Tash po bëjë eksperiment –
Si të zgjidhem president ?!
Sot, Kosova po qanë me lot –
A ka njeri që m’ del Zot ?!
Ndër shumë stinë e ndër shumë mot –
Kurrë s’ kam qenë ma keq se sot !
Sot , zullumet shumë janë trashur –
Ka njerëz t’ VARFËR dhe të PASUR !
T’ pasurit janë milionerë –
T’ varfrit rrojnë në kontejnerë !
Dyzet për qind të popullsisë –
Janë t’ pa punë – përballë urisë !
Në çdo shesh , në çdo pazar –
Kurrë s’ ka pas ma shumë lypsarë !
Milionerët ngrehin pallate –
Kurrë s’ ka pas ma shumë sakate ,
Invalidë n’ karrocë me rrota ,
Njerëz të sëmurë që i pret bota !...
Sot, shqiptarët kanë shumë derte
Me u pajisë me dokumente !
Shkojnë te serbët nëpër enklava ,
N’ perëndim – nëpër ambasada !...
Është një ngërç që po vepron –
Jetën po e paralizon !
Një segment nuk funksionon –
Vallë, Kosova kah po shkon ?!
N’ krye t’ çdo institucioni –
Po lulëzon korrupsioni ,
Që nga zyra e ofiqarisë ,
Deri n’ krye t’ Qeverisë !
Në Kosovën heroike –
Lulëzojnë bimët narkotike ,
Trafikim qeniesh njerëzore ,
Prostitucion – biznes mizore !...
Mantelbardhët e Hipokratit –
Vjedhin paratë e sakatit !
Njerëz t’ maskuar hyjnë n’ shtëpia –
Me ta vjedhin policia !
Në kufi – kontrabanderët ,
Me ta vjedhin doganierët !
Me tenderë po fitojnë klanet –
Me ta vjedhin politikanët !
Vjedhin t’ gjithë djersën e popullit –
Pasurohen të pa ngopurit !
Dhe e gjithë klasa punëtore
Po kalojnë një jetë mizore !
Sot, shqiptarët për mjekim –
N’ Beograd kërkojnë shërim !
Për çdo sëmundje t’ rëndë të trupit –
Shkojnë shërohen n’ spitale t’ Shkupit !
Qanë Kosova me lot si gurrë –
Kësi mjerimi s’ ka pas kurrë !
As n’ banderra vend s’ ka mbetur –
Ku t’i vejnë letrat për t’ vdekur !...
Gjilan, më 07.03.2011. Demir KRASNIQI