| E merkure, 16.03.2011, 08:59 PM |
PETRITI (Petroci) para, gjatë dhe pas luftës
Shkruar nga: Sherif Sherifi
Edhe pse në përmasa më të vogla, erërat e luftës kishin prekur edhe Anamoravën. Kjo pjesë e Kosovës si para ashtu edhe pas luftes është e përbër me shumicë Shqiptare dhe me pjestarë të pakicave: sërb, rom, turq etj. Për shkak të kësaj përbërje etnike, pushteti kriminel sërb gjatë luftes kishte perdorur metoda të ndryshme për t’i ndar dhe dalluar Sërbet nga Shqiptaret si ne pushtet, punësim, vendimmarrje e fusha të tjera- segregacion të vërtetë. Kurse me shperthimin e luftes pjesen më të madhe të popullates sërbe e kishin strehuar neper Serbi (femijët, grate dhe pleqtë), ndërsa pjesën aktive e kishin mobilizuar për të bër krime ndaj Shqiptarve. Në vendbanimet e perziera vërehej më së miri ky veprim i tyre i ndasive; si në Kmetoc, Livoq i Ulët, Pozharan e disa vendbanime tjera ku nëper portat e Serbve e Malazezëve kishin vendosur shenja të bardha në dallim prej atyre Shqipëtare për t’i kursyer nga djegejet dhe plaqkitjet eventuale nga kriminelët e bandave të ndryshme që pushteti serb kishte angazhuar në Kosovë. Kriminelet vendor Sërb vepronin të maskuar, e ndonjë ekstremist si Antiq Vojisllav nga Ranillugu pa maske, edhe me te vërtetë siq thot nje fjale popullore e kishte heq masken dhe vepronte hapur.
Këta kriminel ishin të angazhuar më tepër për të bërë krime nëpër vendbanime ndaj popullates së pambrojtur; për të vrarë, therr, torturuar, dhunuar, vjedh, djegë dhe shkatërruar gjitthcka. Se këta kriminel nuk ishin vetem që urrenin gjithcka që ish Shqiptare por ishin edhe tejet te mjerë, te uritur e te vuajtur, te pacivilizuar, te pa ditur e te panjohur per boten e civilizuar. Ata nëper shtepitë Shqiptare kishin plackitur cdo gjë; nga makinat e renda e deri ne gjilpera. Keto vereheshin pas kthimit te popullates ne fshat. Nëpër rrugë të fshatit e nëpër oborre kishin mbetur karroca dore të ngarkuara me gjësende të imta shtepijake. E kur kanë hasur në dicka më të vlefshme e kanë lënë të parën e kanë marrur atë që u ka pëlqyer më shumë!
Kjo është një dëshmi se nuk mund të arsyetohen tani serbet që kanë mbetur të jetojnë në Kosovë, se nuk kan bërë krime dhe se kanë qenë të detyruar në mobilizim. Serbet nga Serbia nuk është e mundur me karroca dore me plaçkit shtëpitë Shqiptare.
Ndërkombtarët që gjenden në Kosovë për të vënë rendin dhe ligjin duhet që të relaksohen nga pak edhe me kriminelet e luftes, me ata qe shkaktuan luften, që bënë krime dhe akoma nuk përmirsohen. Se sa të ndieshëm janë ndaj këtyre dukurive në vendet e tyre, une kisha me ilustruar me një ngjarje te pazakont që kishte ndodhur në Berlin. Ditë me parë lexova në një gazetë se si prokuroria e Berlinit kishte ngritur aktpadi ndaj një puntori të një ferme vetem pse i ka zbritë pelës nga bishti!
Petriti është i rrethuar nga tri anet me fshatra të banuara me sërb, Glogoc, Ranillugë, Korminjan, Ropotove, Tomance dhe Panqellë, fshatra keto te komunes të Dardanes, e në pjesen jugore me Doberçanin që i përket komunes të Gjilanit. Petriti është i vetmi fshat i madh me mbi 240 familje në komune të Dardanes të cilin forcat Sërbe e kishin plackitur djegur e shkatrruar, dhe popullaten e kishin ndjekur nga shtepit e veta gjate luftes. Edhe në rastin e fshatit Petrit forcat serbe ishin shërbyer me planin famkeq “PATKOI”. Kështu me 19 prill 1999 viti, në ora 1100 me nje kerkesë të kriminelve serb që vien nga fshati i Ranillukut, tani i avansuar në komunë serbe, i detyrojnë banorët në menyre ultimative me lëshue shtepitë e tyre dhe te shkojnë në drejtim të Doberçanit dhe Gjilanit, për të vazhduar rrugtimin e mundimshëm e tejet të rrezikshem deri ne fshatin Sllatinë te Vitisë. Në Sllatinë qëndruan tridhjetë ditë e më pas prapë i ndjekin forca të ndryshme sërbe në drejtim të Maqedonisë. Pas shumë vuajtjeve e torturave të ndryshme të përjetuara nga kriminelet sërb dhe mercenarë të ndryshem të tyre, popullata u vendos nëpër kampe të Maqedonoisë, ku qendruan deri më 12 qershor të vitit 1999.
Pamje e një pjese te Anamoraves dhe malesise se Bujanocit
Natën kritike në mes 18 e 19 prillit njësitë mbrojtese të UCK-së që ishin organizuar të ushtronin dhe kryenin obligime të tjera për mbrojteje eventuale nga ndonjë sulm i pa besë serb, kishin vërejtur levizjet e forcave sërbe. Kurse në mëngjes të 19 prillit 1999 fshati ishte rrethuar nga forca të medha ushtarake, policore dhe forca tjera paramilitare që ishin vënë në levizje. Fshatarët ishin të hutuar dhe nuke dinin se cka do të ndodhë; bisedonin mes vedi si do t’ia bëjnë, cka do të bëhet me ta, me familjet e tyre, gratë, pleqtë e femijët e pa mbrojtur. Ata tani kishin marrë mësim pasiqë dite me parë një kolonë e gjatë me traktorë të mbuluar, makina e mjete tjera kishte levizur në drejtim të Bujanocit. Keta ishin fshatarët e Përlepnicës të cilët ngjajshem ishin nxjerrur nga shtëpit e tyre nga forcat sërbe. Keta kishin shkuar deri në ngushticen e Konqulit dhe ishin kthyer prapa, e kur kthehen nëpër shtëpit e tyre binden se serbët kanë pas për qëllim të pare plackitjen dhe mbjelljen e frikës.
Se ndaj Petritit dhe banorve të tij regjimi serb gjithnji kishte pretendime të gjithë ishin të vetedijshëm, për cka edhe shikuar realishtë frika ishte presente. Ky fshat dikur i vogël me nja 60 familje ishte i banuar me sërb, e duke filluar nga viti 1963 e deri në fund te viteve të shtatëdhjeta (1978 /79) në fshat mbetet vetem nji familje sërbe. Ne prag të luftes këtu kishte nja 220 familje, por të punsuar në sektorin shoqëror nga ky fshat kaq i madh punonin dy vete edhe ata babe e bijë te vetmes famijle sërbe, kurse shqiptarët gjindeshin si mundeshin, shumica në punë të përkohshme në vendet perëndimore. Kjo do të dukej interesante ndoshta por po e ceku se sërbi qe punonte në Tjegullore për mos udhëtuar i vetëm në ndërrime e merr një shqipëtar në punë, kuptohet pasi qe ishte ankuear te drejtori!.
Si një shkak tjetër pse ky fshat ishte në shënjestër të forcve sërbe edhe më herët para luftës merrej se banoret Shqiptarë qe ishin vendosur aty kishin ardhur kryesisht nga Malësia e Bujanocit, nga Zarbinca, Qarri, Novo Sella, Priboci, Ramabuqa, Suharrna e fshatra tjera të brezit kufitar më Serbinë. Sërbia edhe këtë e kishte planifikuar, për ta zbrazë Malësinë e Bujanocit dhe këtë populatë me e ndjekë sa ma larg.
Me vendosjen e banorve Shqiptarë në Petrit fshati rritet dhe katërfishohet nga madhësia dhe numri i banorve, por edhe mer pamje vërtetë shume te bukurë me shtepi të bukura, rrugë të asfaltuara, rrjet të ri elektrik, shkolle etj. Të gjitha këto të ndërtuara me mjete vetanake të banorëve të vyeshem te fshatit. Derisa kishte akoma serb në fshat ata me shaka e thonin: ”Pa para e kemi marrë, me para po ua shesim dhe prap pa para do ta marim”. Kjo fatkeqsishtë ishte e vërtetë, sepse ata ishin vendosur pa para në toka Shqiptare si kolonist, me para të majme e shitën tërsisht atë pasuri dhe me dhunë përmes planeve Qubriloviqiane deshën të na shfarosin. Dha zoti duke ju falenderuar UCK-ës dhe ndihmës të miqve tanë që kishin fituar simpati ndaj sajë e te cilët na dolën në ndihmë i shporrem këto hordhi barbare të Karpateve nga kjo pjesë e tokave Arbërore, me cka edhe ju dështuan planet grabitqare të kriminelve në Petrit dhe tërë Kosovën.
Pas 12 qershorit të vitit 1999 fshatit Petrit përsëri i’u kthy jeta, por tani përveq një numri jo shumë të madh që ishin detyruar të migrojnë nëpër vende të ndryshme të Botes, fshatit i mungonin edhe dy bashkëfshatarë, babë e bir, MURTEZ dhe FADIL SHERIFI të cilët ishin zhdukur nga forcat sërbe, si dhe XHELAL SOPI i cili kishte rënë deshmor.
Për fatin e Murtezit dhe të Fadilit edhe pas ketyre shumë viteve që kaluan nuk ka kurrfarë gjurme se ku gjenden, apo ku i kan katandisur forcat sërbe. Me kthimin e banorëve të fshatit padyshim se u ngjall jeta edhepse ishte veshtirë të përballeshin me realitetin e ri. Erërat e ndryshme qe vinin nga shtazë dhe gjallnesa të ngordhura e të vrara nga forcat sërbe. Akoma kundermonte edhe era e djegejeve të shtëpive dhe gjërave nëper to. Mungonte energjija elektrike me muaj te tërë, që nga fillimi i bombardimeve te NATO-s. Veprimet që kishin bërë sërbët vështirë e ka të imagjinoj mendja e shëndosh e njeriut, ashtu veprojnë vetem njerzit e prishur në kokë, psikopatët, siq ishin kriminelët sërb.
Shumë shpejt dolen në teren komisionet e ndryshme të të gjitha niveleve për të vlerësuar dëmet, por edhe për të këshilluar popullatën se si duhet të gjendej në këto rrethana. Edhe komisioni i ndërtimtarisë bëri punën e vetë, në fillim pasi u bë fotgrafimi i objektekteve të shkatrruara u vazhdua edhe me matjen e objekteve, vlerësimin e dëmeve me përqindje. Të gjitha këto xhirime filmike dhe vlersimi i dëmeve në përgjithsi gjenden ne arhivat komunale. Këto shënime mund t’i shërbejn vetem historis sepse shumë pakë janë ndihmuar këto hallegjinj, është bërë shumë pak për sanimin e gjendjës dhe zvoglimin e vuajtjeve të njerzve. Nga kjo situate disa njerzë që kanë punuar nëpër shoqata kanë përfituar edhe në kete krizë duke keqpërdorur ndihmat që ishin emergjente për popullatën e vuajtur.
Ja disa shenime të komisionit ndërtimor të bëra menjiherë pas luftës të shkaktuara nga forcat agresore të ushtrisë, policisë dhe forcave tjera kriminale sërbe në shtëpitë dhe objekte tjera ne fshat:
17 Shtëpi të shkatërruara nga zjarri 100%
10 -II- 80%
6 -II- 50%
6 Granatime të shtëpive me dëme të konsiderueshme
18 Stalla të djegura 100%
1 Garazhë 100%
47 Bagëti të mëdha janë zhdukur ose vjedhur
2 Traktorë
6 Automjete e shumë vegla tjera bujqësore e shtëpijake.
Të gjitha shtepit e plackitura.
Pas luftes popullata ishte e ballafaquar me sfida te mëdha, akoma nëpër mese te ndryshme silleshin kriminelët që ishin të gatshëm të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre kriminale, herë pas herë gjuanin në drejtim të fshatit me armë të ndryshme. Në stacion të autobusve që gjendet në rrugën Gjilan-Bujanoc mes fshatit tonë dhe Ranillugut, granatohet autobusi i “BUNATOURS” i cili ishte plotë me udhëtar. Kësaj gjendje të pasigurtë i kontribuan edhe njerzit tanë të të gjitha niveleve me deklaratat e tyre, por edhe me veprime konkrete “se lufta mbaroi, e tani është koha e pajtimit dhe faljeve”. Pajtimi dhe faljet e njëanshme pa kurrfarë marveshje zyrtare ishin të kobshme për Kosoven dhe popullin e saj. Fatkeqwsisht njerëz të tillë ka pas, ka dhe ndoshta edhe më tej do të ketë në Kosovë duke perfshi edhe Petritin- ku një numer qytetaresh gjithnji kan pas mardhenje me Serbët e pa bese të Ranillugut e më gjere, si para, gjatë dhe pas luftes. Këtë gjendje të pasigurisë gradualisht e vuri nën kontrollë sado pakë UCK-ja në bashkpunim me forcat e KFOR-it. Kishte edhe raste tjera ku forca të caktuara çetnikesh nga Ranillugu e fshatra të tjerë duke mos u pajtuar me kthesën e madhe që ndodhi disa herë kishin bllokuar rrugën në fjalë përballë fshatit të tyre duke rrezikuar jetën e qytetarëve të pafajshem Shqiptarë. Ata në një rast kishin plagosur një grua e një burrë, nga fshati TOPANICE, gjersa po Kalinin me veturën e tyre. Në ato momente intervenon KFOR-i Rus dhe e vrasin sulmuesin ekstremist sërb.
Këto janë vetem disa raste, përndryshe sërbet e këtyre anëve kishin organizuar edhe shume akcione tjera provokuese, por edhe kanë perfunduar me permasa fatale per ata.
Pas zgjedhjeve të para demokratike popullata e vuajtur shqiptare në njëfar mase u akomodua duke shpresuar se gjithcka tani do të ndryshoj për të mire. Por nuk ndodhi kështu, perveq që e fituam lirine e lëvizjes, jetës dhe shprehjes së lirë, shumcka vazhdoi si më parë. Filloi privatizimi i ndermarrjeve punuese dhe tani mbeten pa pune mbi 200.000 puntorë, mbi 150.000 pensioner pa perkujdesje dhe pensione. Keto veprime ishin të dhimbshme sepse nderkombtarët që premtuan vende të reja pune e sidomos zhvillim, pas privatizimit, nuk doli ashtu dhe nga kjo tradhti e madhe këto shtresa të popullsisë mbetën të zhgnjyara. Edhe më të zhgnjyera mbeten pasi që puntorët e këtyre ndërmarrjeve nuk ju pagua 20%-shi i premtuar, paratë e ndërmarrjeve të shitura përfunduan diku në bankat e jashtme, kurse blerësit e fabrikave nuk i kryen obligimet rreth punsimit të punëtorve e në të shumtën e rasteve objekteve te blera ua ndërruan prodhimtarinë, duke i shndërruar ne depo tregtare, parkingje, objekte hoteljere etj.
Pas neglizhences të treguar ndaj problemeve reale që mundojnë popullaten e Kosoves, të zgjedhurit e popullit në njëfar menyre u bën servile të padronve nderkombtarë që vijnë e shkojnë pa lodhur fare koken se për cka janë derguar në keto misione. Ata fare më nuk e kanë në rend dite në kontaktimet me serbët për të zhdukurit e të kindapuarit. Ata tani në rend të parë sjellin probleme të pa qena ose sekondare, e të cilat imponohen nga Serbia. Derisa serbet levizin nëpër tërë Kosovën me lloj-lloj tabelash të automjeteve, shqipëtaret e vetem nuk mund ta bëjn nje gjë të tillë në Luginë të Presheves (Pra kemi të bëjmë me standarde të dyfishta)! Shqipëtarve Serbia u’a ka grabitur edhe fondet pensionale, dokumentacionet katastrale e të ofiqarise, arkivat e deri te pasurit tjera materjale e kulturore, eksponate arkeologjike, filma etj.
Ndërkombtaret por edhe vendorët nuk i shohin se si në Kosovë ka njerz që jetojnë nëper tenda që nga paslufta e në anën tjetër serbëve u ngrisin shtëpi të reja e të kompletuara. Në këto shtëpi serbët as që kan provuar të kthehen, vetem që i marrin sendet që mund të merren dhe keshtu manipulohet me parat e popullit te Kosoves. Pra edhe në forma tjera serbët paraqiten si viktima karshi shqipëtarve. Formimi i komunave te reja etnike sërbe tani po e shofin te gjithe se është nje projekt i deshtuar dhe antikombtar. Ky projekt tani po shihet se është nji hap përpara për ndarjen e Kosovës në vija etnike. Derisa sërbet e veriut të Mitrovicës as që mendojnë për kurrfar integrimi në jetën politike të Kosovës, edhe keta të komunave në Anamoravë asgjë nuk respektojnë ashtu si e kishin projektuar kreatoret vendor e ndërkombëtar. Nëpër këto komuna nuk respektohet gjuha shqipe, flamuri i Kosoves e simbole tjera. Ne komunen e Ranillugut përveq se qe flamuri i Serbise e ka te garantuar vendin e nderit ai here pas here vendoset te ura mbi Moravë në hyrje të fshatit. Formimi i ketyre komunave ka bërë ndarje të pakuptimta të fshatrave e lagjeve të qyteteve. Lagje dhe paralagje të Gjilanit që qendren e qytetit e kanë jo më larg se 2km, me ndarjet e reja i takojn komunes të Artanës, ose fshatin Petrit formimi i komunes se Ranillugut e ka ndar nga Dardana dhe ka mbet i izoluar ne mes te Gjilanit dhe Ranillugut dhe fshatrave tjera sërbe.