| E merkure, 16.03.2011, 08:59 PM |
F T E S E
I FTOJ ORGANET KOMPETENTE TE SHTETIT TE KOSOVES, KOMISIONIN QENDRORE PER REGJISTRIMIN E POPULLSISE, QE TE HAPIN DISA QENDRA PER REGJISTRIM EDHE NE DIASPORE
KU DO TE REGJISTROHET MERGATA JONE ?
Shkroi Ramiz DERMAKU
Enti Statistikor i Kosovës thotë: " Se është i përgatitur teknikisht që regjistrimin e popullsisë ta kryejë me sukses. (Mirëpo, prapë ne i pyesim ata, ku do të regjistrohemi ne mërgimtarët?). Procesi i regjistrimit nuk ka karakter politikë, deklaron, Dr. Rifat BLAKU, udhëheqës i Komisionit Qendror të Regjistrimit të popullsisë, ekonomisë familjare, banesore. Zhvillimet politike nuk do të reflektohen, sepse përgatitjet kanë filluar vite më parë.
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë po ofrohet. Pra ai ka një datë të caktuar, fillon me 1 - deri me 15 prill, ky proces do të zhvillohet ne tërë Kosovën. Mirëpo, shtrohet pyetja, ku do të regjistrohet mërgata jonë ? Sa më tepër që po ofrohet dita e Regjistrimit të popullsisë në Kosovë, mërgimtarët tanë janë të preokupuar dhe pyesin njëri tjetrin : Se ku dhe si do ta kryejmë regjistrimin. Ata për çdo ditë dhe në çdo bisedë me shokë e bashkatdhetar pyesin njëri tjetrin ?
- Ku do të regjistrohemi ne mërgimtarët ?
- Cka kërkohet prej dokumenteve ?,
- A do të hapë Shteti , Qeveria Kosovës, vende për regjistrimin e mërgimtarëve tanë ( fjalën e kemi së paku në disa qytete të Gjermanisë, ku janë hapur zyret - përfaqësit e konsulatës së Kosovës; Mynhen,
-
- si do të regjistrohen mërgimtarët tanë të cilët akoma nuk posedojnë dokumente ( pasaportë të shtetit të Kosovës, nuk kanë as letërnjohtim.., ), - - kanë nga një pasaportë jo valide të ish. R .Serbisë ?
- A kanë të drejtë regjistrimi mërgimtarët tanë që posedojnë pasaportat gjermane, zviceriane, ? ,etj.
-
Qëllimi kresor i këtij regjistrimi është; që të mësojmë për numrin e vërtetë të popullsisë, rezultatet përfundimtare duhet të jenë të sakta dhe të kryhen ne mënyrë të rregulltë dhe qdo herë duke përdor metodat demokratike. Enti Statistikor i Kosovës thotë: " Se është i përgatitur teknikisht që regjistrimin e popullsisë ta kryejë me sukses. (Mirëpo, prapë ne i pyesim ata, ku do të regjistrohemi ne mërgimtarët?). Procesi i regjistrimit nuk ka karakter politikë, deklaron, Dr. Rifat BLAKU, udhëheqës i Komisionit Qendror të Regjistrimit të popullsisë, ekonomisë familjare, banesore. Zhvillimet politike nuk do të reflektohen, sepse përgatitjet kanë filluar vite më parë dhe projekti akoma vazhdon. Projekti nuk është politik, por është aksion ekskluzivisht për prodhime të statistikave, kështu që (politika) absolutisht nuk do të reflektohet". Duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, është aprovu edhe Ligji për regjistrimin e popullsisë..., dhe aty nuk është përcaktuar që respodenti përkatsishtë qytetari i lirë të deklarohet për përkatësin kombëtare të cilën e dëshiron, dhe e ndien veten që i takon atij grupi. Qytetari ka të drejtë edhe mos të deklarohet për përkatsin kombëtare të cilës i takon. Prandaj, i ftojë organet kompetente të shtetit të Kosovës, e konkretishtë Komisionin Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, që në kordinim me ministrinë e Diasporës - përgjegjësin apo përfaqsuesin e mërgatës .., ti kordinojnë punët me organet kompetente që mërgimtarët tanë të pjesë në regjistrim. Pastaj shumë mërgimtarë gjatë bisedave që zhvilluam na thanë: Nëse diku shohim se kërkohet që ne të regjistrohemi si KOSOVAR, ne nuk do të regjistrohemi fare. Ne kërkojmë që të gjithë të lirë dhe pa kurfarë presioni të regjistrohemi si shqiptarë, turkë, romë, egjiptasë, etj, etj
Weingarten-Gjermani