| E enjte, 17.03.2011, 08:57 PM |
Aktivitete të mërgatës shqiptare në Itali
Turnir madhështor-për nder të (dy) festave
Nga Beqir Cikaqi, Trevso(Itali)
Përvjetori i tretë i Pavarësisë së Kosovës dhe ditët e lavdishme të 5,6 e 7 mars të vitit 1998, të njohura si Epopeja e UÇK-së, u shënua edhe te mërgata shqiptare në provincen e Trevisos.
Më datat 12 e 13 mars (dy ditë rreshtë) u organizua një turnir në futboll të vogël, ku u shënuan dy ngjarjet më të rëndësishme në historin e popullit shqiptar, e në veqanti për shtetin më të ri në botë-Republikën e Kosovës. Tani më turniri në futboll të vogël i organizuar për nder të ditëve Epopeja e UÇK-së, ka vite që organizohej, por nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, këto dy data shënohen bashkarisht me këtë llojë aktiviteti sportiv, pasi që edhe datat e tyre janë shumë afër në mes veti (17 shkurti e 5,6,7marsi ). Pra, ishte ky turniri i 8-të tradizional në futboll të vogël kushtuar ditëve të lavdishme Epopeja e UÇK-së dhe i 3-të në përvjetorin të pavarësisë së Kosovës.
Organizatore e turnirit (sikur edhe në të gjitha turniret tjera) ishte Shoqata “KOSOVA”, me aktivistet e vet: Faton Stoliqi, Flurim Lumi, Besim Begaj, etj. Turniri u mbajt në sallen sportive të Montebellunos (lokalitet i Trevisos), e cila disponon të gjitha kushtet e volitshme, e paisur edhe me zërim, e pankarta të firmave vendore, në mesin e të cilave dalloheshin edhe tri firma që drejtohen nga shqiptarët, si “SabaGroup”, “Peçani” dhe “Dakaj”.
Në hapje të turnirit u bë intonimi i himnit Kombëtar dhe himnit shtetëror të Kosovës. Nga organizatorët dhe të pranishmit në shenjë mirënjohje për kontributin dhe aktivietin e dhënë, u përkujtuan edhe dy bashkëatdhetarët tanë që pësuan aksidentalisht mbrenda dy turnireve, që u konsiderua se kan kontribuar për këtë manifestim. Kështu u përkujtua Shpend Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës, ish pjesëtar i UÇK-së,i cili me mbarimin e luftes e la uniformen dhe mori rrugen e gurbetit, i ndjeri ishte puntor disavjeqar në Provincen e Trevisos, pësoi aksidentalisht ( në vendlindje) pikërisht me 6 mars 2010 (një vit më parë), ditë e cila koiçidon në datën e kohës së ditëve të Epopesë së UÇK-së, për lavdin e së cilës kontriboi edhe vet sa ishte pjesëtar i UÇK-së. Gjithashtu me një minut heshtje u nderua edhe i riu Valon Binaku,nga Sudençani i Therandës, i cili pak ditë ma parë pësoi në një aksident (në Treviso), i ndjeri ishte pjesëmarrës aktiv(si lojtar) i turnireve të kaluara.
Spektakël i vërtet u urganizua në finalen e këtijë turniri, konribut për këtë dhanë të gjithë pjesëmarrsit, duke filluar nga organizatorët, shikuesit, arbitërit, e sidomos lojtarët, që treguan cilësi dhe korrektësi maksimale. Në finale u takuan dy ekipe që treguan rezultate më të mira, që e arsyetuan veten me lojë e akcione të bukura, duke shënuar herë njeri ekip herë tjetri, fituesi ishte enigmë deri në seconden e fundit të kësaj finale. Finalja:Rinia Kosovës – Intongeni përfundoi me rezultat të ngusht 7:6.
Organizatorët për më të suksesshmit, më të dalluarit, etj. ndan kupa, medalione, mirënjohje. Për tri ekipet më të mira në rezultate ndau edhe mjete materiale, sipas pozitës që arriten. Ndërsa ekipi fitues në pronësi të përkohëshme (deri në turnirin e ardhshëm) do ta ketë shpërblimin kryesor të këtijë turniri tradicional-bustin e Komndantit Legjendar Adem Jashari. Këtë trofe për të dyten herë e fitoi ekipi i të rinjëve me emrin RINIA KOSOVËS, në përbërjen e të cilit ishin: Xhemajl Hajdaraj, Ardian Shijaku, Urim Osmani, Liridon Bytyqi, Besim Zogaj, Besnik Osmani, Valdet Veselaj, Erzon Behluli, Azem Shijaku dhe Arben Bytyqi(në cilësin edhe të sponzorit për këtë ekip).
Shpërblimet kryesore në emër të organizatorit i ndau z. Isuf Zenelaj, aktivist i njohur te mërgat e këtushme në vitet ’95-’99. Ndërsa në ndarjen e shpërblmëve ndihmuan edhe z. Sadri Bytyqi, Bajram Peçani, etj. Pasë ndarjeve të dhuratave e shpërblimëve, fituesit festuan bashkarisht me tingujt e këngës “Marshi i UÇK-së”.
Në këtë turnir, pjesëmarrëse ishin 20 ekipe. Morren pjesë përveq shqiptarëve edhe lojtar vendor e të huaj, të cilët edhe u shperblyen në saje të cilësive që treguan. Drejtësin në këtë turnir e ndan dyshja e arbitërve vendor të licensuar: Modesto Franco dhe Peter Priamo, të cilët në fund u shprehen shumë të knaqur për sjelljet që treguan pjesëmarrësit e këtijë turniri.
Të shpërblyer, si- Lojtari më i mirë: Egzon Behluli (ekipi Rina Kosovës), portieri: Abdyl Habip-maroken (ekipi Seniku), golashënuesi: Muharrem Veselovski-maqedon (ekipi Intongeni), lojtari më i ri: Pajtim Arifaj (ekipi Pecani), lojtari më i moshuar: Xheladin Krasniqi (ekipi Llapusha). U shpërblyen edhe trajneri Atdhe Bytyqi, shikuesi më i rregullt: Fehmi Shijaku dhe arbitri: Modesto Franco.
Ekipet fituese: 1.RINA KOSOVËS; 2.INTONGENI; 3.EDIL ABI
13 mars 2011,Treviso-Itali