| E marte, 15.03.2011, 07:23 PM |
Gazi Buxheli
SINQERITET DHE HYPOKRIZI:
SINQERITET
Ndryshe mendova e ndryshe më dollën
ca gjëra që kërkova, a gjeta në jetë,
bile edhe qeni lidhur tek oborri,
i ndryshëm më dolli në ndjesinë e vet…
…e shihja shpesh të çoroditur,
në kasolle e vogël, mënjanuar,
veç mbeta shtangur e i habitur,
kur e pash të përlotur, të dëshpëruar…
…ish mëngjes kur për diku larg
ika për të mos u kthyer më tek Ai,
Unë e dija ikjen e gjatë,
por si Ai e ndjeu, këtë nuk e di!
Një ditë do kthehem e Atë s’do ta gjej,
se do jetë tretur, duke vajtuar lëngimin,
por miku im që ndjeu ikjen
tretur nën dhe, do të ndjej edhe kthimin…
HYPOKRIZI
O njerëz!
Në tregun e zi të moralit,
hypokrizia mbretëreshe e këmbimit,
tretur në buzëqeshjen e shtirë
e lotët e ç’krypur të pikëllimit…
…krahë i bëhet buzwqeshja
e shpatë logu i çuditshëm,
por kurrë si kap dot lartësitë
pa naivitetin tuaj të frikshëm…