Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Simpozium i 30 - vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Zvicër

| E marte, 15.03.2011, 08:57 PM |


Simpozium  i  30 - vjetorit    demonstratave të vitit 1981 në Zvicër

 

Tema

 

Ndikimet e aparaturës serbe  në prishjen dhe përçarjen ndër familjare pas  ngjarjeve të  vitit 1981  në Kosovë

 

Nga Asllan Dibrani

 

Për  shkaqe të hegjemonizmit   lakmisë ,dhe apetiteve  për pushtime të reja në formë agresive , Serbisë nuk i  mbeti asnjëherë  kohë pasiviteti,  por gjithnjë  aparaturën e vet e intensifikoj në ofensivë  veprimi  kundër Kosovës. Për ta ushtruar një terror  të vazhdueshëm kriminal nga të gjitha format ma të vrazhda, për t'i realizuar ëndrrat e veta,  për një Serbi të madhe  si  hegjemoniste   dhe agresore ndaj fqinjëve !?...   Ky agresivitet  i Serbisë ishte i theksuar kundër shqiptarëve  në të gjitha kohërat po si motiv i shkrimit do të jetë pasqyrimi i metodave  të saj  që i praktikojë pas ngjarjeve të vitit 1981 , duke  gjetur  formën   e diferencimit politik si shqiptar  i pa përshtatshëm  ideo-politikisht   duke na quajtur si irredentist,nacionalit, armiq,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllav, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën   i shkaktojë popullit  mjaft ndasi ,përçarje, huti, imponime, njolla,ndasi  familjare,   ndasitë individuale,  ndasi në vende kolektive siç ishin diferencime në shkolla ,fabrika,organizata  etj.   Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit  për disa shqiptarë "të ndershëm"  qe ishin tradhtar ndaj çështjes shqiptare,si njerëz të mirë për njerëzit analfabet  dhe projugosllav! Një pjesë ishin   të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët ma të afërm  të sistemit ish jugosllav ( në organet e Serbisë)gjë qe  në praktikë i kushtojë popullit  shqiptarë mjaft  në stilin "Përçajë e Sundo".

 

Diferencimit politike në Kosovë  pas ngjarjeve të vitit  1981

 

Aparatura serbe  nga Beogradi  zhvilloj një propagandë  dhe një  sundim të egër  ndaj popullit shqiptar, nga te gjitha periudhat,   por me kalimin e kohës, ajo shtriri  reprezaljet e veta  duke  i ngushtuar të gjitha  hapësirat e jetës popullit shqiptar të Kosovës. Kosova   pa të drejtë  mbeti nën administrimin  e ish Jugosllavisë artificiale  mbas luftës së dytë  botërore.  Shqiptarët    shprehen pakënaqësinë e vet edhe me front  luftarak siç ishte brigada e Shaban Polluzhes  etj ,  por dinakëria serbe  ndikoj qe të ndahet Kosova  nga Shqipëria qe e kishte pjesë të veten në te gjitha kohërat  .  Menjëherë pas luftës së dytë botërore   vazhdoj terrori kundër  shqiptarëve  pa të drejtë shkolle,pa te drejtë flamuri, pa te drejtë të përdorimit të gjuhës etj.  Pastaj sipas planeve serbe  radhazi  vazhdojë mbledhja e armëve nga  Rankoviqi,   në vitin 1956. Ngjarjet  edhe protestat e studentëve shqiptarë në  vitin   1968, ishin  të përgjakshme, por edhe sinjal i mirë drejt ngritjes së vetëdijes së popullit shqiptar nga Kosova ,  ajo rezistencë vazhdoj edhe në të ardhmen,ku si me intensive ishin ato të vitit 1981 në të cilën  iu bashkuan studentëve ,profesorëve,dhe intelektualeve  po thuajse pjesa dërmuese e popullit shqiptar me një qëllim për ndërrimin e statusit nga një krahinë e cunguar  në një Republikë të Kosovës, si e pa varur me ç'rast aparatura serbe  filloj burgosjet,arrestimet  dhe  diferencimet  politike ndaj demonstruesve dhe popullit në tërësi!?....

 

Ndikimet e aparaturës serbe  në prishjen dhe përçarjen ndër familjare pas  ngjarjeve të vitit  1981  në Kosovë

 

Metodat ma çnjerëzore të regjimit serb    përçarjen e familjeve   shqiptare pas ngjarjeve dhe  trazirave te vitit 1981, "përçaj dhe sundo" ishte parimi i qarqeve serbe të instaluara  në Kosovë që zhvilloj një metodë  duke përçare shqiptarët, i arriti disa plan programe të vetat propagandistike qe zhvillonte kundër shqiptarëve në prizmin se shqiptarët e Kosovës janë  irredentist,nacionalist,armiq ,antijugosllav,terrorist,antisocialist etj. Jugosllavia artificiale  kishte një influencë në  botë ,  nga që shqiptarëve,  nuk  ju lejonte shtypin  të flisnin për veten e vet, nga qe këto ngjarje  ishin  nën hijen e propagandës serbo-sllave,  duke e ndihmuar edhe  elita e kuislingve shqiptar  të Kosovës se atëhershme  ku nga vet goja e përfaqësuesve shqiptar u dënuan ngjarjet si "antijugosllave"se ne ishim rrënues të sistemit  jugosllav  dhe iniciuan diferencën me ndihmën e qarqeve serbosllave , me çka ne masë u rrit  një revolte e madhe  në mes politikanëve shqiptar ,policeve shqiptar,juristëve shqiptar ,spiuneve shqiptar,bashkëpunëtorëve shqiptar me organet serbe korrshi anës tjetër popullit  shqiptare qe ishte  në projektin ideologjik për arritjen e aspiratave të veta  etj, Aparatura serbe  ndikoj  ne prishjen e marrëdhënieve  ndërqytetore  në Kosovë  duke  i përçarë pas këtyre ngjarjeve në një shkallë të madhe  familjen  dhe shoqërinë shqiptare në tërësi!Kur themi kështu  e arsyetojmë këtë të dhëne duke pasur  me mijëra argumente qe i preku  shumë familje si të ndëshkuar në format ma primitive për t'i  degraduar si armiq te Jugosllavisë .     Në një familje  kishte  qe nuk flisnin në mes vete, anëtarët  e familjes  duke  u përçarë si pasoje e diktaturës serbe  që gjithmonë  populli ishte i ndarë ne dy blloqe  duke filluar qe  nga familja!

 

Familjet e ish te burgosurve politik  në shënjestër politike,morale dhe ekonomike

 

Kjo propagandë  e Serbisë që zhvillonte kundër shqiptarëve pas këtyre ngjarjeve ndikoj edhe  ne sistemin juridik, qe krijoj një bindje dhe imponoj  qe edhe republikat tjera të sjellin  forcat e veta ushtarako policore në Kosovë ,njerëzit ma te degjeneruar   për ta qetësuar situatën ,  ku në një fare mënyre  kosovarët u ballafaqonin me reprezalje  dhe terrorin e pa parë. Në Kosovë si shtesë përforcuese,  për me i shua me dhunë dhe gjak kë ngjarje  gjeneronin  Sllovenet ,Kroatet ,Maqedonasit,Boshnjaket,Malazezet dhe ata nga Vojvodina të imponuar nga Beogradi. Edhe ata ishin  barrë e rëndë mbi supet e shqiptarëve  që të shqiptaret ndikoj  negativisht  e sidomos të familjet të burgosurve politik, ku u diferenconin nga te gjitha segmentet e jetës  , ju vinin  lloj lloj presionesh dhe pa drejtësi  ,nëse një    qytetar  binte në kundërshtim me ligjin,u arrestonte dhe u burgoste,  pastaj  si pasojë vinte edhe të ndëshkimi  familjar  duke i larguar  nga puna të afërmit  si vëllezër  e motra ,  po edhe ma gjerë  në brezin e dytë,për një parullë  të shkruar" Kosova Republikë ", u dënonte   familja e tij  po edhe ai  u ndëshkonte me përjashtim nga shkolla  ,ose nga fakulteti, me të pa drejtë vazhdimi të mëtutjeshëm. Nënat ,motrat dhe gratë e ish  të burgosurve politik ishin nën presione   të fuqishme nga organet e udbës së atëhershme,  duke u munduar shpeshherë që të ndikojnë edhe në prishjen e martesave, duke i njollosur  se rrjedh  nga familja  armiqësore etj. Aparatura okupuese e Serbisë bënte presion në personat tjerë që ishin të fejuar apo të martuar  me ata qe ishin ne burg,  me   qëllim qe mos ta presin    të dashurin e vet  deri sa ta kryejnë vuajtjen e dënimit ku është tentuar që ta  cenojnë  moralin dhe integritetin e femrës po edhe të familjes  shqiptare .Thuajse  pjesa dërmuese  e ish të burgosurve politik, ishte  në vuajtjen e dënimit  jashtë Kosovës , ku një vizitë  familjes për ta vizituar  në burg djalin e vet apo të bijën   kostoja ishte e madhe,  sa që  ndikonte edhe në gjendjen ekonomike  të tyre, ku shpesh herë familjet  e të  burgosurve nuk kanë pasur mundësi për shumë muaj  me i vizitua të afërmit e vet.

 

Ish të burgosurit  politik  edhe pas vuajtjes se dënimit nën presione  të ndryshme nga diktatura serbe

 

Pas këtyre ngjarjeve  pasuan burgosjet e studenteve, profesorëve , intelektualeve , punëtoreve, dhe nxënësve në të cilën u ashpërsuan presionet në këtë shtresë të popullatës  ku shpeshherë është përcjellë hyrja-dalja në ato familje  nga personat e udbës serbo-sllave me bashkëpunëtorët e vet . Në shenjë  diferencimi është bërë edhe  shumë presion  tek te afërmit e vet që kanë  lind dhe rritur  bashkë si shokë të  punës ,të shkollës e gjetiu .Këto reprezalje  sa u shtonin dhe u rritnin  dita ditës!...  Në këto raste familjet e ish te burgosurve politik  kishin pasoja jetike   edhe pas vuajtjes së burgut. Të burgosurit  politik  kishin një statut të veçantë të qytetarit edhe pas vuajtjes se  dënimit ,  duke e obliguar që të lajmërohet në polici çdo ditë javë e muaj  , duke   mos i lënë asnjë hapësirë veprimi ,ndalim shkollimi ,ndalim punësimi,  ndalim integrimi në shoqëri  me një fjalë  e gjithë familja ishte  nen presionin   fizik dhe psikik   të vazhdueshëm! Pas vuajtjes se dënimit  në shumë raste   janë vizituar në forme masive ish të burgosurit politik nga popullata,por  në të shumtën e rasteve nën përcjelljen e diktaturës serbe  sa qe shpesh herë edhe miqësia e lidhur me dhjetëra vite ma herët  është rezervuar t'i bëjë  vizitë   familjes së  ish  të burgosurit,ose ka pasur shpeshherë raste  që edhe natën të bëhen vizita  për ish te burgosurit për  t'i humbur gjurmët e vizitës me një fjalë diferencimi politik ndikoj në shumë sfera të jetës se  familjes   shqiptare pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë.

 

Shkruan Asllan Dibrani 06.03.2011 Zvicër