| E hene, 14.03.2011, 08:09 PM |
KRISTAQ TURTULLI
DORUNTINA
U shkundën shekujt për Doruntinën,
Mu shfaq atëherë kur nuk e prisja.
Erërat e forta i tundnin pelerinën,
Përjashta zverdhonte e nemitur vjeshta.
Me vete vendosa të merrja Doruntinën
Në dhomë vetem nuk mund ta lija,
Pas vetes tërhiqte legjendën,
Dimërimin e buzëve të saj kisha.
Të njëjta qenë llastimet për Doruntinën,
Kur me miqtë e njihja.
Më pëshpëriste: kërkoj Kostandinin,
Pastaj le të vdisja...