| E diele, 13.03.2011, 04:06 PM |
Shoqata Atdhetare Kulturore “Laberia,” ndihet e indinjuar dhe e kercenuar ne identitetin e saj, kur ne menyre te perseritur, shohim deklarime te zyrtareve te pushtetit vendor te Bashkise se Himares, duke e quajtur krahinen e Himares, toke dhe popullsi greke. Publikimet e koheve te fundit ne faqen zyrtare te Bashkise, ekstremizohen duke perfshire brenda hapesires se bashkise 33 fshatra, pjese e Laberise se eperme, qe konsiderohen te populluara nga greket. Keto marrezi te radhes, jane ne vazhden e politikes shoviniste qe ben kryebashkiaku I Himares nen petkun e Qeverise Shqiptare. Shoqata Atdhetare Kulturore “Laberia,” reagon publikisht, ndaj agresionit, provokimeve dhe manipulimeve qe I bejne histories se Himares, nepermjet kalit te Trojes dhe lakejve te tij, aleate te fshehte, nen petkun e te ashtuqujturit “Vorio-Epir. Eshte nje e vertete e pa kontestueshme se Himara,ka qene krahine autonome dhe kryeqender e Laberise, me 54 fshatra nen juridiksionine saj. Por qofte territori, ashtu edhe popullsia ka qene autoktone shqiptare, malesor te Laberise. Keto shtremberime dashakeqese, jane ne vashden e nje strategjie grabitqare te qarqeve shoviniste greke, te lidhura me qarqe okulte, diabolike shqiptare. Vendosja e vorrezave greke ne kater zona te jugut, nenshkrimi I marrveshjes per 344 km2 det qe I dhurohet Greqise, deklarimet e konsullit grek ne Korce, per popullsi greke ne keto zona, vetedeklarimi I popullsise sipas etnise dhe fese, hapja e shkollave greke ne juge te vendit dhe se fundi pretendimi se “Himara shtet,” na qenka toke dhe popullsi greke, flet qarte per synimet dhe strategjine e neo vorio-epirioteve. Fakti qe tere kjo odise antikombetare behet nepermjet zyrtareve te shtetit shqiptare, nga qendra ne baze,tregon aleancat e fsheta te njerezve te pushtetit, qe duhet te pergjigjen para sovranit. Cenohet integriteti kombetar, shkelet kushtetuta, nderhyhet ne punet e brendshme te Shqiperise dhe s’ka as nje reagim, qofte diplomatik, apo shteteror. E gjithe kjo maskarade, eshte pergjegjesi e shtetit tone, qe ben aleanca te fshehta per koncesione politike e ekonomike, me fqinjin jugor. Keto veprime korruptive cenojne klimen e mardhenjeve te shendosha ted y vendeve tona, ne konjuktura abuzive me pushtetin. Shoqata Atdhetare Kulturore “Laberia,” denoncon publikisht, kalvarin e fenomenit antikombetar te individeve apo strukturave solide shteterore, qe e perdorin pushtetin per perfitime e afera korruptive, ne dem te identitetit kombetar. I kekojme partive politike shqiptare te mos mbeshtesin kanditaturen e Bollanos per Kryetar Bashkie ne Himare si person qe sjell konflikte, vendos gure ne mardheniet mes popujve grek dhe atij shqiptar, deformon historine.
Kryesia e Shoqates Mbarekombetare Atdhetare, Kulturore “Laberia”
Shoqatat fshatrave te Laberise
Lidhja e Shoqatave Marekombetare Shqiptare
Tirane, me 13.03.2011.