| E diele, 13.03.2011, 06:40 PM |
 Siana Ahmeti, është 17 vjece, nxënëse në klasën e 11-të, gjimnazi "Hasan Tahsini" Sarandë.
Siana Ahmeti, është 17 vjece, nxënëse në klasën e 11-të, gjimnazi "Hasan Tahsini" Sarandë.
Është pranë botimit të librit të saj të parë me poezi "Bashkëudhëtare me jetën". 
Pëlqen shumë poezinë, por është zgjidhja e saj e dytë pasi në të ardhmen do të vazhdojë rrugën për t'u bërë Biologe Molekulare.
Siana ka shumë ëndërra, por poezia do jetë shpirti që do e rrisë dhe do e shoqërojë gjatë gjithë jetës.
Siana Ahmeti
Te dua dot se themi
Me ka mbytur dhe mua nje lume malli 
me mbyti dhe mua nje lume kujtimi
u be kohe qe po mendoj 
u be kohe qe te enderroj.
Hapat c do dite hedhim bashke 
ne nje rruge qe quhet jete 
ecim gjate e nuk ndalojme 
po s ka ze ,tinguj nuk ndiejme.
I hedhim hapat ngadale 
qetesine te mos e prishim 
mos zgjojme syte kureshtar 
mos te kemi deshmimtar.
S kemi force jo te flasim 
s kemi force jo te shprehemi 
jemi porsi zogjte pa kenge 
po si lulet plot arome.
Hapim ere,e shndrijme me vese
por sec heshtim s kemi fjale 
friken botes sec ia kemi 
"te dua" dot se themi.
Nena s'ka moshe
Nje dite syte e tu ndala veshtrova
shume jete ata kishin,sado qe une kerkova
me bukuri i mbushte shkelqimi
me trishtim mallengjimi
Ne preher tu ula si atehere
kur ende nje foshnje une isha
doren mbi balle kerkova te me vije
fjale te ngrohta nga zemra prej nene te me thoje
Nga gjiri yt u rrita u edukova
nga fjala jote u mesova
nga syte e tu shpesh u qortova
po kurre su pendova
Tani je plakur thinjat te kane mbuluar
mbi ballin e gjere rrudhat te kane pushtuar
po prape je po aty sa here une kam nevoje
pesha e viteve akoma s te ka mposhtur
Per nje nene s ka rendesi mosha
per nje nene s kane rendesi vitet
per nje nene duhet vetem dashuria
per nje nene duhet vetem ngrohtesia
Vite ,ndoshta shekuj do kalojne
per nenen s ka moshe
ajo do jete gjithnje aty
te presi sa here ti ke nevoje
Isha deshmimtar i hapesires
kur e kuqja te kaltren mbyti
kur deti nga dielli u perskuq
kur hena vellon leshoi
dhe yjet vallezimin filluan
Isha aty kur pulebardhat fluturuan 
isha aty kur floket era mi shupuriste
isha aty kur pashe detin te terbuar
isha aty kur pashe naten te me mbulonte
Aty prane detit isha deri ne agim !
Te therrasesh dashurine
ate dikush do te ta hapi 
po ta dish se nuk jam une
jane fjalet e shpirtit tim 
qe me ju kekrojne te luajne
Fjale fjale pa vazhdim 
ndjenjat ku kane shkuar valle
dikush mi ka rrembyer 
vargjet kujtim me ka lene
Keto vargje dua ti shkund 
qe me shpirtin une te flas
te mbjell ne zemren time
nje lule te fresket behari
Ta ujis me vesen e fresket
ta skalis me doren time 
te therras te vetmin engjell
te therras dashurine
Te therras dashurine 
shpirtin te me pushtoje
endrrat te me zgjoje
zemren te me ngrohi
Pa frike athere trokisni
fjalet aty sdo jene 
ne vend te tyre do jete shpirti
qe me ju do bisedoje.
Trokit ,trokit pa rreshtur
qe me te te bisedosh
te biesedosh ti me dashurine 
dhe prane teje ti ta ftosh
Therit dhe ti ne zemer
Fto dhe ti ne shpirt 
te vetmin shpetim 
"engjellin e dashurise"
Kam nje plage qe me semuri
kam nje ndjenje qe me pushtoi 
ah kjo plage do te vazhdoje 
sa mbi toke te jetojme.
Eshte lengata e dashurise 
eshte sevdaja e rinise 
eshte gezim qe rinon zemren 
eshte ilac qe te sheron 
eshte helm qe te helmon.
Vargjet me vrull po i shkruaj 
poezine do ta vazhdoj 
perjete vargjet do i shkruaj 
perjete sa here shpirtin ta kem te roberuar
Me pjalmin e luleve dy trendafila duhen
 
me eren e embel dy gonxhe dashurohen 
me shkelqimin e henes dy yje perqafohen 
me vete henen dielli nje cast sec puthet.
Si rrufe dy shtizash 
ne zemer me godet 
me rrembeu pa e ditur
me rrembeu dashuria.
Me lajka mua sec me genjeu 
me fjale te bukura me ledhatoi
me tinguj marramendes me hutoi 
me fjale te arta ,fjale zemre me pushtoi
Hodhi rrenje si trendafil behari 
lulezoi si gjethe prilli 
s pati shi qe ta rrenonte 
s pati force qe ta shteronte
Rrenje thelle sec ka hedhur 
lis i larte do te behet
nje jete te tere ka per te bleruar 
se ne shpirt me buron miresia
?Une edhe ti
Ne kete bote ku s ka kufi 
ne kete jete ku fle misteri 
aty e gjetem veten 
te zhytur ,une edhe ti.
Nje fllad fillon dhe gjate vazhdon 
nje loje qe kurre nuk perfundon 
aty gjejme strehez,askush tjeter
vetem ne te dy.
Mbeshtillemi nen tingujt e frymemarrjes 
zhvirgjerohemi nen fjalet magjiplota te dashurise
rrime gjate ashtu duke kuvenduar 
e per ke tjeter,vec per mallin qe na mbyt.
Rendim gjate,e kurre s'ndalojme 
se s ka forca qe etjen te frenojne 
ja ashtu perhere ne blerim 
askush tjeter s'do te jete 
vetem une edhe ti.
Vetem une edhe ti 
ne kerkim te lirise 
vetem ne te dy 
nen ritmet e embelsise.
?
Kaluan dhe shirat e vjeshtes 
kaluan shpejt si pa lene gjurme
iken shpejt e avulluan 
zemren time sec coptuan.
Vjeshte pa shi jo nuk ka 
dimri pa bore,e stuhi 
eshte si lulja pa arome 
edhe vera pa nxehtesi eshte si 1000 vjet roberi.
4 jane shkojne e vijne
vend ne zemer te gjitha kane 
po kater stinet,vec nje i shijon.
Ajo eshte mbreteria,e pakuptuar ne te cilen jetoj
bashkeudhetare ne rrugen ku jetoj 
eshte shpirti qe me rrit 
eshte semundja qe me mposht.
Ne jete vij nga nje dashuri 
me te rritem,me te jetoj 
me te prape do lulezoj 
te tjere brezave do jua trashegoj.
EH!Si eshte dashuria 
nje zinxhir qe nuk ka fund 
kurthe rrugeve te jetes 
fjale,fjale qe nuk shterojne.
......edhe zemra te tradhton.....
E shikoja zemren si nje pus i thelle 
tek ajo besimin gjeja ,shokun tim sec e kisha 
po ja qe ne kete bote shpesh zhgenjehesh 
edhe zemra te tradhton.
Eh! Kjo zemra mu genjye 
poezine sec me pelqeu 
gjithe misteret qe mban shpirti 
ne vargjet e saj sec i hodhi.
Dashuroi ,poezine pas vargjeve sec shkoi
dashuroi dashurine ,bukurine dhe embelsine 
me harroi shpejt dhe mua 
s rrinte dot si ne kafaz.
Me ndjenjat e mia nota pentagrami hedh 
me te fshehat e mia thur pralla plot jete 
si cicerime zogu i shperndan 
melodine te gjithe te shijojne
?Hesht me dashurine
Kam frike te te them 
te flas nuk e di pse trembem ,
mallin e patretur,per ty fort e ruaj
me fatin nuk e di pse luaj.
Hesht dhe vetem hesht 
se prane bukurise tende,
s'ka fjale te thyej heshtjen qe vetem hesht,
se prane te bukures edhe trendafili vyshket.
Rri dhe pres agimet
i pres ne pafundesi
dua gjate te mendohem 
dhe perhere vec per ty te kujtohem .
Hesht
me askend tjeter 
vec me dashurine,