| E diele, 13.03.2011, 07:32 PM |
Marsida Hasnjoku
****
Pas pak unë humb në përlotjen time!
Mbështes kokën në trishtimin tim!
Jam thjesht një kukull… një pamje e ngrirë.
Pëshpëris në vetvete si një ëngjëll, dy fjalë si një lutje pa kuptim
Me fund endem në mendimet e mia! Si një kameleon I përdalë
Braktis gjithçka, përcjell hapat e tua!
Trokitje që të grish, ndalo, më rrëmbe
Më rrëmbe aty ku ti fle! Nuk dua të shkoj në strati tim!
Në mimikën time do të përqesh…
Nga ëndrra ime do të përflak!
***
Një ditë harresë!
Kështu dua të humbas fillin e një dite.
Pa njohur ku fillon ajo…
MALL
Kam mall o qënie e brishtë
Të mbë shtjell me krahë ëngjëlli, në shpirtin tim
Pareshtur vajtoj ne pamjen tënde,
si i vetmi altar ku falet hëna!
Të braktisa me forcë!
Si një ujvarë në imazhin tim
Dhe klitha me force "Të dua"
Për të rikthyer pranë meje!
Kam mall o qënie e brishtë
Për sytë ....
Për buzët....
Kam mall për gjithcka!
NDRYSHIM
Lyhet natyra me të kuqe
Në perëndim dielli.
MUNGOJ!
Diell pa mëngjes,
Si një rreze humbetire...
Tutje mund të shkoj, nën tutelë
Diell pa mua...
PENDIMI
Pas çdo shuplakë
Ka një asfaltë të lëmohet
Dhe ajo tashmë mbetet
Një xham i krisur
Lidhur fort pas dorës tënde!
ÇMËNDURI
Të dehem në këtë natë
E vetme, buzë detit
Dhe hëna të bëhet
Prijëse anadollake e shkëlqimit
***
Si një betejë pa luftë !
Si dy shpata të mprehta!
Dhe hena e vrazhde me luftojë ate natë !
E zbukuruar me petale
hedh petkun e kohë s, yjet mbi shtrati tim.
Dicka më pëshpëritë , dhe aty je ti!
Beteje e pafund në shpirtin tim.
dicka me pershpeit, është frymarraja ime!
Në çdo unazë pauze të përcjell ty!
Padashur të përcjell në ëndrrat e mia
Si mantel nate...
Dhe kaq ftohtë kisha atë natë
Dhe te mbeshtolla fort pas vetes!
ME FLOKË TË SHKUJDESUR
Para pasqyrës
ngrihet lapidary imazhi im
E burgosur ne heshtjen e shpirtit
Bredh e çoroditur........
Mbi valë
lahet lakuriqsia ime
Shi bie mbi kaçurrela
.........flokët më bien mbi sy
ZEMËR E DEHUR
O stuhi rebelesh,
Marri e orëve të marterizuar,
Zhurmë në qertikët e jetës
Magjiplotë,
Zemra ime nuk pushon
të përgjojë tingujt e saja!
O stuhi,
aq shumë tinzare!
FSHIHEM
Endem dhe zvarritem
si një humbëtirë
në mëndjen tënde
E parfumuar me petale
në morgue e zemrës
Jam mal i heshtur
që fshihem posht qiellit.
PROSTITUTA
Cdo ditë nga pak kam qenë
ai shpërfytyrim i imazhit tim
e pikturuar shkujdesur
me buzeqeshjen time ironike
Kam qënë, e botuar në petalet
e luleve anës bordurave
të atij qyteti pa anë e pa fund
Nga pak,
mbulohem me shputat
e atij kameleoni të përdalë
që nuk ngopet me kupën e epshit
BOTA IME
Jam vuajtja e shpirtit tim
Eksploroj çdo fjalë
Për të formuar romanin “ e imja “
Çdo gjë që bëj ka emër
Si dy pishtarë herë ndriçojnë
herë s’kanë zjarrë!
LAMTUMIRË
Pikturoje qerpikun tim
Pastaj dhurojë atij një ngjyrë !
Ngjyrosi buzët e mia
ndoshta ka ardhur koha të të përcjell.
S’MUND!
Doja të të sillja pranë vetes
E ndërsa ai u shfaq me puthjet e tij djall.
Të falja një pjesë nga tingujt e frymËmarrjes tim
Ato nuk të rrëmbyen dot!
HËNA MBI SHTRAT
Me hënën e përgjumur
Vritet dhe shikimi im
Kur arrin të gjej njeri të lodhur
Tashmë kam pak orë
që e vështroj tek mundohem ta urrej
Nga ajo mund të zbuloj
një grimcë mëshire
Sepse gjysmën tjtër të hënës
E kam vjedhur unë
E tëra mbi shtratin tim!
MASHTRIM
Nuk do të jem dëshmitar,
Nuk do të jem aty në martesën tënde!
……të kurorëzuar nga natyra!
TRUP KITARË
Nën dritën e hënës përhumbem
Mbi pishtarët e natës zhvishem
Valvitem e tëra si perde e kohës
Dridhem e tingullt në afshin tim
Përse të humb në dorën ëndërrim?!
E shtrirë në çarçfin e grisur
Mbuloj këtë realitet me nota të eksituara
Dhe trupi im është kitarë e zhveshur
TË BËHESH DIKUSH!
E çakërduar nga hapat
rend me vello
të prek tingujt që fali koha
për t’u bërë nuse
QAJ
Si një ëngjëll mbrojtës
Kapem dorë për dore me kohën
akordoj qerpikët e qiellit
padashur puthem me shiun
E IKUR
Anës trutuarëve të iluzionit
e përdhunuar në vals
vrapoj.......
Ti largohem atij kalorësi bredharak
MËRI
I vjetër gjithë ai akt dashuror
ku as petalet nuk mund ta ngrohin!
INAT
Dua të humbas përtej
larg........
“helmit” njerëzim
ndryshe dhe unë
do të jem njeri i helmt