| E diele, 13.03.2011, 08:26 PM |
Letër nga Gjakova
Nga Muharrem Kurti
Endro, ku je?
Si ka mundësi që njeriu të tjetërsohet kaq shpejtë?
Edhe këtë herë po të shkruaj me mallë të pashuar, duke dashur me gjithë shpirtë, që letra ime të të gjejë mirë me shëndet dhe pa probleme jetsore.
Çdo letër e imja ka në vetvete diçka nga miqësia jonë , nga fëmiria jonë, nga rinia e jonë e rralllë.
E di që ti nuk ke dëshir që të flasë gjatë urimet që do t’i kisha për t’i dërguar. Prandaj , kam për të të thënë shumë. Kam për të sjellë tepër risi, për keq, fatkëqësisht, atje në mëgrim, për vendlindjen e për jetën tonë. Por, para se të radhisë shqetsimet e mija , një nga një , të mos e harroj edhe këtë. Ke kohë që nuk po me shkruan.
Letrat tua të fundit janë gjithnjë më të pakta, më me pak rreshta, më me pak fjalë, më me pak shoqëri tonën të dikurshme. A mos ka ndodhur te ti ndonjë tjetërsim?
A nuk ishim ne ata që i thamë betueshem njeri tjetrit sa herë: Të kam shokun më të ngushtë . Ta ktheja unë. Beso, edhe unë të kam shokun më të zgjedhur, më besik, më të përzemertë. Njëherë e një kohë nuk na ndante dita as nata.
A të kujtohet kur dilnin bashkë, në sheti, në Çabrat, në atë kodër kuror të qytetit tonë , ku bisedonim e shpresonim një të ardhme të ndritur , unë dhe ti e
Të tre , shpeshherë , kemi vendos, mos harro, njëzëri , që të martoheshim sipas traditës , më një nga gjakovarët e bukura. Dasmën , do ta bënim me dasmor të shumtë, më këngë qytetare, më këngëtar arshik, në një nga oborret tona të blerta plot lule.
Dhe sot çfarë ka ndodhur ?
Beni është martuar më një gjermankë tetë vite më të vjetër se vet, e cila ka një trup të trashë, tepër të behëshem. Dhe më të nuk ka fëmijë, sepse atë e ka grua vetëm për t’i pasur letrat e qëndrimit në Gjermani.
Ti ke një grua suedeze. Një bijondinë të zbehtë. Një grua të ftohtë si akulli . Indiferente si përbuzja. As ti nuk ke fëmijë? Apo jo? As unë nuk u martova më atë që desha dhe nuk kishte gjë më të turturshme se sa të jetosh me atë që s’të kupton e që nuk e kupton.
Po të njoftoj se gjithçka ka ndryshuar . Nuk është shumëçka si më parë. Njihu edhe më këtë.
Në kodër të Çabratit nuk dalin më të rinj, si dikur , as për të shetitur , as për të projektuar ardhmërinë e ndritur. As për të këputur ndonjë kalavesh rrushi në vreshtat e Çabratit, duke ia pasur drojën pudarit tmerrsisht.
Në kodër të Çabratit nuk dalin më të rinj, dy nga dy , të dashuruar, që të strukën në ndonjë çubë, duke ia thënë njeri tjetrit fjalët e zjarrta të dashurisë.
Në kodër të Çabratit i kanë ndërtuar disa restorante , në të cilat shkojnë të rijntë , për të dëgjuar muzikë, digjej , rep, por vetëm ata që kanë lek.
Në kodër të Çabratit nuk dalin më as pleqtë , për të luajtur me domino, apo shah. A të kujtohet kur zbritnim nëpër shtëpija pleqtë, kur zinte të binte muzgu.
Nga kodra e Çabratit nuk vështrojnë më poetet , duke e parë qytetin në lugnajë, si prushnajë, me ato dritëra të ndezura , kur zinte të binte nata përmbi qytet.
Njihe edhe këtë: Çabrati ka pësuar një ndryshim rrënjësor. Atij i mungojnë shetitjet e mëparëshme . Ndërsa sot nuk të shikon syri të rinj duke u strukur në ndënjë çubë, për t’i thënë dashurisë”po”
Nga kodra e Çabratit nuk shikon më një oxhakë të fabrikave të shumta që tymon. Nëpër to mbizotron një heshtje e plotë. Atyre u mungon gjallëria e punëtorëve.
Vetëm lumi Erenik dhe prrocka Krena udhëtojnë përjetësisht nëpër shtratet e tyre të gjithmonshëm.
Nga kodra e Çabratit shikon vetëm risitë e keqija që të thashë në fillim të letrës. Janë shembur shtëpitë tradicionale dhe në vend të tyre kanë ndërtuar pallate shumëkateshe, tek tuk. Një mik i imi poet nga Kukësi më tha, një ditë teksa po pinim kafe në një nga restorantet e Çabratit:”Sa keq qenkan ndërtuar ato pallate , në mes të lagjes tradicionale . Përse nuk po formohet lagja e pallateve”, tha ai. Rrudha krihet. Jo pse nuk dija çfarë t’i jepja përgjigjie, por ngaqë anarkia e pasluftës kishte shkatrruar shumëçka, më vlerë , në vend të të cilave kishte futurë mish dhije, disa pallate ekstremisht me tendencë moderne, pa vend dhe pa shije. Prandaj rrudha turinjt në vend të përgjigjes . E tjera e tjera.
A e din se në rrugën time disa familje, siç janë Bunarët, Dolët, Podrimjajt, Hysët, Xerxet e ndonjë tjetër kanë shitur shtëpijat dhe janë shpengulur , kush në Prishtinë, kush në ndonjë qytet tjetër. Ndërsa në qendër të Lamës së Druve, veç Vulëve edhe Luzhët, Junikët, i kanë shitur pronat dhe kanë tretur dikah larg, as vet nuk e di ku.
Po qendra e Lamës së Druve, e cila gumzhinte dikur nga autobusët që bartnin punëtorët e Emin Durakut,, të Fonderisë, të Modelit, të Elektromotorrave, të Virgjisë,të Rrushtarisë,të Lugbunarit dhe të Mollëtarisë së Urës së Terezive, nuk ka më një autobus të tillë për be.
Në qendër të Lamës së Druve kanë mbirë disa kiosqe që nga regjimi okupues i Millosheviqit, tek të cilat shitet dhe blihet mall çfarëdolloji në kushte antihigjenike.
A të kujtohet në rinin tonë, kishte vetëm tre katër shitore, ajo e Kenë Morinës, e Rremë Nukës, dhe vetëm një mishtore.
Tani ka dhjetëra bastore, rreth e për qark dhe po aq qibabtore. Shih , çfarë ndryshimesh kanë ndodhur.
Ajo që më pelqen , e që është risi në qendër të Lames së Druve janë furgonat e qytetit Bajram Curr dhe të rajonit të Hasit.
Tani ata vijnë në çdo mëngjes me udhtar , blejnë , shesin dhe kthehen lirisht në shtepitë e tyre, pa asnjë problem . Ne shkojmë lirisht , po ashtu në Shqipëri.Kjo dikur as që guxohej që të mendohej, lerë më të realizohej.
A të kujtohet, apo e ke harruar? Sa herë kemi biseduar për vëllëzërit tanë tropojan dhe hasjan.Në mënyrë të fshehtë. Sa herë kemi biseduar për qiellin e Shqipërisë dhe kthjelltësinë e tij , për tokën e Shqipërisë që ishte një parajs, për ne. Çdo gjë për ne në kohën e kufirit hermetike, e Shqipërisë ishte përrallore. Më e bukura e botës. Ne kemi folur për njërëzit tanë që ishin përtej kufirit, tinëz me aq dashuri dhe vëllazëri. Dikur kjo dënohej , sepse kështu donin regjimet komuniste të të dy vendeve, që e donin të ndarë popullin tonë përgjithmonë. Shumëkush vdiq pa e parë familjen e vet andej kufirit, me mall që e shponte edhe gurin.
Ndarja e jonë nuk zgjati pak, po pesëdhjetë vite. Në disa herë i propozuam njeri tjetrit që të kalonim atë kufi gjaku ilegalisht, që të shihnim më sytë tanë qiellin e Shqipërisë dhe token e saj. Atje do të takonim nipat tanë dhe mbesat, dajët e tezet tanë. Ah, sa kishim dëshir atëherë që ta bënim kalimin ilegal të kufirit! Por ishte rrezik. Madje , shumëkush kishte lënë kokën duke kaluar kufirin. Shumëkush kishte rënë në pritë , gjatë tentimkalimit të kufirit , të plumbave dhe kthetrave të ushtarëve jugosllavo-shqiptar.
Mirëpo, kjo nuk na kishte bindur . ne vetëm ëndrromin kalimin e kufirit. A të kujtohet. Ishe ti që e theve atë dëshirë , atë ëndje të madhe, për të dalë andej kufirit me një fjali. Kur the:”Mund të shkojmë si qeni në rrush”.
Kështu ishte dikur, mos qoftë kurrë ashtu! Sot nuk ka as frikë për kufirin, as pengesa në kufi, për të shkuar dhe ardhur ne në Tropojë e Has dhe tropojanët dhe hasjanët tek ne.
Unë shpesh udhëtoj për në Bajram Curr. Shkoj , thjeshtë për të pirë një kafe. Atje kam miq. Miq krijues. Kurrë nuk ngopem me malin e Shkelzenit së pari, së sodituri nga pozita e qytetit të Bajram Currit. Dua të shuaj tridhjetë vite të ëndërrimit të kësaj mrekullie .
Nuk ngopem së vështruari ujin e bukur dhe të pastër si loti të lumit të Valbonës. Vertet , bukuri të tillë , siç e ka lumi Valbonë s’të shikon syri kund.
Kur jam në vizitë në Valbonë, e kujtoj propozimin tonë të dikurshëm në Çabrat, për të dalë përtej kufirit dhe çuditem me kohën e shpresës si ishte dje dhe çfarë solli e sotmja. Sa pa rëndësi është sot kufiri,
Endro!
Asnjë rrezik , asnjë diverzant nuk po ndodh sot. E atëherë na tmerronin, duke na thënë andej kufirit janë armiqtë tanë. Nga andej kufirit nga vjen e keqja. Nga andej kufirit përgatiten komplote për shtetin tonë. Si s’u bë ky kufi deri në qiell gardh, që të mos kaloi as zogu i malit nëpër të, thonin atëherë.
Kur e kujtoj atë kohë kufindarëse, kombndarë, ndjej dhembje për ata që vdiqën dhe që ëndrronin shembjen e kufirit , e që nuk e përjetuan rënjën e tij. Ata vdiqën dhe morren me vete në varr përmallimin e djegur , shpresën e parealizuar.
Dhe unë them çfarë fati paskan pas o Zot!
Miku im Endro,
Ti ke dëgjuar , që më nuk ka në atë kufi dhe në tërë Kosovë ushtar serbomalazeze. Ata shkuan si qentë me bisht nën shalë . Në pikat kufitare dhe në karakojte ku ata ishin , të fortë e të paprekshëm, sot nuk janë të mallkuarit. Po i bënë dëm shumë popullit dhe Kosovës , bishat.
Piramidat e kufirit shqiptaro-shqiptar janë shkulur . Janë rrexuar përdhe. I kanë bërë trosha me vare ushtarët e UÇK-ës . Shyqyr Zotit që erdhi kjo ditë! Nuk ka lumturi më të madhe se sa të shohesh zhbërjen e kufirit, të mbjellur përdhunisht nga armiqtë e kombit.
Endro, beso se ka rënë muri i Berlinit ndërmjet shqiptarëve.
Po çka ndodhi me ne? Ku jemi ne ? Ku i kemi betimet ne?
A nuk ishim unë, ti , Beni , Muli dhe Kola , ata që patëm projektuar ndërtimin e paçës së kombit tone? A nuk e deshem ne një komb shqiptar, një flamur shqiptar, një shtet shqiptar!
Ndërsa sot ti je në Suedi, Beni në Gjermani, Muli ra në luftë, e eshtrat nuk i dihen ku i ka , unë ndjehem i zhgënjyer me paçën tonë. Liria erdh! Pa ka errësir në poçat elektrik. Marrim frymë lirisht , po ka të zhgënjyer të shumtë. Dje luftetari i lirisë nuk u trembej plumbave të armikut, sot bën vetvrasje. Farfanajkët e djeshëm janë bërë profiterë sot. Pikë e pesë jemi berë.
Dikush thotë : kurrë më mirë si kemi pasur punët. Po unë dua dritë për vendin tim . Nuk mund të pajtohem më të metat tona.
Endro,
Sot me duhet ta ndërpres të shkruarit. Do të shkruaj një ditë tjeter.
Me dashuri!
Gjakovë, 2010.