| E shtune, 12.03.2011, 08:59 PM |
Profecia e Oriana Fallacit
Nga Piero Ostellino dhe Lavdrim Lita
Revoltat popullore në vendet afrikane që lagin Detin Mesdhe parashtrojnë, në perspektivë, dy skenarë - një për këto vende, kurse tjetra për Europën – çka janë njëherësh si asimetrike po ashtu dhe paradoksale. Skenari në vendet në fjalë: të rënies së tiranëve që i kishin sunduar për një kohë të gjatë, duke e mbajtur popullatat e tyre në një stad të prapambetur kulturor dhe politik, hap kështu, mundësinë e stabilizim
it të tyre nga ana e juntave ushtarake, që është baras me një pabarazi tjetër. Shpresa për një zhvillim më demokratik të cilën Perëndimi duhet ta inkurajonte në çdo mënyrë, nuk duket aktualisht. Megjithatë është e mundur shfaqja e një borgjezie globaliste, tregtare dhe utilitariste për të injektuar në shoqërinë civile, ndoshta jo parime, por të paktën zakone sociale dhe ekonomike më afër Perëndimit.
Skenari në Europë: ardhjen e masave të refugjatëve, të cilët largohen nga ato vende përpara se të stabilizohen, kërcënon për të rritur normën e “islamizimit”. Asimetria dhe paradoksi, i të dy skenarëve është që, ndërsa disa vende islamike po bëjnë një hap përpara në rrugën e laicizmit dhe modernizimit, Europa është duke bërë një hap prapa sërish për një bashkëjetesë më të vështirë në mes të dy “qytetërimeve” të papajtueshme në planin shoqëror dhe politik, si dhe fetare.
Është skenari – një "vetëvrasje e Europës", - që gazetarja dhe shkrimtarja e Italiane Oriana Fallaci pohonte se kishte kapur me mendje pas sulmit mbi Kullat Binjake të Nju Jorkut më 11 shtator 2001. “Një Evropë që – shkruante që atëherë - nuk është më Europë, por një Eurabi”. Dhe kështu e përshkroi: “Në secilën prej qyteteve tona ka një tjetër qytet ... Një qytet i huaj që flet gjuhën e vet dhe respekton zakonet e veta, një qytet mysliman”. “Një armik që në emër të humanitarizmit dhe të azilit politik i pranojmë me mijëra çdo herë (...). dhe s’është hiç gjë, nëse familja është e përbërë shpesh nga dy ose tre gra, s’është hiç gjë nëse gruaja e tij, ose grave i rrahin dhunshëm, s’është hiç gjë nëse jo rrallë vret vajzën në xhinse blu”.
Ndërsa denoncon “indulgjencën e Kishës Katolike ndaj qëndrimeve të saj ndaj Islamit (...) që në radhë të parë synon shkatërrimin e krishterimit”, Fallaci nuk donte të "nxiste një luftë fetare”, ajo kufizohej të pyeste se çfarë ishte “kaq civile në një shoqëri që nuk e di as kuptimin e lirisë”. Kjo ishte, pra, (vetëm) një deklaratë për një “diversitet” antropologjike që kërcënonte të rezultonte në një humbje të qytetërimit hebreo-krishtere dhe zhdukjen e kulturës politike të dobët, sepse kjo është më tolerante, liberale.
Është e vështirë për të thënë - për shkak se është shumë herët për t’u thënë - nëse profecia ogurzezë e Oriana Fallaci do të realizohet. Por, është e përjashtuar që – siç ajo parashikonte – “myslimanët të pranojnë një dialog me të krishterët, në kundërshtim me fetë e tjera (ose ateiste), është “dhe pasojat sociale” të dallimeve në mes të Islamit dhe Krishterimit, ashtu si sugjeron Papa Benedikti i XVI me mençuri, megjithatë, ajo do të ishte e rëndësishme hapja e një dialogu me ata që vijnë nga rek ne. Për të parë nëse duan me të vërtetë të jetojnë në harmoni me Ne. Marrë nga Corriere della Sera
***
Bëri përshtypje artikulli pas -11 shtatori 2001 “La rabbia e l’orgoglio” Mllefi dhe Krenaria e botuar nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Një shkrim i fortë, i rëndë por jo racist siç duan ta përkufizojnë islamofilët, i kritikuar nga shumë krahë, por shumë kurajoz. Më shumë se sulmues kundër ekstremizmit islamik, ky shkrim është një “J’acusse” e re ndaj të ashtuquajturës “intelligencija”Oksidentale. E mefshtë, pa memorie historike e dobët të përballoje valën ekstremiste që po përhapej në Europë prej fundamentalistëve të veshur me azil politik për hir të humanizmit. Paradoks, se duke qenë personazhe të kërkuar për terrorizëm në vendet e origjinës merrnin azil politik nga po ato shtete europiane kundër të cilëve villnin helm dhe kërkonin shkatërrimin e civilizimit. Oriana Fallaci është ende një shpirt i lirë, laike në kulm, rebele ndaj pushtetit si çdo fiorentin i mirë, ndërgjegje moderne, gazetare lufte, intervistuese e dhjetëra “burra shteti” para të cilëve nuk përkulej kurrë.