| E shtune, 12.03.2011, 05:19 PM |

NJË FOTOGRAFI NGA VLORA
Nga Luan Çipi
E  pash me mall foton disa herë
Bardhin flokëbardhë dhe Ejupin qiellor
Dhe  mu dukën miqësor, si përherë
Te takimi i përditshëm në Vlorë.
Në mes ishte juristi Petraq Pali
Dhe me tej ingjiner Spiro  Naqi.
Zvërneci përrallor, që Zoti e fali,
I rinoi, i çlodhi e i kënaqi.
Do vijë dhe për mua  shpejt  ora
Kur mes jush të qëndroj përherë,
Të bredh me shokët e dashur nga Vlora,
Në Nartë , Jonufër, Radhimë e Rivierë.
Çikago, Mars,10.2011