| E shtune, 12.03.2011, 12:19 PM |
Ferid Selimi
Zbrazje kujtimesh
Sonte, zbraz kujtimet valë të nxehta për ditët e acarta
e kohët e harxhuara si shishet e hedhura në kontejnerin e jetës.
Në kujtim të atyre ditëve,
flokëve çdo mëngjes i shuaj etjen,
si atëherë, miku im,
ama, mu si atëherë.
Me peshqir thaj qimet e ujosura dhe
për të takuar ty dhe Etlevën.
E aty, te pikëtakimi, vetëm malli - forrik.
Paskëshit ndërruar banim, miku im.
Ti diku në zigzaket e Alpeve, e ajo, Etleva, marshuaka zhurmshëm,
diku, thellë në kujtimet e tua.