Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Thellohet rreziku i humbjes të parave të shqiptarëve në Greqi

| E shtune, 12.03.2011, 02:25 PM |


Agjensia e analizës financiare Moody’s e vlersoi sot borxhin shtetëror (bonot e thesarit) të Greqisë më poshtë se niveli i hedhurinave. Kjo domethënë se për ato që blenë bono thesari pas serumit borxh prej 110 bilion/miliard Eurosh të dhënë para 10 muajsh nga Bashkimi Europian dhe FMN nuk do ketë akoma më shumë mundësi t’i marrin parat përsëri në fund të afatit të caktuar.

 

            Ç’domethënë blerje e bonove të thesarit të një shteti?

 

            Kur një person apo institucion blen p.sh. me 100 Euro bono thesari, të cilat kanë një normë përfitimi/interesi p.sh. 2%, atëhere në çastin e nënshkrimit të kontratës ky person apo institucion marrin 2 Euro, kurse 100 Eurot e investuara priten të merren në fund të afatit të caktuar në kontratë.

 

            Çeshtja lind kur shtetit iu ka tretur si krypa në ujë paraja e grumbulluar nëpërmjet “shitjes së bonove të thesarit”. Në Prill 2010, agjensia financiare Standard & Poor’s e vlersoi borxhin shtetëror (bonot e theasarit) të Greqisë të barabartë me vlerën e hedhurinave, domethënë praktikisht pa vlerë: zero Euro. Sot, ky borxh shtetëror ka vlerë nën zero Euro. Meqenëse serumi monetar nga jashtë shtetit vetëm se do rrisë thellësinë e mbytjes, qeveria greke tani ka dy mundësi për të gjetur serum monetar të brendshëm:

 

            E para: Të marrë paratë e njërëzve të depozituara nëpër banka dhe me to të paguajë sa të mundet disa miq apo institucione financiare. Megjithatë, ky burim nuk mjafton për të shuar etjen e borxheve të pa paguara. Praktikisht kjo realizohet me falimentime bankash të cilat gdhihen bosh dhe humbin egzistencën e tyre. Qeveria do zgjohet e tronditur për këtë ndodhi të papritur dhe menjëherë do zotohet se do ta kërkojë e mëpas do ta mbledhë krypën e tretur në det.

 

            E dyta: Të shesë ishuj e tokë kontinentale dhe tërë pasuritë shtetërore. Kjo do të sillte qetësim ekonomik në Greqi për një kohë të shkurtër dhe anija greke do ishte më e lehtë për t’u tërhequr nga karvani i anijeve të Bashkimit Europian.

 

            Taksat janë një mjet kryesor për bankat qëndrore që të marrin mbrapsh paranë e nxjerrë prej tyre. Meqenëse në Greqi nuk ka para për t'ia marrë taksën dhe paraja e derdhur nga bankat qëndrore europiane e Fondi Monetar Ndërkombëtar, atëhere e vetmja mënyrë për të ulur vlerën e kësaj humbje është zhvleftësimi i monedhës europiane. Pra, një ulje e vlerës së Euros pritet të ndodhë në tregjet e këmbimit monetar.

 

www.telegraph.co.uk/finance/economics/8366707/Greek-debt-price-soars-as-Moodys-cuts-credit-rating-below-Egypt.html

 

http://money.ca.msn.com/investing/news/business-news/article.aspx?cp-documentid=27915211

 

Saimir Lolja

 

Shekulli 09-03-2011

 

Fakti Ditor 09-03-2011

Për ZSH: Alfred Papuçiu