| E marte, 22.01.2008, 07:32 PM |
NË VALLEN E MADHE TË PAVARËSISË QË PO FILLON:
N’ALTARIN E SHTETIT TË KOSOVËS PRIN IBRAHIM RUGOVA
Në dyvjetorin e ndarjes fizike nga ne të Babait dhe Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës – Dr Ibrahim Rugova
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Lecco, 21 janar 2008
![]() |
| Engjell Koliqi |
me një mjeshtri specifike dhe të pakrahasueshme intelektuale e politike dhe me një përkushtim të pashoq, ia imponoi diplomacisë ndërkombëtare në të gjitha qendrat e vendosjes, prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara e deri në Bashkimin Europian, por edhe vetë historisë, që shumë seriozisht të merren me realitetin kosovar, për të përmbushur përfundimisht aspiratat e popullit të vuajtur nëpër shekuj. Ishte Ibrahim Rugova, Ai i cili vlerat e pakontestueshme dhe traditat e shenjta të kombit tonë i bëri të pashme dhe të pashmangshme në historinë e re të njerëzimit. Ishte Ai personaliteti i parë dhe protagonisti i domethënësisë së realitetit tonë kombëtar, që u personifikua në një konstruktor të paqes së qëndrueshme botërore. Për këtë edhe u krahasua me Gandin dhe u quajt Gandi i Ballkanit.
Dr Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri, veç Papës, të cilit Shenjtëresha Shqiptare – Nëna Tereze – i ishte përkulur dhe ia kishte puthur dorën, dhe atë – publikisht, në praninë e shumë liderëve të vendeve dhe të popujve të të gjitha kontinenteve. Në të vërtetë, në shkurt të vitit 1997, në Lutjet Tradicionale të Mëngjesit, në Shtëpinë e Bardhë në Washington, Nëna Tereze ishte përkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrë e ia kishte puthur dorën dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit të SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thënë: “Zotni President. Ky është presidenti im dhe i Kosovës – Ibrahim Rugova. Të lutem ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!” Mbas përfundimit të luftës në Kosovë, Klinton kishte shkuar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e Nënës Tereze, ndër të tjera i kishte thënë: "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lire dhe po ndërton demokracinë".
Nuk e kemi lehtë ta madhërojmë Ditën e Madhe të Pavarësisë, që tashmë është shumë afër, pa strategun dhe themeluesin e Shtetit të Kosovës. Zemrat tona do të këndojnë e vallëzojnë nën trysni drithërimash, por do të përmbahemi dhe nuk do t’i zbehim vezullimat karakteristike të Krenarisë Arbërore, sepse sytë tanë do të shohin në ballë të valles festive vetë Presidentin Rugova! I qoftë gjithmonë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e dashti! Qoftë gjithmonë lapidar dhe fortesë e lavdisë dhe krenarisë sonë kombëtare, në të gjitha zemrat shqiptare!
![]() |
| Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi Bëjnë homazhe para varrit të Presidentit të Parë të Kosovës Dr Ibrahim Rugova, në dyvjetorin e kalimit të Tij në amshim |