| E premte, 11.03.2011, 09:57 PM |
Shënohet dita e mësuesit, në Singen të Gjermanisë
Nga Xhevat Muqaku
Me moton; "Mendja e një kombi është arsimi"(citat kuptimplotë i Sami Frashërit), përfaqësuesit e shoqatave; " Kosova ", " Rinia ", " Nermin Vkora- Falaschi ", dhe disa familje shqiptare, u takuan, në mbrëmjen e 7 Marsit, me rastin e festës së shenjët të mësuesit, në lokalin e Klubit shqiptarë " Kosova " në Singen.
Të pranishmit, folën, përkujtuan këtë ditë të madhe, mësuesin e tyre të parë, bankat shkollore, dhe përgëzuan mësueset/mësuesit e pranishëm dhe mësuesinë shqiptare për festën historike.
Në këtë mbramje, njëzërit u denua, akti kriminal i vrasjes dhe plagosjes së ushtarëve amerikan në aeroportin e Frankfurtit. Krahas arësimimit në vendin mikpritës, edhe organizimi i mirëfillët i mësimit plotësues në gjuhën amtare së bashku me kujdesin edhe nga ana e prindërve- mësuesve në familje, do të ishin Formula më e mirë që ky rast i randë të mos përsëritet kurr.
Ata u angazhuan që edhe në qytetin e Singenit, në të ardhmen e afërt, të organizohet mësimi plotësues në gjuhën amtare.
Impuls të veqant në këtë drejtim ka dhënë edhe angazhimi i madh i përfaqësuesve të shtetit të Kosovës,dhe posaqërisht takimi i zv. Konsullit të Kosovës me seli në
Për vendimet në takimin e fundit, të këtij niveli, të organizuar në qytetin Rotweil, informuan pjesmarrësit, zotërinjët; Malë Myrtaj dhe Azem Veliu.
Të pranishmit, ishin të mendimit, që të organizohet sa më parë, një takim me prindërit që nuk jan të pakët në këtë mjedis, në mënyrë që të përgaditet- caktohet një këshill i tyre, i cili do të merret me caktimin e lokalit shkollor, mësuesit, në përputhje me atë që u cek më lartë.
Këtij aktiviteti do t' i prinë kryesia e Klubit shqiptar " Kosova ", ndërsa do të përkrahet fuqishëm edhe nga dy shoqatat tjera dhe arësimdashësit që punojnë dhe veprojnë në këtë mjedis.
Në fund, të gjithë së bashku, uruam edhe nënat- motrat tona të pranishme, me rastin e tetë Marsit, ndërsa zonjat Nadire Hakaj dhe Hyrije Veliu, informuan se me datë 13 Mars, në lokalin e klubit kulturor " Kosova " në Singen, do të festohet kjo ditë, në një ambient familjar.