Sport » Sporti
Erkand Qerimaj, medalje e bronzit në kampionatin evropian të Peshëngritjes
E enjte, 10.03.2011, 08:27 PM
Një dhuratë si e rënë nga qielli. Erkand Qerimaj është bërë medalist i bronztë europian pasi një shtangist bjellorus që mbante vendin e tretë është skualifikuar nga Federata Botërore e Peshëngritjes sepse është gjetur pozitiv me doping.
Fjala është për kampionatin europian të këtij sporti, zhvilluar vjet në prill në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk, kampionat ku sportisti kuqezi zuri vendin e katërt në peshën deri
Medalist i bronzit u shpall vendasi Mikalai Çarniak, me
Pas skualifikimit të Çarniakut, Qerimaj u shpall zyrtarisht si fitues i vendit të tretë në atë Europian, në një garë ku ishte më i vogël në moshë sesa medalisti i artë, Tigran Petrosjan i Armenisë dhe polaku Kristof Shramiak.
Qerimaj pret të marrë medaljen e bronzit nga Federata Botërore dhe kjo gjë me shumë gjasa do të ndodhë në kampionatin europian që do të zhvillohet në prill të këtij vitin në
Për Qerimajn 22-vjeçar kjo është një medalje tjetër në karrierë, pas doli kampion i Mesdheut, medalist i argjendtë në kampionatin euriopian të vitit 2009 në Rumani si dhe kampion i Europës që nga mosha 15 vjeç e deri për të rinj.