| E hene, 21.01.2008, 11:44 PM |
Nga Alma Papamihali – Zemra Shqiptare
Burra te tille, nuk kane vdekje. Burrave si Ibrahim Rugova, duhet t´ju festohet vetem dita e lindjes.
Ai lindi, per t´ja kushtuar jeten dhe mencurine e tij, Kosoves...per t´ja kushtuar mendjen dhe energjine deri ne piken e fundit, ceshtjes aq vendimtare per te gjithe ne shqiptaret, pavarsise se Kosoves.
21 Janar 2008!
Kane kaluar dy vjet nga vdekja e Presidentit Rugova. Me sa duket deshira e tij, fjala e fundit e tij, po afron. Asgje s´mund t´a ktheje me pas, rrugen qe ai ndricoi me aq mencuri dhe diplomaci. Askush nuk mund ti thote me "Jo!", drejtesise.
Pavarsia po afron Rugove, ashtu sic e deshirove ne cdo minute te jetes tende, ashtu sic kerkove t´a perjetosh, qofte edhe per nje cast. Te perkujtojme ty sot ne kete date, duke shprehur njehkohesisht mirenjohjen tone.
Mirenjohjen ndaj burrit qe e nderoi bota mbare, me cmime te ndryshme per Paqen me 1995 ne Danimarke, 1999 ne Gjermani dhe ne Spanje, ne vitin 2000, me Cmimet nderi i Venedikut, Milanos dhe i Breschias (1999), "Doktor i nderit" nga Universiteti i Tiranes, ne vitin 2004, "Cmim nderi per paqen", ne vitin 2005 nga qyteti i New Yorkut...dhe Cmimin Presidenti i Zemres Shqiptare, nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane.