| E hene, 07.03.2011, 08:16 PM |
Xhevat Gasa
FESTAT E DASHURA (Poezi per femije)
7 edhe 8 marsi,
Prane njera tjetres,
Festat me te dashura,
E mesuesit dhe e nenes.
Do te mbledhim lule,
Do te bejme buqeta,
T'ju a dhurojme mesueseve,
Dhe nenave t' shtrejnta.
Mesuesit tane te mire,
Ne i duam e respektojme,
Ata jane prind te dyte,
Na mesojne dhe edukojne.
Festen e 8 marsit,
Ju urojme nga zemra,
O nena te dashura,
Te mira e te shtrejnta
DUAJE NENEN
Kur syte e nenes,
Lotojne prej gezimit,
A'ngjajne me rrezet e diellit
E me ujin kristal te burimit?
Eh, zemra e nenes,
Det,ngrohtesi!
Dhe rrezet e diellit,
E kane zili.
Eh, nena,nena,
E shtrejnta,e mira,
Fjalet-mjalte,
Zemren-trendafila