Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lebit Murtishi: Nënë Zahides për 8-të Mars!..

| E hene, 07.03.2011, 08:33 PM |


Nënë Zahides për 8-të Mars!..

 

Orë e Marsit tek trokiti, këmbëkryq në prag të derës, me nagant në dorë të gjeti… I këndoje Prometeut, tek flinte si ortek malesh veshur me gjerdanë plumbash…

Zgjohu, i the, bir i nënës! –zgjohu sot o bir i dheut! –rrëmbe zjarret e hyjnive edhe ndiz në gjoks fitilet, që flakë të marrin qiejt…

…Dhe flakë të morën kullat… dhe flakë të morën djepat… dhe flakë të morën dhimbjet… Dhe legjendat e Spartanes edhe hiret e Itakës ju përgjunjën Hijes tënde…

…Dhe u ngrite mbi shtatë qiej, në prehër të Perëndisë, Nën` Zahidja e Jasharëve, Nën` Shqiponja e Njerrëzisë!..

 

07.03.2011

Lebit Murtishi

Bern

 

Për ZSH Kadri Sherifi - Tetova