| E hene, 07.03.2011, 09:00 PM |
Lavdi veprës kombëtare të Familjes Jashari
Nga Gani Qarri
Familja Jashari, kjo rrënjë e burimit shpirtëror të atdhetarizmit vet-flijues kombëtar, me bëmat e sajë kombëtare,mbinjerëzore dhe kolektive familjare, ia ktheu nderin popullit shqiptar duke u dëshmuar me heroizma të përmasave historike në çastet më vendimtare,me luftën e sajë të pa epur deri në vdekje për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Ajo me sakrificat sublime të shtrenjta dhe të pashembullta,të vetëflijimit kolektiv Familjar i kaloi përmasat e një flijimi të rëndomtë,të njohur nga e kaluara e afërt dhe e largët,jo vetëm në historinë e kombit tonë por edhe te kombet tjera,duke u kthyer në Mit për të gjitha kohët në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare.
Me gjithë flijimet e tilla të Familjes Jashari e cila u ringjall si feniksi nga hiri i heroizmave të saj për liri,sakrificave të familjeve tjera shqiptare dhe rënies së shumë dëshmorëve nga të gjitha trojet shqiptare për lirin e vendit,Kosova edhe 13 vjet nga këto ngjarje të jashtëzakonshme në historinë më të re shqiptare dhe evropiane, dhe tri vjet të kaluara nga shpallja e pavarësisë së saj,mjerisht ajo as sot nuk mund të quhet plotësisht e lirë dhe në tërësi sovrane, derisa 30 % e territorit akoma sundohet nga bandat dhe policia e Serbisë.
Në Kosovë edhe sot gjenden dhe dallohen qartë gjurmët e luftës edhe pas trembëdhjetvjetorit të rënies së Familjes Jashari, jo vetëm te shtëpia muzeale e Adem Jasharit, ku muret dhe shumë gjëra tjera përreth mbajnë shenjat e plumbave dhe të djegieve, njejtë si eshtrat e të vrarëve dhe veshjet e tyre të coptuara nga lufta,pamja e të cilave vret edhe sot,njejtë siç vret zemrat e nënave dhe baballarëve të të pagjeturve, moskthimi politik dhe tendenciozë i afro 2000 shqiptarëve të vrarë dhe kidnapuar nga Serbia edhe pas 13 vjet të rënies së Adem Jasharit dhe tri vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës,për të cilët as sot nuk ka asnjë gjurmë ,që na bën ti kujtojmë me dhembje të madhe të gjithë.
Sakrificat e pashembullta të luftës për liri,heroizmat e flijimi të familjes Jashari, ndihma gjithë shqiptare dhe përkrahja e shtetit amë Shqipërisë,ndryshuan për të mirë, kahjen e historisë sonë më të re ,të cilën flaka e zjarrit të luftës dhe bashkimi i forcave kombëtare e vunë në ecje drejt rrugës e cila qonte kah liria e shumë pritur. Ky nderim u përket gjithë shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike,si shembull i arritjes së lirisë së mohuar,të cilën Kosova me sakrificat e veta dhe ndihmën e NATO-s e realizoi. Ajo arriti të çlirohet nga Serbia dhe të shpallet shtet i lirë dhe i pavarur, i njohur tashmë ndërkombëtarisht nga 75 shtete anë e mbanë botës,edhe pse me mbikëqyrje ndërkombëtare nga përfaqësues të OKB-s dhe Bashkimit Evropian, edhe sot.
Çështja e Kombit, duhet ta bashkoj politikën shqiptare edhe sot, e cila para çështjeve madhore të kombit nuk guxon të jetë e përçarë ngase shqiptarët me gjithë Shqipërinë Shtet të lirë dhe Kosovën e Pavarur,vazhdojnë të mos jenë faktorë as vendimtar e as vendim marrës si në Ballkan,e aq më pak në Evropë. Kosova e pavarur ,nuk ishte ëndërr vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por e të gjithë shqiptarëve kudo janë, dhe, megjithëse Kosova është bërë Shtet i pavarur,çështja shqiptare nuk mund të quhet e zgjidhur përfundimisht përderisa nuk janë çliruar të gjitha trojet shqiptare,për të cilat luftonte Baca. Ai nuk luftoi vetëm për pavarësinë e Kosovës,por për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve tona, realizimin e të cilave nuk e arriti,edhe pse su ndal së luftuari gjithë jetën e tij, për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare me shtetin amë,Shqipërinë.
Derisa qëndrimi i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës,edhe më tej mbetet armiqësor,Kosova përveç trashëgimisë së hidhur nga e kaluara, ka shumë probleme edhe me pavarësinë e cunguar ,ngase me flamurin e ri u zyrtarizua jo vetëm ndarja e Kosovës nga Shqipëria por edhe ndarja e kombit me vet faktin që shqiptarët e Kosovës,tanimë jo vetëm se kanë një flamur tjetër të imponuar,ndryshe nga ai kombëtar me të cilin luftoi edhe Adem Jashari për liri, por ata edhe pa dashjen e tyre identifikohen me emrin kosovarë. Këtë me siguri nuk e deshën ata që kanë dhënë jetën në ditët më të vështira duke derdhur gjakun për lirinë e shqiptarëve,këtë nuk mund ta donte as Adem Jashari ,dhe nuk mund ta aprovojnë as shqiptarët të cilët kundërshtuan gjithmonë qëndrimet e padrejta të fuqive të mëdha,për mos pranimin e çështjes sonë kombëtare në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe vendimin për ndarjen e tokave tona nga shteti amë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër me 1913, me ç`rast mbi gjysma e trojeve shqiptare,mbetën jashtë Shqipërisë.
Është e ditur për të gjithë se ndarja e trojeve shqiptare u kthye në tragjedi kombëtare ku shumë pjesë të kombit nuk arritën ti mbijetonin kësaj ndarje e cila u bë shkak i dhembjeve dhe vuajtjeve afro njëshekullore për popullin shqiptar nën pushtimin e shteteve fqinje si atë grek dhe sllavë ,që i detyroi shqiptarët të ngriheshin kundër padrejtësis së ndarjes dhe copëtimit të dhunshëm të trojeve tona,në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar e cila asnjë herë nuk pushoi deri në historinë tonë më të re me ç`rast edhe ne u bëmë dëshmitar të tragjedive të mëdha me flijime dhe sakrifica deri në shkrirje masive të familjeve shqiptare për mbrojtjen e atdheut dhe pragut të shtëpisë,duke vdekur pranë tij pa ia kthyer shpinën armikut edhe me çmimin e vdekjes kolektive familjare në shërbim të çështjes së Atdheut të pushtuar.
Sipas historisë thuhet se derisa përfaqësuesit shqiptar në Konferencën e Londrës mungonin dhe fjala e tyre nuk dëgjohej,ndarja e trojeve shqiptare me 1913 ,përfundoi pa kundërshtime, duke u ngushëlluar me vetëm një Deklaratë të ministrit të atëhershëm të Jashtëm britanik, Eduard Grei, i cili në fund të Konferencës së Londrës,kishte deklaruar:“Sot morëm një vendim të padrejtë ndaj shqiptarëve që herdo-kurdo, ne duhet ta rregullojmë ”,ndaj si ka mundësi që tani shqiptarët ta pranojnë vetë ndarjen, kur ne e dimë se për mbrojtjen e shtetit amë dhe forcimin e pozitës historike të popullit shqiptar në tërësi,përveç luftërave kombëtare, na u desh edhe ndihma e miqve tanë, ku rol vendimtar pati SHBA- e cila ndihmoi për ruajtjen e Shqipërisë, përcaktimin e statusit të vendit tonë dhe të njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.
Përkundër terrorit që përjetonte Kosova nga pushtimi serb,në kohën kur vetëm mund të ëndërrohej për pavarësinë e trojeve të pushtuara shqiptare, me emrin e Adem Jasharit në gojë dhe bëmat e tij heroike në zemër,mijëra shqiptar u hodhën në luftë e demonstrata masive nga të gjitha anët, duke përvetësuar ndjenjat patriotike për lirinë e dëshiruar përgjatë një shekulli të cilën na u desh ta pritnim aq gjatë për të përjetuar atë gëzim,shijen e të cilit akoma nuk e njihnim. Vendosmëria për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare,u vulos me Historinë madhështore kombëtare të Familjes Jashari e cila u shkrua pa fjalë të mëdha, thjeshtë dhe pa mburrje, që mbart aq bukur mbi vete dëshminë e asaj ngjarje historike, e cila ushqen me aq krenari lavdin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të cilët në çastet më vendimtare,dhanë edhe jetën për lirinë e Kosovës.
Fal gjakut të Familjes Jashari,shokëve të Ademit dhe bashkëthemeluesve të UÇK-s, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Bajrami të cilët ranë heroikisht me 31 janar të vitit 1998 në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit serb,viktimave të Reçakut dhe gjithë dëshmorëve të luftës ,anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilët janë lavdia e kombit tonë,sot Kosova është e lirë, por pas dëshpërimeve të njëpasnjëshme nga udhëheqjet e pa afta,të cilat vendit nuk i sollën prosperitet,por varfëri, korrupsion dhe izolim total për Kosovën, duke mbytur kështu shpresat e dikurshme të popullit për begati familjare dhe lëvizje të lirë me Pasaportën e shtetit tonë të pa varur,anë e kënd botës,ndaj te shqiptarët e dëshpëruar sikur ka ndryshuar çdo gjë,që nga Humori, Hareja dhe këngët tona dikur të bukura, të cilat sot, ose janë bastarduar tërësisht ose pothuajse gati nuk ekzistojnë fare. I vetmi i pandryshuar dhe i përcjellur me pietetin e merituar monumental ndër vite, mbetet Kujtimi i pa harruar i Veprës heroike kombëtare të Familjes dhe Komandantit Adem Jashari,Heroit të luftës së UÇK-së, i cili u kthye në Mit me vlerë muzeale gjithëkombëtare,me të cilin shqiptarët e të gjitha trojeve duan të identifikohen, duke e konsideruar atë, si hero të tyre! Lavdi Veprës heroike,të Familjes Jashari!
Cyrih 5 Mars 2011
_________
Kronologji e shkurtër e qëndresës së familjes Jashari
Nga Gani Qarri
Sqarim: Megjithëse unë pata bër një shkrim për Familjen Jashari,megjithëatë mu duk se mbeti një mangësi e madhe dhe zbrazëti e paplotësuar,pa një kronologji shoqëruese,sado të shkurtër,mbi historinë dhe zhvillimet e kësaj qëndrese të pashembullt heroike,ndaj vendosa që nga të dhëna dhe shënime të ndryshme,intervista dhe shkrime mbi historinë e kësaj lufte, ta përgatisë kët kronolgji të shkurtër me qëllim të mirë dhe vetëm për sqarime plotësuese,për kuptimin sa më të mir të kësaj historie të madhe kombëtare.Ndaj edhe shpresoj në mirkuptimin e të gjithë kolegve dhe lexuesve të nderuar.
Në muajin Maj të vitit 1981 lufta e Tahir Mehës me të Atin dhe familjen e tij kundër policisë dhe ushtrisë jugosllave, kishte tronditur gjithë vendin si një tërmet i papritur,dridhjet e të cilit atëbotë i kishin kaluar kufijtë e Kosovës. Tahir Meha, si mik i ngushtë dhe dashamirë i familjes Jashari, vetëm një muaj pas demonstratave të njohura të vitit 1981 në Kosovën e asaj kohe,ishte gjendur i rrethuar nga forca të shumta të ushtrisë dhe policisë jugosllave,i cili nuk u dorëzua para tyre por luftoi për 18 orë rresht që nga ora 4-tër e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes,pa ndërprerë deri në vdekjen e tij trimërore.
Në varrimin e Tahir Mehës,Shaban Jashari me të bijtë Hamzën dhe Ademin, përveç nderimeve të fundit, ata para varrit të Tahir Mehës,kishin dhënë edhe një betim,i cili do të qohej në vend me heroizëm duke u bërë shembull historik për gjithë kombin se si vdiset me nder për lirin e Atdheut.Familja Jashari luftën kundër pushtuesit sllavë do ta përjetësonte në histori me një akt monumental trimërie të përjetshëme,duke quar në vend betimin e dhënë i cili ishte i pakthyeshëm për ta,deri në frymëmarrjen e fundit.
Rrethimi i parë i Familjes Jashari
Dhjet pas shtetrrethimit të Tahir Mehës nga policia dhe ushtria serbe,ajo do të provonte edhe një herë përsëritjen e këtyre akteve makabre, kundër Familja Jashari.Dhjetë vjet pas vrasjes së Tahir Mehës në dimrin e ftohtë të Djetorit të vitit 1991,nga policia dhe ushtria serbe,ishte rrethuar për herë të parë shtëpia e Familjes Jashari,në momente jo fort fatlume të shkijeve, ngase në shtëpi gjendeshin të tre vëllezërit të cilët do ta mbronin si çdo herë me heroizëm dhe vendosmëri familjen e tyre, kundër të cilëve në shtëpinë e Jasharajve,policia dhe ushtria serbe hapi zjarr.Atbotë vëllezërit Jashari në mbrojtje të shtëpisë dhe familjes, zjarrit të policisë serbe iu përgjigjen flakë për flakë me zjarr, duke kthyer mbrapsht forcat e pushtuesit serb në mënyr të turpshme.
Por,Familja Jashari në Dhjetorin e ftohtë të atij dimri, nuk ishin vetëm, ngase në çastet më të vështira,shqiptarët nga Drenica dhe e gjithë Kosova ,ia kishin mësy Prekazit për t'iu gjendur pranë,duke kaluar dhjetëra kilometra në këmbë edhe pse policia serbe,Familjen Jashari e kishte rrethuar me rrethim të trefisht, njëjtë si dikur Familjen e Tahir Mehës,por tani kishin ndryshuar kohërat,ngase populli kishte filluar të vetëdijesohej përpiqej ti mbronte heronjtë e vet nga pushtuesi, kështu që policia e pushtuesit serb nuk pati sukses as me rrethimin e hekurt që i kishte bërë kësaj Familje,ngase solidarizimi i popullit shqiptar me Familjen heroike të Jasharajve ishte më i madh se kurrë më parë.Policia serbe,duke vërejtur rrezikun e rrethimit të sajë nga të afërmit dhe dashamirët e Familjes Jashari,që ia kishin mësy nga të gjitha anët e Kosovës, Prekazit historik të qëndresave legjendare,atëbotë kishte pranuar ndërmjetësimin e Adem Demaçit,dhe me arritjen e muzgut të mbrëmjes ishte larguar kokulur nga kishte ardhur për të bërë kërdinë në fshatrat tjera përreth dhe gjithandej Kosovës,por duke mos u kthyer më në ato anë për afro shtatë vite me radhë.
Derisa Familja Jashari,kështu e kishte mbijetuar sulmin e parë kundër saj nga policia serbe,në pjesët tjera të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë në fshatrat për rreth Prekazit ,vrasjet dhe keqtrajtimet ,nuk pushuan asnjëherë,dhe me 28 Nëntor të vitit 1996 në fshatin Llaush të Skenderajt,derisa po hynte në Derë të shkollës ishte vra mësuesi Halit Geci, në varrimin e të cilit në pranin e mijëra pjesëmarrësve,për herë të parë u bë hapur paraqitja e pjesëtarëve të UÇK-s duke mbajtur edhe një fjalim para pjesmarrësve në varrim.
Rrethimi i dytë
Pas mëse shtatë vitesh të kaluara,me 22 Janar të vitit 1997 duke shfrytëzuar errësirën e natës për mos vërejtjen e lëvizjeve të tyre, para agut të mëngjesit, policia serbe kishte rrethuar për herë të dytë, Familjen Jashari,derisa gratë dhe fëmijët po flinin, policia barbare pushtuese e Serbisë,po fillonte një sulm ndaj një familje të pambrojtur ,ngase asnjëri nga tre vëllezërit, Rifati, Hamza dhe Ademi, nuk gjendej në shtëpi.Rrethimin e kishte hetuar plaku Shabani,i cili kishte dëgjuar zhurmën dhe shushuritjen e rrethimit nga e cila ata tashmë kishin mjaft përvojë.Bac Shabani megjithë moshën e shtyrë, ishte ngritur menjë herë dhe me ndihmën e grave dhe fëmijëve më të rritur,me gjithë plagosjen e dy vajzave, kishte arritur,ta mbronte me nder Familjen nga sulmet e pushtuesit,duke thyer me turp policinë e Serbisë.
Rrethimi i tretë-fatal
Por me 5 Mars të vitit 1998 tanimë për herë të tretë, bashkë me Familjen Jashari dhe Prekazin,forcat pushtuese policore- ushtarake të Serbisë, kishin rrethuar edhe një pjesë të Drenicës.Derisa Familja heroike Jashari po ngrihej nga gjumi për të hyrë meqëndresën e saj vendimtare dhe heroizmin e saj të pa shoq në historinë më të re kombëtare -shqiptare,qindra polic dhe ushtar të Serbisë,marshonin drejt shtëpis së Familjes Jashari në Prekazin legjendar ,për rrethimin dhe shkatërrimin e Shtëpisë dhe Familjes në tërsi.
Ademi, Hamza dhe Shabani të cilët ato net pothuajse fare nuk flinin,ishin njoftuar për lëvizjet e forcave të pushtuesit në drejtim të Prekazit, të cilat për shkak të gjerësisë së operacionit ,dhe numrit të madh të forcave policore ushtarake në operacion,edhe nga vëzhguesit e UÇK-s nuk kishte mundur të kuptohej shpejt se ishte fjala për operacion ndëshkues kundër tërë rajonit të Drenicës apo vetëm të Prekazit,dhe megjithëse luftëtarët mitik të Familjes Jashari e kishin hetuar se po rrethoheshin, përmasat e vërteta të rrethimi të kobshëm i panë vetëm me ndriçimin e dritës së atij mëngjesi historik, ku qindra e ndoshta edhe mijëra ushtar e polic të pushtuesit, tashmë kishin rrethuar Prekazin dhe po i afroheshin shtëpisë së tyre, të cilën ata kishin vendosur ta mbronin me çdo kusht deri në vdekje me të gjithë pjesëtarët e familjes ,të mëdhenj dhe të vegjël.
Dhe që në orët e hershme të mëngjesit kishin filluar luftimet e para të një beteje historike e cila me gjithë forcat e pabarabarta,për hirë të heroizmit të treguar të Familjes Jashari deri në vetëflijimin kolektiv familjar,kjo ngjarje heroike do të shkruhej me shkronja të arta në historinë më të re shqiptare,kur qindra polic dhe ushtar serb,sulmonin një shtëpi të vetme,në të cilën gjendeshin më shumë se 20 pjesëtar të moshës fëmijërore, nga 7 deri në 20 vjeç,të cilët të rrethuar nga tankse dhe autoblindat e pushtuesit po sulmoheshin nga çdo anë me të gjitha llojet e armatimit,dhe ata edhe në ato kushte,të vetëm kundër të gjithëve,kishin vendosur të mbroheshin deri në vdekje,duke u bërë ushtar të mbrojtjes së familjes dhe pragut të shtëpisë,ku të gjithë ata që mund të mbanin një armë në dorë,që nga më i vogli deri në më të moshuarin,ishin kthyer në ushtar të vënë në mbrojtje të familjes dhe atdheut, për të mos kaluar armiku andej para se të binin trupat e tyre të vdekur.
Viktima e parë e kësaj lufte të pabarabartë, sipas shkrimeve dhe intervistave të pjestarve të familjes në shtypin e vendit,shkrimeve të shumta në portalet shqiptare dhe dëshmive të dëgjuara mbi këtë ngjarje madhështore në shkallë heroizmi, e cila begatoi historinë kombëtare edhe me një vepër të re e të paparë në historinë tonë të deritanishme,ajo që u vra para syve të fëmijëve të saj të cilët ishin vënë në frontin e mbrojtjes,ishte bashkëshortja e Ademit, Adilja derisa po i sillte municion të shoqit.Do të kalonin ditë dhe netë,por qëndresa heroike e Jasharajve vazdonte dhe lufta për mbrojtjen e atdheut dhe familjes nuk do ndalej,deri në rënien e pjesëtarit të fundit të familjes.Ditën e dytë të saj,lufta ishte përhapur edhe në shtëpitë përreth ku disa shtëpi dhe familje të lagjes digjeshin në flakë,por qëndresa e tyre kishte vazhduar e pa epur edhe për të tretën ditë me radhë. Prekazi po digjej si ditën e parë të luftës edhe ditën e dytë, e cila dramaticitetin e saj mitik, do ta arrinte ditën e tretë të luftës me 7 Mars kur në pamundësi që ta pushtonte familjen dhe lagjen Jashari, policia dhe ushtria serbe kishte filluar me gjuajtje nga topat e rëndë në shtëpinë e familjes Jashari në bodrumin e të cilës ishin strehuar një numër i madh i pjesëtarëve të familjes, të cilët bashkë me hedhjen në erë të pjesës ballore të bodrumit të tavanit dhe një pjese të shtëpisë së tyre,nga goditja fatale,menjë herë kishin humbur jetën 13 pjesëtar të familjes Jashari,ku dhjetë nga ta ishin fëmijë.
Por Ademin dhe pjesëtarët e mbijetuar të familjes as atëherë nuk pati forcë që ti dorëzonte ai edhe në ato momente thoshte se ne nuk i morëm armët për tu dorëzuar,por jemi betuar të luftojmë deri në vdekje,deri në frymëmarrjen tonë të fundit për liri dhe atdhe për të mos rënë kurrë të gjallë në dorën e armikut. Heroizmi i përmasave mitike të pjestarve të familjes Jashari ishte dëshmuar jo vetëm nga pjesëtarët e saj të rritur dhe regjur për luftë e qëndresa heroike, por edhe nga më të vegjlit ,të cilët edhpse ishin fëmijë dhe si kishin rënë akoma brisk fytyrës,siç thuhet në shprehjet popullore,derisa edhe shtylla kryesore e asaj qëndrese kishte rën, Adem Jashari ishte vrarë në derën e shtëpisë së tiji duke e mbrojtur atë me heroizëm,luftën e kishte vazhduar furishëm djali i tij 13 vjeçar Kushtrim, të cilin nuk e kishte mundur frika,por urrejtja kundër armikut që me të gjitha llojet e armëve po mundohej tia pushtonte atdheun dhe shtëpin e familjes së tij,ndaj edhe ps ishte fëmij, si një Mic Sokol i vogël,me automatik në dorë, kishte dal ballë për ballë në luftë të hapur me armikun ,duke u rënë si hero,i vrarë nga largësi me armët e kalibrave të mdhenjë të pushtuesit,të cilët akoma nuk besonin ti afroheshin shtëpisë së kësaj Familje Heroike të ngritur në Histori dhe Mit bashkëkohor.Me rënien e Kushtrimit,kishte rën edhe luftëtari i fundit mbrojtës të cilët të gjithë së bashku luftuan deri në vdekje për mbrojtjen e shtëpisë ,familjes ,nderit të atdheut dhe kombit, u shuan mbrojtësit e mbramë të familjes heroike Jashari,të cilët vërtetë mbajtën me nder betimin e dhënë para varrit të Tahir Mehës,duke luftuar deri në frymëmarrjen e tyre të fundit,kur nga 22 pjesëtarët e Familjes Jashari që gjendeshin në shtëpi ,20 nga ta ishin vrarë,në mesin e të rënve nga më të rinjtë ishtevajza e Hamzës Blerina 7 vjeçare, kurse më i moshuari ishte Bac Shabani 74 vjeçar.
Epilogu i heroizmit të familjes Jashari:
Rifat Jashari;Në mbrojtjen e Familjes dhe Atëdheut në kët luftë, kishte rën Gruaja me 4 fëmijët nga mosha 11 deri 14 vjeçar, derisa ai me djalin e tij Muratin , Bekimin, djalin e të vëllait-Hamzës dhe Lulëzimin Djalin e Adem Jasharit gjendeshin në Gjermani.
Hamëz Jashari; ishte vrarë në mbrojtje të shtëpisë, Familjes dhe Atdheut bashkë me Gruan dhe 7 fëmijët e tij, nga mosha 7 deri 20 vjeçare,derisa Djali Bekimi gjendej në Gjermani kurse Vajza e vogël te dajët.
Adem Jashari; ishte vrarë i parafundit,duke ra heroikisht në pragun e derës së shtëpis, kurse Gruaja e tij ishte viktima e parë e asaj lufte heroike por e pabarabartë ku ishin vrarë edhe 2 fëmijët e tyre nga 5 fëmijë sa ata kishin.Derisa Djali Lulëzimi gjendej në Gjermani, kurse dy vajzat e tij kishin qëlluar te farefisi i tyre.
Kurse Djali 13 vjeçar i Adem Jasharit, Kushtrimi kishte vdekur i fundit në fushë të mejdanit kombëtar duke i dalur armikut ballë për ballë si një Mic Sokol i vogël, për të cilin me siguri Historia jonë duhet të shkruaj më shumë si për heroizmat burrërore në moshën e tij fëminore ashtu edhe për historinë e famshme të familjes heroike Jashari!
56 të vdekur ,të gjithë vëllezër e kushërinj të afërt të familjes Jashari.
Se qfar flijime të mëdha kërkohen për qëllime të larta, këtë më së miri e dëshmoi Familja Jashari me heroizmat e saj historike.Ajo mbi dhjetë vjet zhvilloi luftë intensive kundër terrorizmit të policisë dhe ushtrisë pushtuese të Serbisë duke u bërë shembull i qëndresës dhe pathyeshmërisë kombëtare, për të cilën ata familjarisht u flijuan,ngase për ta më e shtrenjtë ishte liria jonë kombëtare, sesa jeta nën robëri edhe pse 20 anëtarë të kësaj familje të devotshme kombëtare dhe 36 kushërinjtë e saj patriot,nuk arritën kurrë ta përjetonin edhe vetë, lirinë e ëndërruar.
Kjo luftë pati vetëm një dëshmitare të shpëtuar,dhe ajo ishte vajza e vogël e Hamëz Jasharit, Besarta,e cila në mesin e gjithë atyre plumbave dhe granatave shkatërrimtare, e fshehur nën Magjen e shtëpisë,mbi të cilën Nëna e saj kishte gatuar bukën për Besartën dhe Familjen,ajo kishte shpëtuar ,kurse kushëriri i sajë Bashkimi kishte mundur ti shpëtonte rrethimit. Bashkimi,Besarta ,4 pjesëtarët e familjes që gjendeshin në Gjermani dhe 2 vajzat e Ademit të cilat kishin qëlluar tek të afërmit e tyre,ishin 8 të gjallët nga 28 anëtarë sa kishte gjithësejt atëbotë Familja Jashari,nga të cilët sot pas 13 vitesh Familja e ndritur Jashari është shtuar,rritur dhe gëzuar edhe me emrat e ripërtërirë të Bac-Shabanit, Hamëz dhe Adem Jasharit, të cilët sigurojnë rritën e jetës së përtërirë si feniksi të kësaj familje dhe garantojnë historinë e paraardhësve të tyre heroik me shumë krenari.