Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Naim Aliaj

| E premte, 04.03.2011, 08:09 PM |


Naim Aliaj

 

 

Paralele

 

Sytë e tu që shkëndijojnë

T`gjitha rrugët mi ndriçojnë

Horizonte përvijojnë

Si shigjetë zemrën m`përshkojnë

Me energjinë që çlirojnë

Paralele që më peshojnë.

 

 

Bardhësi

 

Vallëzojnë  lulet  e  borës

Vello  po  i  vishen   tokës

 

 

Dil

 

Ah ti shega ndër shtërriqe

Dil njëherë,marren hiqe

Falju djalit sihariqe

E me shtatin tënd përpiqe

 

 

Larg injorancës

 

Kur me injorantë je rrethuar

Të duhet edhe ty i tillë të shtiresh

Ndoshta është gjetje e gabuar

Gjithësesi me ta s`duhet të tiresh.

 

 

Diktatori

 

Vdes një njeri

Përcillet me dhimbje të madhe

Lufta bën kërdi

Statistikë radhe.

 

 

Guximi

 

Është i nevojshëm

Në këtë botë rrufjanësh

Ku të turren kobshëm

Lloj-llojë sharlatanësh.