| E enjte, 03.03.2011, 07:50 PM |
Opinioni shqiptar me kohë është informuar se në Zvicër disa muaj më parë është themeluar Këshilli Organizativ për Shënimin e 30 Vjetorit të Demonstratave të vitit 1981 në Kosovë dhe Mërgatë. Në kuadër të veprimtarisë së vet, ky këshill, veç tjerash ka paraparë organizimin e një tribune në të cilën me referate e kumtesa do të flitet rreth rëndësisë politike-historike të ngjarjeve të Pranverës së Madhe 1981. Tribuna është e hapur për të gjithë veprimtarët, publicistët, historianët, pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë dhe mërgatë si dhe për të gjithë krijuesit e artistët shqiptarë dhe të huaj, punimet e të cilëve do të hedhin dritë mbi ngjarjet e vitit 1981.
Qëllimet e mbajtjes së tribunës janë:
• Kumtesat mund të paraqiten nga çdo kush që konsideron se e ndjenë se do të kontribuojë në zbardhjen e atyre ngjarjeve,
• Grumbullimi e kumtesave kushtuar demonstratave të vitit 1981 dhe botimi i një libri nga këto kumtesa,
Temat janë të lira, por duhet të jenë domosdoshmërish të lidhura me demonstratat e vitit 1981 si për shembull:
· Si u organizuan këto demonstrata?
· Rëndësia e tyre politike dhe historike,
· Pjesëmarrja e femrës shqiptare në këto demonstrata,
· Ndikimi i organizatave ilegale në demonstrata,
· Ndikimi i literaturës dhe shtypit nga Shqipëria,
· Roli i mërgatës shqiptare në përkrahje të këtyre demonstratave,
· Demonstratat e bashkatdhetarëve gjatë vitit 1981 nëpër botë, pasqyrimin e figurave të veçanta të demonstruesve të vrarë e të plagosur, protagonistë të veçantë të këtyre ngjarjeve etj
· Pse këto demonstrata u shpallën kundërrevolucionare
· Cili ishte vlerësimi politik i këtyre demonstratave nga organet shtetërore dhe partiake të asaj kohe në Kosovë e ish - Jugosllavi,
· Numri i të burgosurve politikë si dhe shumë tema tjera të ngjashme që nuk dalin në asnjë mënyrë përtej ngjarjeve të vitit 1981.
.Diferencimi si plagë e përçarjes dhe prishjes se familjes ,miqve ,fshatit dhe me gjere si pasoje nga termi "përçajë e sundo"pas ngjarjeve te vitit 1981 etj
Rregullat e mbarëvajtjes së tribunës do të jenë këto:
• Kumtesat do të lexohen maximum 10 min,
• Kumtesat do të dorëzohen "Grupit të Tribunës" për shqyrtimin e tyre dhe nëse Komisioni Redaktues i K. O. vlerëson se kumtesa është për botim do të botohet në librin që paramendohet se do të botohet,
• Mënyra e paraqitjes së leximit të kumtesave bëhet sipas alfabetit shqip,
• Përparësi në leximin e kumtesave do të kenë pjesëmarrësit që do të vinë nga shtetet tjera si Gjermani, Belgjikë etj,( për shkak të largësisë), si dhe femrat.
• Përjashtime nuk do të ketë për asnjë paraqitës.
Agjenda e mbarëvajtjes së tribunës:
• 10:00 Hapja e tribunës nga – Jashar Alia
• 10:03 Rëndësia e mbajtjes së tribunës- Sejdi Gega
• 10:08 Paraqitja e punimeve artistike- Sylë Muja
• 10:20 Mbarëvajtja e tribunës- B. Tahiri
• 10:25 lexuesi i kumtesës së parë N.N
• 10:45...
• 13:00-14:00 Pauzë dreke rreth një orë
• 14:00 vazhdim i leximit të kumtesave N.N
• 15:30 Pushim 15 min
• 17:00 Pauzë 15 min
• 17:15 lexim kumtese N.n
Tribunen do ta udhëheqë Grupi i Tribunes i përbërë nga :
• Jashar Alia
• Sejdi Gega
• Sylë Muja dhe
• Bejtullah Tahiri
Tribuna do të mbahet më 06.03.2011
Adresa:
Restorant Pizeria- POSTHORN, Züricherstrasse 164, 5432 Neuenhof
Takimi do të fillojë në ora 10:00
Tribunen do ta udhëheqë Grupi i Tribunes i përbërë nga :
• Jashar Alia
• Sejdi Gega
• Sylë Muja dhe
• Bejtullah Tahiri
Telefonat kontaktues janë: 0041-79 290 94 92...0041-76 266 75 14... 0041-76 203 02 21
Ju mirëpret
Këshilli organizativ