| E marte, 01.03.2011, 08:52 PM |
Hasan Qyqalla
T’FALA NGA GJERGJ FISHTA
Shestoj imagjinaten,në leçe mërgimi
Metropolet ngjyrdritë, terrin flakërojnë
Takoj rraca njerzish, tatuazhe, e ten – grimi
Asnjë për Mis - ter, para sime Shqiponjë…!
Shetis bulevardit, gjithë reklam’ e fjalë
Lexoj mbishkrimet, me t’artat shkronja
Ndaloj mes parkut, frymoj thell me mall
S’shqipton gjë më bukur, se vet Shqiponja.
N’mbrëmje kthej n’hol, muzikë pakufi
Vallëzim pinguinësh, miniature është bota
Se një festival, dridhë dy tela n’çifteli
Çiftet n’kostume, stolisën vallen Shota!
Në terr hap drita,… ditën hapet qielli
Globin sill në bosht, soll me dy gishta
Kudo gjuhë-shqipen, ka me nxe dielli
Testament epokal, “t’fala nga Gjergj Fishta”!