| E hene, 28.02.2011, 08:21 PM |
Kot „vajton“ Kim Mehmeti!
Ka kohë, që analisti, Kim Mehmeti, i shkon përqark një problemi, që s`duket të jet i „paprekshëm“ për kapacitetin e tij moral dhe intelektual. Megjithatë, ai ka zgjedhur rrethin vicioz për „bërje“ analizash, pa treguar asnjë shenjë-daljeje nga ai „tunel i errët“! Sjellja në rreth, pa gjtur një pikë-drite diku, patjetër që përhapë mjegull në opinionin e gjërë.
Pa paragjykuar personin e tij, mendoj që, pas konstatimeve të sakta për pozitën e Shqiptarëve në „Maqedoni“, si intelektual, detyrohet të „ofrojë“ një zgjidhje. Ai këtë nuk e bën! Thotë, me të drejtë: „Maqedonët punojnë me projekte, me plane antishqiptare, ndërsa Shqiptarët, ose protestojnë, ose vajtojnë dy-tre ditë dhe sërish heshtin“! Dhe për të gjitha problemet kërkon llogari nga partitë politike shqipfolëse, që gjithashtu me të drejtë, i quan të paafta, servile, vazale, etj. etj. Por nuk e di si mund të kërkohen „projekte Kombëtare“ prej njerëzish të tillë, dhe pas gjitë atyre „cilsimeve“ korrekte që u bëhen.
Përmend mosimplemntimin e MARËVESHJES së Ohrit, pa u thënë Shqiptarëve, kush ishte projektuaes dhe kush ishte imponues i asaj marëveshjeje. Përfaqsuesit e partive shqipfolëse, jo të popullit sigurisht, u detyruan ta nënshkruajnë atë „projekt“. Kaq ishte pesha „specifike“ e tyre.
Nuk u thot Shqiptarëve, se kush doli fitues i luftës së armatosur! Ne i dorëzuam armët, ne e dogjëm uniformën, dhe prej gjithë atij emri të madh të U?K-ës „doli“ një partizë e vogël, si gjithë të tjerat, dhe u „fut“, poashtu si gjithë të tjerat, në „birën e miut“!
Pra, problemi s`qëndron tek partitë, ato bëjnë punën që u paguhet, problemi „fle“ gjetkë!
Problem është paaftësia e shtresave intelektuale të atyre viseve për t`u përballur me sfidat e kohës. Fajtorët janë brenda nesh z. Mehmeti!
Madje është dhe budallallëk të „ëndërrosh“ projekte kombëtare nën armët e pushtuesve. Ti z. Mehmeti, besoj që e kupton ku gjendet pikënisja dhe ku gjendet pikëdalja nga kjo situatë.
Pa ndarje teritoriale, pa formuar policinë, ushtrinë, dhe ekzekutivin tonë, kot e ke që „vajton“ në analizat e tua.
Projekti i vetëm, që nuk prishë baraspeshën politike në Ballkan, hëpërhë, është modeli i BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS. Kjo rrugë duhet të ndiqet, jo „mallkimi“ i ministrave të Gruevskit. Me një organizim të mirë popullor dhe paqsorë (nëse s`kërkon më shumë Gruevski) duhet të „mbyllet“ një herë e mirë eksperimenti me Shqiptarët.
27.02.2011
Me nderime: Lebit Murtishi
Bern