Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Rita Saliu

| E shtune, 26.02.2011, 08:57 PM |


HAJ MEDET

 

Po më kumbojnë veshët

Nga përditshmëria mashtruese

Që ma shndërron jetën një stacion pritjeje

Si nje cirk që imiton vazhdimisht

përsëritjen e kotësisë

 

A po vazhdon dhembja e robërisë

Që të ma shpëjtojë mortin

 

Haj medet! do ta mund ankthin

si dhuratë e shfryrjes së merituar

 

 

E TREMBUR

 

U zhgjova tremshëm nga gjumi

Ëndrra s'më shqitej

Nga zhurma tankesh e bombarduesish

M'u duk se prapë ma kishin rrëmbyer dheun

Dhe lotët që më lagnin faqet e ngrira

 

Të gjithë  më shikonin habitshëm

Ngjyrën e syve ndjenjat ma kishin ndërruar

 

Kur ndjeva duart e forta të rrëmbimit

Të vetvetes

Ngrita kokën dhe në hapësirë vezulluan

Syzet që kisha harruar mbi sy

Me të cilat bëra gjumin e keq

 

 

ERDHA,ERDHA..!POR...

 

Pasiguria-banjë e ftoftë

Treni i zbrazur-mungon ti ose une

 

Gjithçka qenka bërë propagandë

Flamuri e kënga e lirisë të përdhosura

Në dashuri private qenka shndërruar atdheu

 

Vetëm për të vdekur

nuk pritka askush në radhë

 

Eci rendë-rendë nëpër rrugicat e ngushta

Mbishkrimet si ndotja e ujit të rrjedhshëm

Sipër mureve më presin si hije të maskuara

 

Mëngjez me supe në katin e parë

Dimër më speca në katin e dytë

Furtun dhe fërfëllizë në katin e tretë..

 

Treni rrëshqet pa patina

Me mua zhduket përtej brigjeve të panjohura

 

RITA SALIU

Rhode Island,  SHBA

Shkurt 2011

 

_____

Shoqata Kosova-Boston ne Middleton te Massachusetts me 19 Shkurt 2011 feston 3 vjetorin e Pavarsise se Kosoves

Poetet e mirnjohura te mbremjes Rozi Theohari e Rita Saliu
Poetet e mirnjohura te mbremjes Rozi Theohari e Rita Saliu

Rozi Theohari, Stefan Koci, Agim Sejdiu, Rita Saliu, Adem Saliu, Konzuli i Republikes se Kosoves Fatmir Zajmi dhe Kujtim Spahiu
Rozi Theohari, Stefan Koci, Agim Sejdiu, Rita Saliu, Adem Saliu, Konzuli i Republikes se Kosoves Fatmir Zajmi dhe Kujtim Spahiu

Gentian Spahiu ne perkujdesje dhe sherim ne Boston nga Kosova
Gentian Spahiu ne perkujdesje dhe sherim ne Boston nga Kosova