| E premte, 25.02.2011, 07:06 PM |
BAROMETRI DIPLOMATIK
PRESIDENTI PACOLLI, I DISKUTUESHËM SIPAS KUSHTETUTËS SË KOSOVËS!?
Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI
*** Në Kosovë, nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë e as shtet të së drejtës, derisa kryeministri Hashim Thaçi dhe Parlamenti i Kosovës shkelin ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës për hir të interesave politike partiake të PDK-së dhe të aleatëve të tij, me të cilët ka formuar qeverinë e Kosovës dhe e ka zgjedhur presidentin e Kosovës sipas interesit të tij politik dhe të partnerëve të tij politikë.
*** Në intervistën dhënë Zërit Ditor të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr.Jakup Krasniqi ka pohuar se më 22 shkurt 2011,në senacën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me rastin e zgjedhjes së Behxhet Pacollit president, “është shkelur Neni 1 i Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se ai duhet të jetë personi unifikues i popullit të Kosovës...Me Kushtetutë kërkohet që në dy herët e para në sallën e Kuvendit të Kosovës të jenë prezent 80 deputet e që atë ditë në seancë nuk kanë qenë. Kështu është lënë mundësia që edhe me 60 deputetë të zgjidhet presidenti.”( http://www.zeri.info/24/02/2011/).
Duke qenë se sipas interpretimit të saktë të krytearit të Kuvendit të Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi, në mënyrë flagrante qenka shkelur Kushtetuta e Kosovës dhe Rregullorja e Kuvendit, me rastin e zgjedhjes së Behxhet Pacollit në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, atëherë,po del se Behxhet Pacolli nuk është president legjitim i Kosovës ngase është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Për të “sanuar” këtë gabim kushtetues, ndër të parët, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore dhe kushtetuese, do të duhej që, urgjentisht, të thërriste mbledhjen e Kuvendit për të debatuar lidhur me këtë precedencë të shkeljes së Kushtetutës, ku më pas do mirrej vendimi i plotfuqishëm i Kuvendit, që do t’i procedohej Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Meqë gjatë procedurës së votimit të Behxhet Pacollit për president të Kosovës, është shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, aëherë, logjikisht del se, sipas Kushtetutës, Kuvendi është i obligueshëm që ligjërisht të ketë vendimin e vet lidhur me këtë çështje, është shkelur apo jo Kushtetuta e Republikës së Kosovës,pavarësisht nga interpretimi dhe fjala e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Politika e keqe nuk mund të jetë mbi ligjin as mbi Kushtetutën e Kosovës
Si rregull e pashkruar, politika e keqe, e ka për detyrë që të shpërfillë ligjin dhe Kushtetutën e një vendi, mirëpo, Kuvendi është ai që duhet ta parandalojë politikën dhe ndikimin e saj negativ në shkeljen e ligjeve dhe të Kushtetutës. Në këtë kontekst, nuk mjafton që kryetari Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasinqi, të pohojë përpara opinionit publik se “është shkelur Kushtetuta e Kosovës”në rastin e procedurës zgjedhore të Behxhet Pacollit për president të Kosovës, por ai, duhet ta mbledhë Kuvendin (si institucion më i lartë i shtetit), që të marrë vendimin përkatës juridiko-ligjor të cilësimit të rastit të theksuar.
Gabimi i vetëm i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi është se, ai nuk e ndërpreu seancën në momentin, kur u shkel Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës nga ana e destruksionit, obstruksionit dhe e presionit të bërë të Hashim Thaçit dhe të deputetëve të “ushtarëve” të tij të PDK-së. Nuk ka asnjë dyshim se, Hashim Thaçi dhe Hajredin Kuçi janë fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë pse u shkel Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës, me rastin e votimit të Behxhet Pacolit për postin e presidentit.
Mirëpo, megjithëkëtë, Dr. Jakup Krasniqi në mënyrë të ndërgjegjshme dhe sipas detyrës, botërisht, para deputetëve, mysafirëve diplomatë ndërkombëtar dhe masmediave vendore dhe ndërkombëtare, deklaroi shkeljen e Kushtetutës dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, si rrejdhojë e kërkesës së pauzës së kërkuar të deputetëve të PDK-së me në krye Hashim Thaçi dhe Hajredin Kuçi, me ç’rast qe i detyruar të ndërpriste procedurën e votimit, pas raundit të dytë, ku të pranishimit nuk e votuan Behxhet Pacollin për president të Kosovës.
Pauza e trysnisë--praktikë e “demokracive” dekretuese totalitare
Siç pohon kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, “Neni 70 pika 1 e Kushtetutës së Kosovës, tregon që deputeti duhet të jetë i lirë për të votuar dhe ndërprerja apo pauza në një mënyrë sikur nuk ia lë këtë liri(aludon në pauzën e krijuar absurde të kërkuar nga grupi parëamentar i PDK-së – mh) Unë mendoj se zgjedhja e lirë e deputetëve ka qenë hera e parë dhe e dytë dhe në herën e tretë zgjedhja e lirë është eliminuar. Të gjitha janë të precizuara edhe me rregulloren e punës së Kuvendit për mënyrën se si kërkohet pauza.” (
Megjithëkëtë këtë interpretim shpejgues se, është thyerë Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit nga ata që kanë kërkuar pauzën (Hashim Thaçi dhe Hajredin Kuçi), Jakup Krasniqi e ka pasur për detyrë që ta ndërprente seancën, në përputhje me mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, si duket ka qenë i pafuqishëm që të ndërmirrte një hap të tillë, për shkak të presionit të tejskajashëm politik të kryeliderit të tij, Hashim Thaçi dhe Hajredin Kuçi, të cilët gjatë pauzës ( para se të fillonte raundi i tretë i votimit të Behxhet Pacollit për president), ia arritën që t’i bindin deputetët e PDK-së, ta votonin për president Behxhet Pacollin, me përjashtim të Jakup Krasniqit dhe të Fatmir Limajt, të cilët, pohuan botërisht përpara masmediave se kishin votuar kundër Behxhet Pacollit.
Pse Hashim Thaçi dhe Hajredin Kuçi së bashku me deputetët e tjerë të PDK-së, e thyen Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës, ishte interesi i kompromisit të keq politik me kryeliderin e AKR-së, Behxhet Pacolli, që ai me çdo kusht të bëhej president i Kosovës, si dhe Hashim Thaçi të ruante postin e kryeministrit të qeverisë së Kosovës.
Sekretari i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se: “Kemi shenja të totalitarizmit në PDK”!
Derisa paska “shenja totalitarizmi në PDK”, ashtu siç ka deklaruar Jakup Krasniqi për zeri.ino/24/02/2011, atëherë, fare nuk është e befasuar, as e çuditshme, pse Hashim Thaçi dhe Hajredin Kuçi kanë ushtruar presion ndaj deputetëve të PDK-së në seancën e jashtëzakosnhme të Kuvendit të Kosovës, të bërë më 22 shkurt 2011, me ç’rast, ata, në mënyrë antikishtetuese dhe antiligjore, e zgjodhën president të Kosovës, Behxhet Pacollin.
Se në çfarë shkalle, është “demokracia në veprim” e manipulimeve politike brenda radhave të PDK-së, Jakup Krasniqi , thotë: “PDK-në e cilëson si parti jodemokratike. Kemi shenja të totalitarizmit në PDK, por edhe në partitë tjera. Në PDK ka pasur një ngufatje të demokracisë, ngufatje të debatit”, ka shtuar ai. Kjo ngufatje sipas tij, ka mundësuar imponimin që të ketë një kandidat për president, kur ai kandidat Krasniqi ka thënë se nuk ka mbështetje.”(Po aty, //zeri.ino/24/02/2011).
Sipas këtij vlerësimi, rezulton se, derisa në PDK nuk ka demokraci dhe liri veprimi, atëherë si mund të ketë zbatim të ligjit dhe të demorkacisë në kuadrin e institucioneve më të larta shtetërore, siç janë qeveria dhe kuvendi i Kosovës, kur këto institucione drejtohen nga vetë Hashim Thaçi dhe nga zëvendëskryeministrat, ministrat dhe drejtorët e tij në të gjitha strukturat shtetërore?
Ky qenka edhe një problem më shumë dhe, tejet serioz për zbatimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit dhe të Kushtetutës në Kosovë. Shqiptarëve në Kosovë nuk u nevojitën diktatorë të formatit të Stalinit, të Pol Potit, të Kimil Sungut, të Gadafit etj., por politikanë dhe udhëheqës vizionarë demokratë dhe patriotë shqiptarë, që mbi të gjitha, dhe para së gjithashën mbrojnë me çdo kusht(në mënyrë ligjore, kushtetuese dhe demokratike) intertesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës.
Se çfarë kursi të dëmshëm politik dhe shtetëror ka zgjedhur kryeminsitri aktual i qeverisë së Kosovës, Hashim Tahçi, mjafton të citojmë edhe këtë konstatim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi: ““Kryetari i partisë thoshte se nuk do të jenë në listë për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk votojnë për Pacollin. Unë nuk do t’i kisha thënë kërcënim, por kërkesë për t’i mbështetur”, ka thënë më tej ai. Sipas tij, njerëzit nuk do të duhej të frikësoheshin”(Po aty, //zeri.ino/24/02/2011).
Sipas kësaj, çfarë ka deklaruar sekretari i PDK-së dhe kryetari Kuvendit të Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi, Kosovën e presin ditë shumë të vështira në zbatimin e ligjeve , të demokracisë dhe të Kushtetutës së saj ngase janë të kërcënuara nga politika privatizuese, dekretuese, totalitariste dhe personalizuese e kryeministrit Hashim Thaçi dhe e mbështetësve të
tij si në PDK, ashtu edhe në pushtetin shtetëror. Mirëpo, si Hashim Thaçi, ashtu edhe të gjithë partizanët e tij, duhet ta kenë të dijtur se, në rrethanat e sotme politike në të cilat ndodhet Kosova, politika e diktatit dhe e ultimatumeve me përmbajtje totalitariste dhe despotike, e kanë jetën e shkurtër, sepse nuk kanë asgjë të përbashkët me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, as me standardet e demokracive evro-perëndimore.
Jo vetëm Hashim Thaçi, por të gjithë shqiptarët, duhet të jenë dijeni se, ideologjia dhe praktika totalitariste, është e kobshme jo vetëm për Kosovën, por për gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike.
Fundja, as Amerika, as NATO-ja e as Bashkimi Evropian nuk do ta përkrahin asnjë qeveri dhe asnjë politikë me bagazh ideologjiko-politik të sistemeve të perënduara totalitare dhe të ashtuquajtura socialiste të ish-kampit socialist-komunist të Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës (1955).