| E enjte, 24.02.2011, 07:31 PM |
Shoqata e të Burgosurve Politikë, Dega në Besianë nëpërmes të një komunikate për medie të nënshkruar nga kryetari Afrim Fusha adreson një varg akuzash në drejtim të udhëheqësve kosovar për ecurinë e zhvillimeve të punimeve në parlamentin e Kosovës. Në komunikatë thuhet se kjo shoqatë reagon ashpër për procedurat e shkelura rendë ne parlamentin e Republikës së Kosovës nga kreu i PDK-së Hashim Thaçi.
Ne reagojmë ashpër për cenimin e rendë qe po i behet demokracisë së brishtë të Kosovës nga një pjesë e re-vjetër te udhëheqësve tanë,me metodat e presionit te stilit komunist,qe menduam i shkeli koha. Të shkelet në ditën e parë të konstituimit te parlamentit te parë pas pavarësisë, kjo neve na trishton se çdo të bëhet më tutje.
Te gjitha këto për të emëruar një president jokonsensual dhe për ti përmbush ambiciet e një pakice Shqiptare dhe te një shumice të pakicave të Kosovës. Kjo nuk do koment.
Më tej thuhet se vërejtjet tona shkojnë edhe për opozitën e cila si duket po kënaqet se si situata po degradon dhe shkon drejt dhimbjeve të reja për ne popullin dhe jo për opozitën,ose sa ma keq për ata aq ma mirë për ne apo siç duket maksima e tyre :(për inat te vjehrrës-me vdektë djali),për inat te Thaçit –të pësoi Kosova.... Jo zotëri , ne mendojmë se të zgjedhurit tanë ku do qofshin janë të zgjedhur që duhet krye misionin e tyre për ta qua Kosovën përpara , e jo tua lënë Kosovën pakicave qe na prunë këtu ku jemi. Inatet le ti ruajnë për nderin dhe moralin e tyre, e jo ne dem të Kosovës. Prandaj ne votuesit jemi te manipuluar nga dy krahët e të zgjedhurve tanë, përjashtojë ''Vendvendosjen''. Populli ynë ketë nuk e meritoi, ai meritoi një President konsesual qe i ofron te gjithë krahët e poitikanëve tanë për të mirën e përgjithshme, andaj ne si Shoqatë e te Burgosurve Politikë dega në Besianë , qysh herët kemi përkrahë idenë e qëlluar për Demaçin si President,më të merituarin dhe më te pranueshëm për të gjithë, është i dëshmuar për pathyeshmërinë dhe dinjitetin e tij, sidomos tani kur na presin bisedime të vështira me ish pushtuesin tonë Serbinë, të përkëdhelurën e Rusisë. Edhe kjo nuk do koment,thuhet në fund të komunikatës së SHBP në Besianë.