| E marte, 22.02.2011, 07:51 PM |
A DUHET ME BA NDONJË PRAPËSI?
Kiana mbesa ime,
Sa herë shkoj për pushime,
Me thotë: ‘Xhaxhi Sami
-Ma shkruaj një poezi.’
-“Po’- i them-‘ me dëshirë’
Do ta shkruaj një vjershë të mirë!
Po ama , së pari du me ditë
Çfarë ke ba ti këto ditë?
-‘Në fundjavë kam lujtë me Elen
Me Rozën dhe me Klejën
Dje para Pallatit të Rinisë
Pashë koncertin e Pavarsësisë.’
-‘A moske ba ndonjë gabim
Në lojë apo në vrapim,
Apo ndonjë sherr tu ‘punu’
Mamit duke i ndihmu?’
-Diçka tjetër unë nuk di
Kam ndejt me mamin në shpi.
Pse , a duhet me ba ndonjë prapësi.
Për me ma shkru një poezi?
Sami ISLAMI
Londer, 19.02.2011