| E marte, 22.02.2011, 08:33 PM |
Liman Zogaj
BURGU
Nuk ka figur
në gjeometri
që ma njehë
këtë thyerje të drites.
E unë
sot e një mijë vjetë
nuk pata fest
për Diellin pa Grila.
Burgë i zi
a unë u bëra robë
a ti u bëre
vatra ime prej hekuri.
Sa e njomë më duket
Liria Ime
një lule
me vetem tri Pranevera.
NJË FËMIJË QANË
Qanë një fëmijë
për babain shizofren
per nënën kurvë
ofshanë e dënes jetimi.
Kur gardhi i oborrit
thyhet te lama
hyn e dalin langojë
edh kockat i zhagisin fushave.
Një foshnje po qanë
a thua babai është pianec
e nëna lavire
se kufiri po shklet.