Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gazi Buxheli: Relaks

| E diele, 20.02.2011, 06:44 PM |


Gazi  Buxheli

 

 

REFLEKTIM

 

E dua marrëzinë që grryen,

qoftë dhe pjellë e çmendurisë,

si kamzhik mbi arsyen,

për rikthim të mëndësisë…

 

 

RELAKS

 

Kam ecur shpesh

në rrugë të çuditëshme,

ku erërat që frynin

sillnin veç Vjeshtë,

në ecje nuk gjeta

asgjë të pritshme,

por atë që s’mendoja

se ish aq e thjeshtë….

 

…S’ish e thjeshta

ardhje befasie,

ndoshta s’ish as qëllim,

por thjeshtë

një mendim kotësie

si relaks në rrugëtim…