Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Ah, Behxhet o Behxhet

| E shtune, 19.02.2011, 08:11 PM |


AH, BEHXHET O BEHXHET

 

Hanko Halla  çka na flet ?

Kryqëzon duart me haj me dert,

Mbështet  mjekrën përmbi dorë

Dy – tri fjalë thotë  du me i fol,

Nga t’ia nisi nuk po di,

dua t’llafosi  pak me ty.

Tash na mbushen rrafsh tre vjet,

fjalë të liga the Behxhet.

Për gazetën “Veçernji list”

ke pas fol pa turp e frikë !

Fjalëve  hiq s’u bëre leqe

« Serbia është nënë e keqe",

Gurë as qiell në këtë vend,

kurrë Serbinë s'e paten nënë.

Po çka t’shtyri  nipi i Lokes

t’i lëndosh  plagët  tokës,

Varrit , lumit edhe malit,

në dej ke gjak shqiptarit...

Mos trazo valët e detit,

Të na bëhesh kryetar shtetit.

 

Jusuf Zenunaj, më 18 shkurt 2011