Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Beqir Cikaqi: Theranda festoi përvjetorin e pavarësisë

| E shtune, 19.02.2011, 08:59 PM |


 

THERANDA FESTOI PERVJETORIN E PAVARËSISË

 

Nga Beqir Cikaqi

 

Për nder 17 Shkurtit, trevjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në komunën e Therandës, nën patrionatin e kryetarit të komunës z. Blerim Kuqi u organizua manifestim dinjitoz, për këtë datë të rëndësishme  kombëtare. Ishin paraparë turne në sporte të ndryshme, si streetball, ping pong, volejboll dhe futboll të vogël. Në të gjitha këto diciplina pjesëmarrja ishte masive, ku finalet e të cilave përfunduan me 16 shkurt, e më të mirët u shpërblyn me kupa,medalione, diploma  e mirënjohje .

Theranda  me 17 shkurt  kishte një festë të vërtet. Dita zbardhi e stolisur me flamuj  kombëtar e shtetëror, me pankarta e balona shumë ngjyrëshe ,ku dominonte  ngjyra e flamurit kombëtar shqiptar dhe shtetëror të Kosovës . Karakteristik tjetër ishte bina qendrore e ngritur në mes te Therandës, si dhe tenda  e ngritur ekstra për pjekjen e mishit në qender të qytetit. Përgjat rrugës Brigada 123, kishte edhe shume pika shitëse , me ushqime special, simbole kombëtare, shtetërore, simbole të UÇK-së, të Komandatit Legjendar Adem Jashari, portrete të dëshmorëve, etj.Gjithashtu vëreheshin edhe flamuj amerikan e aty këtu  evropian.

Programi kryesor u mbajt me daten 17 shkurt, duke filluar qysh në oret e paradites, me vendosjen e kurorave për dëshmorët dhe viktimat e luftës, në varrezat e dëshmorëve, ku printe delegacioni i komunës së Therandës, me në krye kryetarin z.Blerim Kuqi.

Akademia solemne u mbajt në shtepinë e kulturës “Ukë Bytyqi” që ishte e stermbushur, ku mernin pjesë drejtues të komunës, familjarët e dëshmorëve dhe viktimave të luftës, deputet të parlamenit të Republikës së Kosovës të dalur nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, musafir nga KFOR i austriak, dhe shumë qytetar nga mbar komuna e Therandës.Në këtë akademi u intonuan dy hymnet ai shtetëror i Kosoves, dhe himni  kombëtar . U mbajt një minut heshtje për të gjith të rënët. Përveq  kryetarit Blerim Kuqi, të pranishmëve iu drejtua edhe Ali Buzhala, nga veteranet e UÇK-së. Ndërsa me pika të zgjedhura u paraqiten: grupi artistik THERANDA, dueti Violeta Gashi e Mirjeta Elshani, rapsodi Beqir Gashi, si dhe grupi i i artisteve “Elena Gjika” me recitalin për pavarësi të pregaditur nga profesori Ramadan Shala.

 Pas akademisë solemne, në palstren e sporteve  u mbajt një koncert i grupeve artistike të QR dhe shkollave fillore, ku në përfundim u bë ndarja e tortës së madhe.

Koncerti fesiv me pjesëmarje të këngëtarëve dhe SHKA-ve të Komunës së Therandës u mbajt në qendër të qytetit te Bina Qendrore, ku zgjati deri në orët e mbrëmjes.U këndua për lirin e Kosovës, për dëshmorët,  valle artistike, muzik populore por nuk mungoi as roku për adhuruesiti e këtijë zhanri. Gjatë tërë ditës nuk munguan edhe daullet, zurlat e tupanat, ku në valla shoqëroheshin i madh e i vogël të të dy gjinive. Për shkak të pjesëmarrjes së madhe te qytetareve rruga krysore ishte e mbyllur për trafik gjat tërë ditës.

 Në orët e para të mbrëmjes u  u organizua mbrëmje artistike, ku u bë shpalja e rezultateve të konkursit letrar si dhe një ekspozit në Qendren e Rinisë.Rezultatet e konkursit letrar i shpalli kkrijuesi e shkrimtari nga Kukësi Bedri Palushi. Fituesit i lexuan punimet e tyre, ndërsa në fund të kësaj mbrëmje artistike u organizua koktej rasti. Me këtë u përmbyll aktiviteti i paraparë, ndërsa festa me sirenat e makinave të stalisur kryesisht me flamuj zgjati deri në orët e vona.

   Theranda, në mënyr dinjioze e shënoji përvjetorin e tretë Pavarsisë së Rpublikës së Kosovës, merit për këtë kan të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrsit, por një merit të veqant ka kryetari i komunës z.Blerim Kuqi.

                                                                                                                                 

17 shkurt 2011. Therandë