Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Beteja e Trafalgar Square - përgjaken shqiptarët nga shqiptarët

| E premte, 18.02.2011, 07:58 PM |


Londër, 17/02/2011  – Fatmirësisht nuk ka të vdekur. Policia arrestoi 19 të rinj shqiptarë pas rrahjes masive në qendër të Londrës. Sipas burimeve, përleshja ka zgjatur 90 minuta dhe kanë përfunduar në sipital tre të rinj, një 18-vjeçar dhe dy 19-vjeçarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri nga 19-vjeçarët është goditur katër herë me thikë. Në mesin e të ndaluarve është edhe një 13-vjeçar.

Të rinjët shqiptarë kanë zgjedhur 3 -  vjetorin e Pavarësisë së Kosovës për të luftuar kundër njëri - tjetrit. Keq dhe turp.

Grupet rivale jetojnë në Veri të Londrës, por kanë zgjedhur qendrën për dëmtimin e vetvetes dhe imazhit të shqiptarëve në botë.

 

 

Përgatiti për ZSH: Dea - Fotot: Evening Standard