| E enjte, 17.02.2011, 08:57 PM |
Dhimbje dhe mall
(Emocione nga vizita ime e pare ne Kosove)
Sot bulevardi i rinise sime tiranase
me rruget e tua Prishtine u shkri e u be nje
E tronditur ne mes pranveres se dubluar,
shpirti mall e lot mbi faqe per ty derdhte.
Nje molle ndahet ne mes per dashuri, nje pjeshke po ashtu,
por nje atdhe per dashuri nuk ndahet ne mes, kurrsesi!
Damaret e gjakut na i prene vellezer,
damaret e jetes ne fasha mbeshtjelle i kemi mbajtur,
gjaku te mos na ike, te mos na prishet,
te fiket te mos na bjere, ne toke te mos biem
dhe ne gjunje kurre, Jo!
S'e ndjeva mungesen tende ne Prishtine,
çfarë ndjeva ishte Dhimbje dhe Mall...
Albana Lifschin
Prishtine, Maj 2001